Pas zjarrit përmbytet nga shiu, Biblioteka Kombëtare shpall gjendjen e emergjencës

Pas zjarrit përmbytet nga shiu, Biblioteka Kombëtare shpall gjendjen e emergjencës

Materialet e dëmtuara nga shiu në Bibliotekën Kombëtare

Biblioteka Kombëtare ka shpallur gjendjen e emergjencës, pasi nga shiu që ka rënë në datë 23 qershor, para dy ditëve janë dëmtuar rreth 12 mijë botime, libra dhe materiale të tjera. Biblioteka Kombëtare thekson se nuk janë prekur mjediset ku ruhet fondi i vlerave të rralla dhe Arkivi i librit e i periodikut shqip.

Biblioteka Kombëtare njofton se në orët e para të datës 23 qershor 2018, mbas reshjeve të vrullshme të shiut, është konstatuar prani uji në një nga sallat e saj në katet e nëndheshme të hapësirave depozituese të koleksioneve bibliotekare (libra, revista, gazeta), duke dëmtuar/lagur materialet bibliotekare të sistemuara në nivelet e ulta të sallës. Institucioni shpalli gjendjen e emergjencës për trajtimin e materialeve bibliotekare të lagura ose pjesërisht të lagura me qëllim tharjen dhe restaurimin e tyre të plotë.

Biblioteka Kombëtare thekson se nuk janë prekur mjediset ku ruhet fondi i Vlerave të rralla dhe Arkivi i librit e i periodikut shqip. Nga të dhënat paraprake, numri i njësive bibliotekare me gjurmë lagështire rezultoi rreth 12 mijë. Gjatë punës së deritanishme janë tharë plotësisht rreth 70% e tyre. Vijon puna intensive për tharjen e plotë të pjesës së mbetur.

Mbizotërojnë tekstet mësimore dhe botime të 15 viteve të fundit, të cilat për shkak të mungesës së theksuar të hapësirave depozituese nuk kanë mundur të ruhen sipas standardeve tekniko-profesionale. Në  funksion të  kësaj emergjence dhe në  respektim të  protokolleve profesionale, njoftojmë  se Biblioteka Kombëtare do të  qëndrojë  e mbyllur nga data 25 deri 30 qershor.

Biblioteka Kombëtare

Kujtojmë që në datë 15 mars 2017, Biblioteka Kombëtare u përfshi nga flakët, zjarri ra në katin e nëndheshëm, ndërsa u dëmtuan disa materiale, ndërsa para dy ditësh e njëjta hapësirë u përmbyt nga reshjet e shiut.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • DELJA: 25/06/2018 20:31

    Pasi ( I vodhen)ndezen zjarrin.PASI BENE LLOGARITE DHE KISHIN MBETUR EDHE CA LIBRA TE SHTRENJTA E MBYTEN BIBLIOTEKEN .( PO JO ZHGARRAVINAT E RAMES).QEVERI SHKERDHATASH ,BIJ K***SH , TEPAMESHIRSHEM , ...ASKUSH nu I do to KETE ne krye .KOMUNIZEM MAFIOZ .

    Përgjigju
  • Demir: 25/06/2018 19:18

    Turp.

    Përgjigju
  • mithat frasheri: 25/06/2018 18:28

    ka ardhur koha te shembet biblioteka dhe te ndertohet ne periferi

    Përgjigju
  • Ops: 25/06/2018 16:53

    Normale sepse sheshi u be sa per sy e faqe 0 punime ne nentoke per kanalizime , keto rilandasit e din qe uj hecen perpjete se jane mesuar me parat e drroges duke perdorur pompa gallat e madhe

    Përgjigju
  • Anonim: 25/06/2018 14:48

    Nuk ka hapsira per te depozituar librat? Duhet te ndertohet nje Biblioteke e re Kombetare. Mjaft vodhet mor pisa mendoni per popullin, per trashegimine e tij kulturore, per brezat qe do te vijne.

    Përgjigju
    • Troc: 25/06/2018 15:11

      Madje nje Biblioteke me Kulle si ka dale moda :(

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Duhet të jeni të vendosur...çfarë thonë yjet për ju sot

Duhet të jeni të vendosur...çfarë thonë yjet për ju sot