Janë të shumtë vizitorët këtë të mërkurë, ditën e parë të Panairit të 25-të Librit dhe të të gjitha moshave. Reflektorët në 97 stendat në Pallatin e Kongreseve bien kryesisht mbi personazhet, politikë, njerëz të librit, apo të tjerë që katapultohen nga fama në letërsi... Uljet variojnë, nga 10 për qind, disa tituj me çmime të përgjysmuara, e më të pakta librat që i gjen me zbritje më të larta çmimesh. Për pensionistë, si ish-punonjësi i Bibliotekës Kombëtare, Dhimitër Myzeqari, që janë të dashuruar pas leximit, ky është një moment i veçantë.
“Dashuria për librin do të mbetet sa të jem gjallë e të kem mundësi për të lexuar, por unë mbështetem tek dy gjëra në këtë Panair. E para është vlera e librit dhe e dyta dhe çmimi, se unë jam pensionist. Sot përzgjodha një libër të Leon Tolstoit, “Qorrfermanin” e Kadaresë, dhe disa autorë nobel”, thotë ai.
Profesionet si mësues e bibliotekar fillimisht në Berat e më pas 12 vjet në Tiranë, kanë bërë që të jetë sqimatar në përzgjedhjen e titujve. E ndjen trishtim, sa herë kujton kur në vitet 2000 në Bibliotekën Kombëtare, radha ishte e gjatë, ndërsa sot, librat kërkohen më rrallë.
“Mbase do nxitohem, por në kohën që unë isha atje, dhe drejtohej nga Aurel Plasari, interesi sidomos i brezit të ri për librin, ishte goxha i madh. Më vjen keq tani kur shkoj të marrë ndonjë gjë, dhe shikoj që gjendja është ‘si të ketë rënë bomba’”, thotë ish-punonjësi i Bibliotekës.
Vetë është munduar ta trashëgojë tek dy fëmijët që jetojnë jashtë vendit kulturën e leximit, ndonëse ritmet e jetës siç thotë janë përshpejtuar.
Nga titujt që ka blerë, e ka të qartë nga do ta nisë sot leximin, në pritje të takimit me autorin e tij të preferuar.
“Po e nis leximin sot nga ‘Qorrfermani’, Kadaresë së madh. Ndrinte Pavioni i “Onufrit” kur ishte aty Kadare, dhe firmoste librin... Një madhështi më vete! Unë pyeta sot, e më thanë do vij, dhe më erdhi mirë, se mosha bën të vetën po ai mbetet magjistar i fjalës shqipe”, shton më tej.
A.D/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Veriu i Kosovës, a duhet që Kurti të pranojë kërkesat e SHBA-BE?
-
PO
71.3%
-
JO
22.5%
-
NUK E DI
6.3%
Vota total: 1360
Lajme të tjera
-
Panairi i Torinos/ Ermal Meta krenar për Shqipërinë: I kam borxh, më inspiroi për këngët më të bukura! Kadare: Ne, populli i vjetër me të ardhmen me BE
19 Maj, 16:36
-
Salloni i Librit në Torino, Shqipëria 5 ditë si vend mysafir! Nis në 18 maj me Ermal Metën, të ftuar nga Vorpsi tek Ypi, ministrja: Patjetër dhe Kadare
13 Maj, 15:38
-
Kur libri ‘troket në derë’, biblioteka shëtitëse prek realitete të largëta gjatë Panairit në Korçë! Stendat plot në Qytezën e Fëmijëve, shkrimtari: Si prind u befasova!
29 Prill, 15:27
-
DEBAT/ Shkrimi për Ismail Kadare, e bija: E ka publikuar pa miratimin e tij! I përgjigjet Ben Blushi: E pavërtetë! Ia dërgova dhe e pëlqeu tekstin
1 Shkurt, 19:23
-
Si u festua 87-vjetori i Kadaresë, flasin Helena dhe Ismaili! Shkrimtari kujton datëlindjet në Moskë e tregon mendimet që e brejnë: Një gjë të ndjek hap pas hapi!
29 Janar, 11:30
-
Mero Baze: Debatet tinëzare mbi Kadarenë si qytetar
28 Janar, 20:18
-
Ismail Kadare feston sot ditëlindjen, rikthehet në ish-shtëpinë e tij, duke parë fotot e fëmijërisë! Politikanët ‘kartolina’ me urime
28 Janar, 11:05
-
Nga mesazhi i Kadaresë te fjala e ish-presidentit Moisiu, kujtohet në 'Opera' Holokausti e 'Besa e përjetshme' e shqiptarëve ndaj hebrenjve. Yehiel Hilik Bar: Mirënjohje!
26 Janar, 22:40
-
'Karrigia' e shtëpisë së Roland Tashos, që u firmos nga 43 shkrimtarë...çka ndodhi në ’98-ën, rrëfimi i Helena Kadaresë për ‘sekretet’ pas fotove
26 Dhjetor 2022, 20:53
-
Roland Tasho dhe karrigia që firmosën 43 shkrimtarë! Çifti Kadare, lanë firmat të parët në ’98-ën, flet Helena! Ahmeti dhe Aliçka: Si i kujtojmë shkrepjet
19 Dhjetor 2022, 16:05
-
1500 tituj të rinj librash, edicioni i 9-të i panairit në Fier, organizatorja: Shpresojmë të ndërgjegjësojmë të rinjtë të lexojnë
16 Dhjetor 2022, 16:51
-
70-vjetori i Visar Zhitit, mbi gjysmë shekulli krijimtari në Bibliotekën Kombëtare, miqtë rrëfejnë poetin: Nga poezia e parë te arrestimi, na mësoi si jetohet dhimbja
5 Dhjetor 2022, 18:13