Varësi ndaj alkoolit dhe seksit, ish-ylli i 'Spice Girls' përfundon në qendër rehabilitimi

Varësi ndaj alkoolit dhe seksit, ish-ylli i 'Spice Girls' përfundon në qendër rehabilitimi

Këngëtarja Mel B

Këngëtarja 43-vjeçare i është drejtuar qendrës së rehabilitimit. Mel B do të kurohet për pasojat e stresit post-traumatik dhe do të hyjë në rehabilitim muajin e ardhshëm.

Sipas “The Sun” divorci nga bashkëshorti i saj Stephen Belafonte nuk ishte në favor të Mel B, dhe ky ishte arsyeja që këngëtarja përfundoi në qendër rehabilitimi.

"Ajo duhet t’i paguajë ish-bashkëshortit 20 mijë dollarë në muaj si detyrim përkujdeset edhe për vajzën e tyre Madison. Beteja ligjore me shumë shpenzime dhe shumë borxhe të papaguara lanë pasoja te këngëtarja. Gjatë kësaj periudhe, Mel B ka filluar të pijë shumë dhe ka pasur një jetë të shfrenuar në dhomën e gjumit, duke bërë seks dhe me tre burra brenda ditës,"- shkruan "The Sun".

 “Në radhë të parë e bëj për fëmijët e mi, pastaj për veten time. Pi për të mbytur dhembjen. Është thjesht një mënyrë për të maskuar atë që ndodh realisht. Ndonjëherë është shumë e vështirë të përballosh të gjitha emocionet, por problemi nuk ka qenë asnjëherë alkooli apo seksi, problemi qëndron pas tyre,”- është shprehur këngëtarja.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)