Vau Dejës, gjendet i vetëvaruar në banesë 47-vjeçari, familjarët: Shkak dhuna e policisë

Një rast vetëvrasje është kthyer në akuza për Policinë e Shtetit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Barbullush të Vaut Dejës ku një 47-vjeçar është raportuar se është vetëvarur në shtëpinë e tij. Sipas familjarëve shkak për këtë është bërë dhuna e vazhdueshme e Policisë së Shtetit e cila ka vijuar prej tre ditësh ndaj familjarit të tyre, Ardian Kallami, 47-vjeç.

Sipas familjarëve të viktimës, policia e ka shoqëruar të shtunën Ardianin pasi dyshohej se kishte grabitur shtëpinë e fqinjit të tij. Gjatë kohës që është marrë në pyetje, 47-vjeçari është dhunuar nga policia, ndërkohë që edhe paraditen e kësaj të hëne ai është shoqëruar në polici për t'u marrë në pyetje, por sërish familjarët thonë se Ardian Kallami iu ka thënë familjarëve se është rrahur nga policia. 

Zef Kallami, i vëllai i Ardianit thotë se ai ishte dhunuar nga policia, madje sipas tij vetë njëri prej tyre ka pranuar se e kishte goditur në fyt. Madje, familjarët hedhin edhe hije dyshimi sa i takon deklarimit në polici të viktimës ku pranon grabitjen. Sipas vëllait të tij, Ardiani nuk dinte as shkrim dhe as këndim.

Të shtunën në mbrëmje kanë ardhur dhe e kanë marrë. E kanë çuar brenda dhe e kanë mbajtur deri në orën 3 të mëngjesit. I çova një cigare dhe e pyeta a e ke bërë vërtetë këtë gjë, pra grabitjen, më tha jo, nuk e kam bërë unë. I kam thënë duro atëherë se do lirohesh. Më tha pastaj që, ky shefi, Frederik e quajnë, më ka dhënë një goditje në fyt, ai po më rrënon, tha. Kur kam ardhur të nesërmen paradite, kam komunikuar me të, i kishin dhënë një copë letër për të firmosur, se ky nuk di as shkrim dhe as këndim, veç ç'a ka shkruar vetë ai shefi. Duam drejtësi! Jemi në dorë të zotit, sepse shteti e mbyti. Më ka thënë që të shtunën në darkë që është goditur në fyt. 

Zef Kallami, vëllai i viktimës

Ndërkohë rreth orës 14:00 të kësaj të hëne ai është gjetur i vetëvaruar në shtëpinë e tij në Vaun e Dejës. Vetëvarja e tij sipas familjarëve është efekti i dhunës së policisë e cila e çoi në vëtëflijim e 47-vjeçarit. Ata kërkojnë që ngjarja të hetohet dhe të dalin para ligjit personat që çuan Ardian Kallamin drejt aktit të vetëflijimit. 

Njoftimi i Policisë: 

“Vau i Dejës, Shkoder

Informacion Paraprak

Me datë 28.05.2018 ora 13.45, jemi njoftuar se në fshatin Barbullush, Bashkia Vau Dejës në banesë, është gjetur nga familjarët e tij i vetëvarur, shtetasi A. K. 47 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhemoli: 29/05/2018 15:43

    Policet jane punetore bejne ate qe I thote eprori problemi eshte xhafaj qe po aplikon metoda dhune si ne kohen e enverit eshte fajtori Xhafaj duhet te largohet

    Përgjigju
  • Bardhok Plani: 28/05/2018 22:46

    Normal qedo nodhin keto gjana derisa Komisariatin e Vau Dejes e drejton Pavlin Cupi, ish shefi i SHKB ne kohen e PeDe-se.. Keto veprime i bajne me diskretitu figuren e policise se shtetit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

OKB: Lufta ka shkaktuar 37 milionë ton mbeturina në Gaza, duhen 14 vite për t’i pastruar

OKB: Lufta ka shkaktuar 37 milionë ton mbeturina në Gaza, duhen 14 vite për t’i pastruar