POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Vazquez nuk përmbahet ndaj Modric: Më jep një dreq topi kroat i mu*it (VIDEO)

Lucas Vazquez dhe Luca Modric kanë krijuar idenë se të Real Madrid gjërat nuk po shkojnë aspak mirë pavarësisht ndërrimit të trajnerëve. Gjithsesi gjithçka ka qenë një keqkuptim pasi futbollistët duket se janë më në paqe se kurrë më njeri-tjetrin. Real Madrid të shtunën siguroi Botërorin e 4 për klube në histori dhe të tretin radhazi pasi mundi në finale 4-1 skuadrën e Al Ain. Në fundin e ndeshjes kamerat kanë kapur një moment interesant mes dy futbollistëve “galaktik” Lucas Vazques dhe Luca Modric.

Spanjolli pasi përqafoi kapitenin Sergio Ramos kapi nga bluzja me inat mesfushorin kroat të shpallur së fundmi fitues të “Topit të Artë”. Në fillim u duk sikur kishte një mosmarrëveshje mes futbollistëve, por pak sekonda më pas gjithçka u bë e qartë. Vazques filloj të qeshë dhe iu drejtuar Modric-it duke I thënë: “Më jep një dreq topi kroat i m***t’. Si duket, pavarësisht shakasë Vazques ka prentuar që të merrte me shumë topa nga Modric gjatë ndeshjes.

d.ba./r.k.
Komento