Velipojë/ Manastirliu viziton qendrën shëndetësore verore: Morën shërbim mjekësor mbi 13 mijë pushues

Pas shumë kohësh në harresë, është rijetësuar shtëpia e pushimit në Velipojë, ku do të kalojnë pushimet fëmijët që jetojnë në institucionet e përkujdesit social në vend. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu vizitoi shtëpinë e pushimit në Velipojë, ku aktualisht po kalojnë pushimet 30 fëmië të Shtëpisë së Fëmijëve të Shkodrës.

Pushimet patjetër që identifikohen me fëmijët dhe nuk ka se si të bëjnë përjashtim fëmijët e institucioneve tona të përkujdesit. Pas fëmijëve të Shtëpisë së Fëmijëve të Shkodrës, në këtë qendër do të vijnë me 1 Gusht fëmijët e ‘Zyber Hallullit’ dhe me rradhë, të gjithë fëmijët e institucioneve publike të përkujdesit për fëmijët pa përkrahje prindërore, do të mund të kalojnë pushimet në këtë institucion të shtetit, për të gëzuar në këto ditë vere, si të gjithë fëmijët e tjerë.

Ogerta Manastirliu


Ministrja Ogerta Manastirliu në Velipojë në qendrën e pushimit për fëmijët në nevojë

Sipas Ministres, do të sigurohet që të ketë pushime verore për secilin prej 194 fëmijëve të Shtëpive të Fëmijëve në të gjithë Shqipërinë. Gjatë vizitës në Velipojë, Manastirliu u ndal edhe në qendrën shëndetësore verore të hapur 24 orë në 7 ditë të javës në qendër të Velipojës, në shërbim të pushuesve të shumtë që frekuentojnë këtë plazh. Ministrja theksoi se Velipoja ka numrin më të madh të shërbimeve mjekësore të ofruara për pushuesit.

Vetëm në Velipojë 1220 persona kanë marrë shërbime mjekësore gjatë kësaj periudhe të sezonit turistik. Në të gjithë vendin janë mbi 13 mijë pushues që kanë marrë ndihmën e parë në 26 qendrat shëndetësore verore të hapura në zonat më të frekuentuara turistike.

 Ogerta Manastirliu

Duke përgëzuar punën e deritanishme të stafit mjekësor, Manastirliu u shpreh se autoambulancat e stacionuara në 17 zonat më të frekuentuara turistike, me mjetet jetëshpëtuese me të cilat janë pajisur, kanë qenë po ashtu vendimtare në të paktën 211 raste të shpëtimit të jetës në zonat turistike në të gjithë vendin.


Ministrja Ogerta Manastirliu në Qendrën Shëndetësore në Velipojë 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e OSBE takon Metën, nuk e kursen për sulmet ndaj SPAK: Gjyqësori nuk merr urdhra nga askush

Kryetarja e OSBE takon Metën, nuk e kursen për sulmet ndaj SPAK: Gjyqësori nuk merr urdhra nga askush