Vetëvritet avokati i njohur, shpjegon arsyen e fortë në letër, do përloteni

Vetëvritet avokati i njohur, shpjegon arsyen e fortë në letër, do përloteni

Avokati i mirënjohur amerikan, David Buckel, i ka dhënë fund jetës së tij në mënyrë tragjike. Avokati 60-vjeçar është gjetur i pajetë në një park në Nju Jork, pasi ka djegur veten. Mediat ndërkombëtare raportojnë se avokati ka ndërmarrë këtë akt të rëndë vetëflijimi në shenjë proteste kundër ndryshimeve klimatike.

Para se të kryente vetëvrasjen, Buckel ka lënë një letër, në të cilën ka sqaruar arsyen e aktit vetëflijues. Ai ka sqaruar në letër se po djeg veten duke përdorur karburante, për të simbolizuar dëmin që po i bëjnë njerëzit botës. Avokati ka shkruar se shumë persona marrin ajër të keq dhe disa prej tyre përballen me vdekje të hershme.

“Vdekja ime e hershme me karburante reflekton atë që po i bëjmë vetes”, ka shkruar ai. Buckel është njohur për punën e tij në të drejtat e komunitetit LGBT, ndërsa më vonë është angazhuar në shumë grupe për mbrojtjen e ambientit.


(Avokati David Buckel)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)