Dalin pamjet/ Ja si ndodhi aksidenti tragjik në Bolonja, shoferi nuk frenoi (VIDEO)

ITALI - Shpërthimi i autocisternës në një autostradë në Bolonja mesditën e kësaj të hëne, shkaktoi tre të vdekur dhe 67 të tjerë u plagosën.

Në pamjet e publikuara nga policia italiane duket momenti kur autoboti i ngarkuar me lëndë djegëse, nuk frenon por godet nga pas një kamion dhe më pas përfshihet nga flakët. Autostrada ka pasur trafik të rënduar dhe për rrjedhojë automjetet përpara kishin ndaluar, përfshirë edhe kamionin.

Autocisterna vjen me shpejtësi dhe siç duket edhe nga pamjet nuk ka ngadalësuar por ka shkuar drejt kamionit, duke shkaktuar edhe aksidentin e frikshëm. Në videon disasekondëshe autocisterna shpërthen më shumë se njëherë, ndërsa shpërthimi i fundit ka një rreze prej disa metrash, duke tejkaluar të dyja anët e autostradës. Nga të plagosurit, 14 prej tyre janë në gjendje të rendë. 

Në mesin e të plagosurve janë edhe 11 karabinierë si dhe dy policë rrugorë. Ambulanca të shumta shkuan në zonë për të shpëtuar të plagosurit, ndërsa forca të shumta zjarrëfikëse futën në punë helikopterët për shuarjen e flakëve. 

Sipas mediave italiane shpërthimi ndodhi rreth orës 14:00. Shpërthimi ka shembur pjesërisht urën e autostradës në të cilën po kalonte autocisterna. Shembja e urës solli shkatërrimin e disa automjeteve të parkuara në nënkalim.

Shpërthimi ka shkaktuar edhe dëmtime te disa biznese dhe shtëpi banimi përreth autostradës. Autoritetet dhanë alarmin pas shpërthimit çka bëri që dhjetëra njerëz të evakuoheshin nga zona. Sipas dëshmitarëve, shpërthimet kanë qenë të njëpasnjëshme dhe kanë zgjatur 7-8 minuta.


Lajmi kryesor:

(VIDEO) Autocisterna me lëndë djegëse shpërthen në Bolonja, një i vdekur dhe 67 të plagosur


Ora 16:03
Autoçisterna shpërthen në autostradën e Bolonjës, një i vdekur, 55 të plagosur
  • //Shqiptarja.com
    • Sondazhi i ditës:

      Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



    ×

    Lajmi i fundit

    Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

    Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm