U bllokuan 700 Kg kanabis gati për trafikim, Report Tv siguron pamjet e drogës në Karaburun, një i arrestuar
Gjendet një sasi e madhe kanabisi në Depot Valanidhit në Karaburun të Vlorës. Policia ka arrestuar një 29 vjeçar, Benardo Nezhaj, 29 vjeç, banues në Dukat i Ri, Orikum.
Vlorë-Gjendet një sasi e madhe kanabisi në Depot Valanidhit në Karaburun të Vlorës. 700 kg kannabis janë gjetur në vendin e quajtur Depot e Valanidhit.
Droga besohet se është e braktisur ndaj është vështirë për momentin të lidhet me ndonjë grup trafikimi.
Në afërësi të drogës së hedhur janë gjetur edhe disa mushka, të cilat besohet se janë përdorur për transportimin e kanabisit.
Policia ka arrestuar një 29 vjeçar, Benardo Nezhaj, 29 vjeç, banues në Dukat i Ri, Orikum.
Report tv ka siguruar fotot e drogës që është kapur sot në Karaburun të Vlorës.
Sasia e hashashit të gjetur është çuar në anë të detit dhe është nxjerrë me mjet ujor nga policia. Dyshohet se kanabisi kishte si destinacion brigjet italiane. Aksioni policor është kryer nga Delta Force.
Njoftimi i policisë
Vlorë
Goditet një rast i trafikimit të narkotikëve. Sekuestrohen 671 kg kanabis, 200 litra benzinë, arrestohet një shtetas.
Strukturat Policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Delta Forcë kanë zhvilluar operacionin e koduar ''Karaburuni'', në të cilin kanë goditur një rast të trafikimit të lëndëve narkotike.
Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi:
Benardo Nezhaj, 29 vjeç, banues në Dukat i Ri, Orikum.
U krye arrestimi i tij pasi në Gadishullin e Karaburunit, në vendin e quajtur “Depot e Valanidhit, iu gjetën dhe sekuestruan 671 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si dhe 200 litra benzinë në 8 bidona plastik.
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti si dhe për identifikimin e kapjen e të tjerë shtetasve të përfshirë në ketë veprimtari antiligjore.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ''Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim'', parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?
-
Po
91.1%
-
Jo
4.7%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 6109
Lajme të tjera
-
Bllokohen 30.000 euro të padeklaruara në portin e Vlorës, u gjetën në kroskotin e Toyotës
6 Maj, 13:06
-
Vlorë/ Nisin Karnavalet e Nartës, festa tradicionale që vijon pas festës së Pashkëve
5 Maj, 13:02
-
VIDEO/ Përfshihet nga flakët katamarani i linjës Sarandë-Korfuz! Report Tv siguron pamjet: I shkrumbuar totalisht nga brenda
5 Maj, 13:00
-
Krujë/ Dronët e policisë e filmuan teksa mbillte kanabis në pyll, arrestohet 39-vjeçari (VIDEO)
5 Maj, 12:39
-
‘Express’: Dhërmiu, destinacioni i bukur i Evropës për vitin 2024
5 Maj, 08:44
-
Pashkët Ortodokse, besimtarët në Vlorë e Sarandë kremtojnë Ringjalljen e Krishtit
5 Maj, 08:05
-
VIDEO/ Në vigjilje të Pashkëve Ortodokse, numër i lartë besimtarësh mblidhen në sheshin e kishës së Nartës
4 Maj, 22:31
-
'Mos e prekni Shushicën, mbrohet me ligj', banorët e Lumit të Vlorës thirrje Qeverisë: Anuloni projektin e ujësjellësit të Himarës
4 Maj, 16:34
-
‘Tempulli 3’/ Shiste kokainë në Vlorë, pranga 41-vjeçarit
4 Maj, 16:21
-
Taulant Balla i tërheq vëmendjen policisë në Vlorë: Kontrolloni për kanabis, jo për riparimin e çative! Këtë vit nis vëzhgimi i territorit me dronët ‘Bayraktar’
4 Maj, 15:14
-
Lukova larg luksit dhe pranë natyrës e shijes bio, fshati ku u vu në zbatim parulla e Enver Hoxhës 't’u qepemi kodrave e maleve...'
3 Maj, 19:50
-
Rehabilitohet kanali kullues në Akërni të Vlorës, ndihmë fermerëve
3 Maj, 12:04