"Tmerri” i portofolave, arrestohet në Vlorë grabitësi nga Tirana

Foto ilustruese

Një 43-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i disa vjedhjeve në Vlorë.

Roland B. 43 vjeç është kapur dhe arrestuar për shumë vjedhje portofolash.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni policor i koduar ''Portofoli''.

Arrestohet 43 vjeçari nga Tirana, autor i disa vjedhje portofolash në Vlorë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë finalizuar operacionin e koduar ''Portofoli'', në të cilin kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të një seri vjedhje portofolash të ndodhura në qytetin e Vlorës.

U arrestua shtetasi:

Roland.B., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është autor i vjedhjeve të mëposhtme:

Më datë 30.07.2018, ka vjedhur portofolin e shtetases E.Q.

Më datë 26.06.2018, në ambientet e ambulancës i ka vjedhur portofolin shtetasit F.Sh.

Më datë 09.10.2017, në lagjen ''Osman Haxhiu'', ka vjedhur portofolin e shtetases G.D.

Më datë 02.10.2017, në lagjen ''Isa Boletini'', ka vjedhur një portofol të shtetasit A.N., dhe një tjetër të shtetasit M.B.

Më datë 15.08.2017, në lagjen Hajro Çakërri, ka vjedhur portofolin e shtetases M.B.

Më datë 31.07.2017, në urbanin e linjës Skelë-Vlorë ka vjedhur portofolin e shtetasit L.M.

Më datë 20.06.2017, në ambientet e ZVRPP Vlorë, ka vjedhur portofolin e shretasit B.Ç.

Më datë 30.05.2017, tek zyrat e ZVRPP, Vlorë ka vjedhur portofolin e shtetases B.B.

Shtetasi Roland.B., është shtetas me precedentë të mëparshëm penal në fushën e vjedhjeve.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale ''Vjedhja'', parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qoqja: 03/08/2018 14:56

    Prejani duart deri ne brryl ktyre maskarejeve se po shtohen si kerpurdhat mbas shiut .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm