POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Vlorë/ Thyen masën e arrestit, qarkullonte me armë zjarri në qytet, arrestohet 28-vjeçari

VLORË- Gjatë ditë së sotme policia ka arrestuar Tauland Manaj (Beqiraj), 28 vjeç, banues në Vlorë. Sipas burimeve policore mësohet se ky person ka thyer masën e arrestit në shtëpi dhe ka qarkulluar në qytet me armë zjarri pa leje. Personi  i lartpërmendur është kapur në lagjen ''28 Nëntori'', duke qarkulluar me automjetin tip ''Benz'', ku posedonte një armë zjarri pistoletë pa leje, dy krehëra me 25 fishekë dhe një sasi lënde narkotike kanabisi.

Po ashtu ka rezultuar se ka thyer Urdhërin e Gjykatës së Apelit Vlorë, e cila i ka caktuar masën e sigurisë ''Arrest shtëpie'', për veprën penale ''Vrasje me dashje e mbetur në tentativë'' dhe ''Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit''.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë  për veprime të mëtejshme proceduriale.

Njoftimi i plotë i policisë Vlorë

Thyen masën e arrestit në shtëpi dhe qarkullon në qytet me armë zjarri pa leje, kapet dhe arrestohet në flagrancë nga policia. Strukturat Policore të Drejtorisë Vendore Vlorë në vijim të punës dhe në zbatim të plan masave të marra për rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në qytet si dhe për kapjen e ndalimin e shtetasve të cilët kryejnë vepra penale kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Tauland Manaj (Beqiraj), 28 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi i lartpërmendur është kapur në lagjen ''28 Nëntori'', duke qarkulluar me automjetin tip ''Benz'', ku posedonte një armë zjarri pistoletë pa leje, dy krehëra me 25 fishekë dhe një sasi lënde narkotike kanabisi. Po ashtu ka rezultuar se ka thyer Urdhërin e Gjykatës së Apelit Vlorë e cila i ka caktuar masën e sigurisë ''Arrest shtëpie'', për veprën penale ''Vrasje me dashje e mbetur në tentativë'' dhe ''Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit''. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, dy krehëra me 25 fishekë dhe automjeti tip ''Benz''.

a.me.
Komento

Komente

  • Populli: 24/06/2018 05:08

    Po mir per keto kaq akusa t renda Kush ka qen ky gjykac q i ka dhen arrest shpie ca behet aty n shqiperi nuk Po meret vesh

    Përgjigju