Eksploziv 'Benz'-it në lagjen 'Çole' të Vlorës, makina shpërthen sapo drejtuesi del prej saj (VIDEO)

VLORE - Rikthehen shpërthimet me eksploziv në qytetin e Vlorës. Një automjet është hedhur në erë mëngjesin e sotëm në lagjen "24 maji" e njohur ndryshe si lagjia "Çole", ku janë regjistruar disa ngjarje të rënda kriminale ndër vite.

Makina ka qenë një "Mercedes-Benz" me targa AA 720 FD me pronar Agim Islamaj, 30 vjeç, banues në Vlorë. Automjetit i është vendosur një sasi lënde plasëse gjatë natës dhe ka shpërthyer në orën 07:30 të mëngjesit të kësaj të diele, sapo drejtuesi e kishte parkuar përpara banesës dhe kishte dalë prej saj. Fatmirësisht ai ka shpëtuar pa asnjë lëndim nga shpërthimi. 

"Shqiptarja.com" ka siguruar edhe pamjet e para nga automjeti i hedhur ne erë. Makina ka pësuar dëmtime në pjesën përpara si dhe i janë thyer edhe xhamat. Lënda plasëse i është vendosur makinës në anën e pasagjerit.


Policia ka dhënë detajet e para për ngjarjen, ndërsa ka nisur hetimet për identifikimin e autorit/ve. Pronari i automjetit është marrë në pyetje nga uniformat blu dhe dëshmia e tij pritet të hedhë dritë drejt zbardhjes së kësaj ngjarje.

Informacion paraprak

Më datë 22.07.2018, rreth orës 07:34, në lagjen ''24 Maji'', është dëmtuar pjesërisht me shpërthim mjeti tip ''Benz'' me targa AA720FD, në pronësi të shtetasit A.I., 30 vjeç, banues në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mario: 22/07/2018 16:49

    Me Shpetim aline do vini rendin ne vlore???? Trafikant e lekaxhi komisariati i vlores eshte cerdhe trafikantesh e kriminalesh te 97, me shpetim aline ne krye. I jap te drejte opozites per kete pjese.

    Përgjigju
  • Erik: 22/07/2018 14:53

    Nje pjese e mire ia vene vete bombat makinave te tyre qe ta perdorin lajmin per te fituar azil ne ndonje vend te BE-se. Me kujtohet para 3-4 muajve ne Vlore ku i biri i kishte vene flaken furgonit te te atit nje nje fshat te zones, ndersa nje tjeter makines se te emes.

    Përgjigju
  • dulla: 22/07/2018 08:49

    esht bo vlora si bagdadi. vetem bomba

    Përgjigju
  • demi: 22/07/2018 08:39

    Po te doni te lini koken shkoni ne Vlore, jane mikprites, tritol,plomba, thika, aksidente se eshte tradite qe ecin te gjith te paret, fjalori me brilant, te q.... motren, te q..... udhet etj etj. Bravo Vlora me keta hrra.

    Përgjigju
    • Fredi: 22/07/2018 11:04

      Nuk ka lidhje Vlora me keto qe thua o Demi i tredhur. Keto jane punet e krimit dhe te policise. Ke degjuar ti vihet tritol ndonje te ardhuri me pushime ne Vlore? " Jabanxhiu " ne Vlore eshte i respektuar dhe i nderuar, madje dhe ne bese dhe ne zemren e atyre qe i presin. Vlora e bukur vuan nga krimi i organizuar si cdo qytet port sot ne bote. Policia mos te angazhoje RENEA-n me ordinere per te lare hesapet e nje ish drejtori trafikant dhe nje ish ministri trafikant qe kerkon te perfitoje toka ne bregdet. Ti angazhoje ne kapjen e personave me rezikshmeri te larte qe qarkullojne lirshem nga Fieri, Lushnja, Berati, Tirana dhe normale qe nga Vlora. Fu** You dhe Va F C thote e gjithe bota.

  • roland: 22/07/2018 08:33

    jo gjate nates, sot ne 7 e 20 te mengjes ne lagjen "çole"

    Përgjigju
    • Turi: 22/07/2018 08:51

      Ik ore motër **** m**t. Shprehjen më të ndyr në bot keni o shqiptarët e mi. Turp ndjej për ju.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

CRIME STORY: Sabotimi i dytë i 21 janarit 2011, publikohen për herë të parë dokumentet e hetimit për veprimet e krerëve të policisë

CRIME STORY: Sabotimi i dytë i 21 janarit 2011, publikohen për herë të parë dokumentet e hetimit për veprimet e krerëve të policisë