Vodhën banesën e këngëtarit të njohur grek Lefteris Pantazis, arrestohen 2 shqiptarë

Vodhën banesën e këngëtarit të njohur grek Lefteris Pantazis, arrestohen 2 shqiptarë

Sendet e vjedhura nga banda e shqiptarëve

Policia greke ka vënë në pranga dy shqiptarë, të akuzuar për një sërë vjedhjesh në shtetin fqinj, përfshirë edhe banesën e këngëtarit të njohur grek Lefteris Pantazis.

Mediat shkruajnë se kanë identifikuar edhe pjesëtarin e tretë të grupit. Sipas policisë greke grupi ka përfituar 200.000 euro nga vjedhjet.

Sipas mediave greke, gjatë grabitjes në shtëpinë e Lefteris Pantazis ata kanë kërcënuar me armë shërbëtorët e shtëpisë dhe kanë mundur të grabisin sende me vlerë dhe ora të shtrenjta të këngëtarit.

Mediat thonë se dy shqiptarët u kapën mat në zonën Alimos, kur një skuadër sigurie, e cila hetonte një rast në atë zonë i pa që ata të lëviznin me dyshim. Policët u vunë në ndjekje të shqiptarëve, njëri 34 dhe tjetri 45 vjeç dhe i arrestuan brenda banesës së tyre.

Policia tha ndër të tjera se shqiptarët tentuan të arratiseshin nga dritarja e shtëpisë së tyre në momentin që kuptuan se ishin rrethuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm