Vodhi dy banesa në Librazhd, pranga 25-vjeçarit nga Tirana

Vodhi dy banesa në Librazhd, pranga 25-vjeçarit nga Tirana

Sendet e vjedhura nga autori te shtëpitë në Librazhd

LIBRAZHD- Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se është autori i vjedhjeve të dy banesave. 

Bëhet fjalë për Elton Mustën, banues në Tiranë, i cili u kap në flagrancë në makinën e tij, brenda të cilës ndodheshin edhe sendet e vjedhura.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: dy TV “Samsung”, laptop, fshesë korenti, si dhe një moto-korrse bari.

Njoftimi i plotë:

Librazhd 

Arrestohet në flagrancë një 25 vjeçar i dyshuar si autor i dy vjedhjeve të banesave.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura. 

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, me të marrë njoftimin për vjedhjen e dy banesave të shtetasve D. M., dhe Z. M., në fshatin Dorëz, Librazhd, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtyre vjedhjeve.

Në sajë të një pune të mirëorganizuar si dhe nga informacionet e marra në rrugë operative u bë e mundur ndalimi i automjetit tip "Mercedes-Benz" që drejtohej nga shtetasi Elton Musta, 25 vjeç me banim Tiranë, i cili po transportonte me automjetin e mësipërm sendet e vjedhura konkretisht: 

Dy TV “Samsung”, laptop, fshesë korenti, si dhe një moto-korrse bari etj. Sendet e mësipërme u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Elton Musta 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale të “Vjedhjes” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Qatip Osmani nxjerr blof Vllazninë: Më larguan pa dëshirën time, isha pranë titullit kampion

Qatip Osmani nxjerr blof Vllazninë: Më larguan pa dëshirën time, isha pranë titullit kampion