POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Vrasja e biznesmenit Ferracaku, Hoxha në Repolitix: Autorët u ngatërruan, ja kush ishte objektivi (FOTO+EMRI)

REPORT TV zbardh detaje të reja nga vrasja e biznesmenit Arjan Ferracaku në datë 1 shtator në periferi të Shkodrës. Mbrëmjen e sotme në emisionin Repolitix të drejtuar nga Denis Minga, gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha deklaroi se Arjan Ferracaku që mbeti viktimë nuk ishte objektivi i vërtetë i atentatit. Hoxha u shpreh se objektivi i vërtetë i autorëve ishte Asmer Bilali, boksier dhe personazh i njohur në kryeqendrën e veriut. Sipas gazetarit investigativ, autorët ngatërruan shënjestrën, pasi Ferracaku dhe Bilali ngjajnë shumë dhe kalëronin shpesh bashkë të veshur si cowboy.

Ferracaku kur u vrau ishte duke shëtitur me kalë. Gazetari Hoxha gjatë emisionit mbrëmjen e sotme në Report Tv publikoi edhe një foto ekskluzive të Ferracakut duke kalëruar. Sikur duket nga fotoja e publikuar në Repolitix, Ferracaku është veshur si caw boy dhe mendohet se ditën e atentatit ka pasur të njëjtën veshje me pjesëtarë të tjerë të grupit, pikërisht si lëvizte normalisht edhe me Bilalin. Mendohet se një ngjashmëri e tillë thuajse në gjithçka ngatërroi autorët në shënjestër.

Por në momentin e vrasjes, Ferracaku nuk ka qenë me Bilalin, por me dy persona të tjerë. Hoxha tha se autorët ishin tre, njëri ishte mbi pemë për të vrojtuar situatën, ndërsa dy të tjerët e kanë qëlluar me breshëri, pjesa më e madhe në kokë. Ai tha se autorët kur janë afruar e kanë parë që nuk ka qenë objektivi i vërtetë, prandaj edhe i kanë marrë portofolin dhe celularin, që të dukej si grabitje.

Fakte dhe detaje të reja lidhur me ngjarjen, ajo që po ndodh në Shkodër është e rëndë, tragjike. E kemi paralajmëruar, kam bërë apel, kemi ndjekur ngjarjet, që nga vrasja e ish-policit Bercana situata doli jashtë kontrollit. Vrasja e Bërcanës dhe mënyra si u bë, krijoi një situatë të rëndë. Kemi 6 të vrarë dhe 2 të zhdukur, këto janë bilanci shumë i rëndë. Asnjë nga këto ngjarje, nga ajo që ne e quajtëm lufta e Palermos, ne nuk kemi asnjë autor të zbuluar. Kjo është shumë e frikshme, kemi dy kufoma, që janë të zhdukur dhe nuk e dimë. Nga hetimet është shumë e vështirë që të kemi një rezultat pozitiv dhe raste të tjera që të kemi raste në atë lloj mënyrë dhe nuk kemi asnjë të arrestuar apo identifikuar. Nuk dimë ekzekutorët dhe çfarë ka ndodhur në këtë qytet që ka instaluar në këtë situatë.

Në gusht kemi theksuar që ekuilibrat në Shkodër janë prishur, janë shumë të vështira për t’u kontrolluar. Ngjarja e fundit ishte vrasja e Ferracakut, që nuk ka asnjë precedent. Ishte një personazh që nuk kishte asnjë ngarkesë. Sepse në Shkodër kemi të bëjmë me grupe që nuk kanë dalë sot, që kanë qenë aty në mënyrë permanente. Atje nuk ka as PS, as PD, njëri nga ata është kryetar partie, ka qenë me të majtën është me të djathtën tani.

Ata po të gjetën gardhin hyjnë brenda. Nuk ka nevojë Shkodra të bëjmë politikë me krimin. Krimi nuk luftohet me konferenca. Vrasja e Arjanit krijoi një irritim të madh për atë që ai përfaqësonte. Ishte duke bërë hipizëm në periferi të Shkodrës me dy të afërt të vet, në distancë 100-200 metra ishin turistë nga Kosova. Në momentin që Ferracaku ishte me dy të tjerët mbi kalë, vijnë breshëritë e kallashit, fillimisht ka goditur në kofshë Ferracakun dhe kalin.

Më vonë autorët janë afruar dhe kanë goditur sërish, viktima është goditur me numër të madh predhash, është goditur nga dy, kanë qenë tre persona. Janë gjetur tre vendndodhje gëzhojash. Viktima është qëlluar në distancë të afërt, me pistoletë në kokë dhe në gjoks, ka shumë ngjarje në Shkodër që janë kryer në këtë mënyrë. Zakonisht kjo bëhet për tú siguruar. Ai është goditur shumë në kokë. Ishte mbi kalë i veshur. Fakti që është goditur nga afërt, ai ka qenë i mbaruar.

Asmer Bilali është ish-kampion boksi, është emër i njohur për boksin. Dyshohet se objektivi ishte ky person. Kur janë afruar e kanë parë që nuk ka qenë ai. Prandaj edhe i kanë marrë portofolin dhe celularin, që të dukej si grabitje. Dy nga tre autorët janë të gjatë, ishin pa maska. Dëshmitarët kanë pasur frikë që të flasin.

Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha u shpreh më tej se vrasjet e fundit në Shkodër kanë lidhje me njëra tjetrën.

Vrasjet e Boran Bërcanës me bashkëjetuesen, Licit, zhdukja e nipit me dajën, Mollës e Hysës dhe ngjarja e 1 shtatorit kanë lidhje me njëra tjetrën. Pasojat janë që nuk janë goditur në kohë, unë sot mund të rendis mbi 20 vrasje në Shkodër që nuk janë zbuluar. Ngjarja nuk është gjobë në Shkodër, pasi tregu ka qenë i ndarë dhe dihet kush e kontrollon në Rus. Partia në pushtet ka përgjegjësi se nuk garanton siguri dhe paguan ata. Ka kohë që jemi në këtë fazë.

Tregu i Drales e dinte ku duhet ta çonte tarifën. Kur u kap grupi vjet në Shkodër, ne pamë se tregtarët u ankuan se po të ikin ata na kushton më shumë se kamerat që do paguanin. Nuk ka nevojë kryeministri të bëj deklarata, duhet të bëj urgjent; kush të rrijë në detyrë të shkojë atje të luftojë, duhet të vendosim; jemi me të mirën apo të keqen. Vrasjet kanë lidhje me njëra tjetrën. Ku ke të njëjtën situatë, në Elbasan. Por nuk kap dot gjë me postbllok. Rrjeti i informatorëve ka rënë.

Artan Hoxha

Duke iu referuar kontrollit të RENEA-s sot në Shkodër në dy lagjet Kiras dhe Dobraç, Hoxha tha se në momentin që nisi kontrolli në Shkodër u fikën dritat.

Sot në orën 05:00 të mëngjesit janë fikur dritat në zonat ku do të bëhej kontrolli.

Artan Hoxha

Gjithashtu gazetari i Report Tv, Artan Hoxha theksoi se janë sekuestruar më shumë se katër makina të blinduara dhe se kryesorët nuk janë kapur, por janë larguar.

Numri i mjeteve të bllokuara është më i madh se ai i deklaruar, njëri ishte më i rëndë sesa ishte kapaciteti i karrotrecit madje... Ka njerëz të dy familjeve (Bajraj dhe Lici) që janë shoqëruar, por edhe që kanë pasur lidhje shoqërore me ata. Policia ka bërë një krehje aty. Shkodra, Elbasani dhe Vlora e kanë më të agravuar situatën. Në vijim do të ketë ngjarje të tjera. Sot policia u hoqi mjetet e blinduara dhe jo armët. Kryesorët kanë lëvizur nuk  janë kapur.  Mesazhi është ‘po të duam jemi ne Zot’.

Artan Hoxha

Në dy muaj në Shkodër kanë ndodhur 6 vrasje, ndërkohë që dy persona janë shpallur të zhdukur prej mëse dy javësh. Ende asnjëra nga vrasjet e Shkodrës nuk është zbardhur nga policia.

Majtas viktima Ferracaku, djathtas Shkëlzen Brahja, pjesëtar i grupit të hipizmit, i cili s'ka lidhje me ngjarjen (Grupi organizon aktivitete ne te gjithe vendin)

Ora 22:32
Ish-deputeti Dogjani: I njoh me emra bandat në Shkodër, qyteti është në terror

Ish-drejtuesi i Policisë dhe deputet Asllan Dogjani, i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ u shpreh se shkak i ngjarjeve të fundit kriminale në Shkodër dhe të gjithë Shqipërinë është qeverisja, që sipas tij bashkëpunon me bandat. 

Kjo është në të gjithë Shqipërinë, por në Shkodër plasi. Pse jemi në këtë gjendje? Shkaqet dihen. Kam frikë se do të shpërthejë në të gjithë Shqipërinë. Qeveritë bien se punojnë keq. Fakti që situata ka shkuar në këtë gjendje, do të thotë se grupet janë të lidhura me politikën. Unë i njoh të gjitha grupet kriminale në Shkodër.

Këto grupe janë përdorur në fushata për të fituar vota dhe fatkeqësisht. Janë përdorur nga PS për të ardhur në pushtet. I njoh me emra, se i kam goditur. Nuk ndodh vrasja për një ditë, ka një histori. Fola me disa punonjës policie dhe policia kohët e fundit nuk ka hyrë në Dobrac, po sot pse nuk hynë? Nëse njëri nga grupet do të arrestohej do të lirohej nga politika.

Siç tha edhe Mit’hati duhet të kuptojmë pse është krijuar gjendja? Cilët janë faktorët? Ky lloj operacioni është vetëm një shoë që po bëhet. Policia i ka të gjitha mundësitë për të zgjidhur të gjitha çështjet kriminale. Kjo situatë nuk ka qënë ndonjëherë në Shkodër. Sot qytetarët e Shkodrës janë në terror. I di unë që kam qënë edhe atëherë, të njëjtit janë edhe sot. Shkodra e do rendin. Ata që nxore në foto janë sportistë.

Asllan Dogjani

Ndërsa gazetari Ferdinand Dervishi shtoi se;

Një situatë e tillë, politika e ka mendjen vetëm për xhepin e vet, edhe ata do të hidhen do të lëvizin, në Shqipëri politika është e lidhur me krimin. Ne jemi në prag të një fushate zgjedhore. Po shoh që politika ka në mendje që të bashkëpunojë me krimin edhe në këto zgjedhje. Nëse ndodh kjo, krimi pas dy vitesh do të jetë legal, do të kemi një kryeministër dhe ministër që do të kujtohen me turp.

Ferdinand Dervishi

Ora 21:44
Vrasjet, ish-drejtuesi i Policisë: Shkova në Shkodër dhe shkarkova 14 oficerë, por PD i riktheu

Ish-drejtuesi i Policisë Mit’hat Havari u shpreh sonte në emisionin ‘Repolitix’ se ngjarjet e sotme në Shkodër e kanë të vjetër zanafillën. Ai u shpreh se në vitin 1995 kishte shkarkuar nga detyra 14 oficerë të policisë së Shkodrës, por u rikthyen nga PD kur ishte në pushtet.

Ka një histori ky nivel kriminaliteti. Unë Shkodër për herë të parë shkova në 1995, shkova për të liruar 14 oficerë të policisë së Shkodrës. Të 14 oficerë policë ishin të djathtë të emëruar pas 1992, kishin filluar rebelim kundër drejtorit për të marrë pushtetin, krijuan një situatë shumë shqetësuese. Ka qenë në dijeni vetë Presidenti dhe kryeministri asokohe, i largova, bëmë sherr dhe ika. Gjendja aty ishte e rëndë.

Në 1996 këta rebeluesit, banditët i rikthyen në punë. Në 1998 kur u emërova drejtor në Shkodër i gjeta brenda në drejtori, një nga ata një Gjergj Deda ma sollën në Berat dhe u kthye përsëri. Ishte një terror sa u prezantova, pasi ata e dinin nga vija. Sa u futa në zyrë me Neritan Cekën, erdhën një grup banditësh me një Pjeter Pjetrushi, para nesh kishin përcjellë disa drejtorë policie me kallashnikov. E gjithë kjo për të sunduar, injorancë e madhe. Edhe sot është e njëjta gjë, por ka një ndryshim. Nëse atë kohë ata kishin një prapavijë që merrnin urdhër. Nëse kjo histori do të ndodhte në një vend demokratik këta do të ishin të gjithë në burgje. Që kur kam qenë unë në Shkodër 80% e policisë nuk punonte. PD nuk goditi të keqen, këto që ndodhin sot janë të trashëguara.

Mit’hat Havari

Ora 21:22
Hoxha: E qëlluan në kokë e gjoks, autorët ishin tre, ja pse i morën celularin e portofolin Ferracakut

Gazetari Artan Hoxha u shpreh në emisionin 'Repolitix' se autorët e vrasjes së Arjan Ferracakut ishin tre, njëri ishte mbi pemë duke vrojtuar situatën, ndërsa dy të tjerët e kanë qëlluar me breshëri, pjesa më e madhe në kokë. Ai tha se autorët kur janë afruar e kanë parë që nuk ka qenë objektivi i vërtetë ai që duhet të vrisnin, prandaj edhe i kanë marrë portofolin dhe celularin, që të dukej si grabitje.

Personi në djathtë është djali i pronarit që ka kuajt, Asmer Bilali. Ai është ish-kampion boksi, është emër i njohur për boksin. Dyshohet se objektivi ishte ky person. Kur janë afruar e kanë parë që nuk ka qënë ai. Prandaj edhe i kanë marrë portofolin dhe celularin, që të dukej si grabitje. Dy nga tre autorët janë të gjatë, ishin pa maska. Dëshmitarët kanë pasur frikë që të flasin. Njëri nga dëshmitarët i ka njohur autorët.  Vrasjet e Bërcanës, Licit, zhdukja e nipit me dajën Mollës e Hysës dhe ngjarja e 1 shtatorit kanë lidhje.

Artan Hoxha

Ora 21:10
Kush është Asmer Bilali, shënjestra e vërtetë e atentatit në Shkodër?

Gazetari i ‘Report Tv’, Artan Hoxha, i ftuar në emisionin Repolitix, ka zbuluar detaje të reja mbi vrasjen e Arjan Ferracakut më datë 1 shtator në periferi të Shkodrës.

Hoxha u shpreh se objektivi i vërtetë i asaj vrasjeje ishte Asmer Bilali, i cili ishte shok i ngushtë i viktimës. Të dy personat ishin shumë të ngjashëm fizikisht dhe kishin pasion sportin e hipizmit dhe shpesh herë dilnin bashkë për të kalëruar. Madje edhe kuajt e të dyve ishin thuajse identikë me ndryshime të vogla në ngjyrë dhe në racë.

Po kush është Asmer Bilali, shënjestra e vërtetë e atentatit në Shkodër?

Arjan Ferracaku ishte duke bërë hipizëm në periferi të Shkodrës me dy të afërt të vet, në distancë 100-200 metra ishin turistë nga Kosova. Në momentin që Ferracaku me dy të tjerët mbi kalë, vijnë breshëritë e kallashit, fillimisht ka goditur në kofshë Ferracakun dhe kalin.

Më vonë autorët janë afruar dhe kanë goditur sërish, viktima është goditur me numër të madh predhash, aq shumë saqë i është thyer krahu. Viktima është goditur nga dy, ndërsa në vendngjarje kanë qenë tre persona. Asmer Bilali, është djali i pronarit që ka kuajt. Ai është ish-kampion boksi, është emër i njohur i sportit në Shkodër. Dyshohet se ai mund të përbënte problem për personat që e vranë. Kur janë afruar e kanë parë që nuk ka qënë ai personi që kanë vrarë prandaj edhe i kanë marrë portofolin dhe celularin. Për ta bërë të duket si grabitje.Dy nga tre autorët janë të gjatë, dhe të gjithë ishin pa maska. Dëshmitarët kanë pasur frikë që të flasin, pasi ka pasur raste që është dekonspiruar shumë herë hetimi. Njëri nga dëshmitarët i ka njohur autorët sepse siç e thashë ishin pa maska.  Vrasjet e Bërcanës, Licit, zhdukja e nipit me dajën Mollës e Hysës dhe ngjarja e 1 shtatorit kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Artan Hoxha, gazetar

Asmer Bilali, është me precedentë penalë të mëparëshëm në policinë e Shkodrës si i dyshuari kryesor për plagosjen e Hermes Beqirit në një nga lokalet e qytetit. Për ngjarjen e ndodhur në vitin 2017, Asmer Bilali u arrestua në fshatin Grudë ku ishte larguar me motorin e tij për t’ju fshehur policisë. Atij iu gjet edhe një armë tip pistoletë që mendohet se është përdorur për kryerjen e krimit.

Përveç gazetarit investigativ Hoxha, të ftuar të tjerë në studio janë edhe Ferdinand Dervishi, gazetar; Mit’hat Havari, ish-drejtues policie dhe Asllan Dogjani, ish-drejtues policie.

d.ba.
Komento

Komente

  • Hija: 06/09/2018 07:27

    Po me asmerin qa kan deri dje ishin "ortak"

    Përgjigju
    • Beltoja: 06/09/2018 20:47

      Naj Shkodran te na kallxoje si asht puna sak: Ilir Kulla i ka vu gjobe Ferracakut dhe ai ka kerku nimen e Bajrave apo e kunderta?

  • Faiku: 06/09/2018 00:49

    Vazhdo me disinformimin e publikut Artan Hoxha! Kush te tha qe eshte ngateruar objektivi Safet Bajri? Perse e qelluan duke e bere shoehe dhe nga distance e afert? Ekzekutimin ti e quan ngaterim objektivi? Atentati nuk quhet ekzekutim. Me kete qe the ke bere objektiv edhe nje tjeter qytetar, bravo. Keshtu ja kepute kot dhe per vrasesin e Brecanes, i lau duart me urine per te pastruar faktoret plotesues te qitjes. Kete Kush ta tha? Prape Safeti? Sepse duhet ta shikosh live kete, ndryshe po te ishin gjetur gjurme urine te autorit do ishte ceshtje ditesh identifikimi i tj.

    Përgjigju
    • O kurioz: 07/09/2018 08:47

      Ato dy jan rremby e vra se dikur ka plagos Enver bajrin ( padrinon e bajreve)

    • Kuriozitet: 06/09/2018 16:27

      Ata te dy pse u rrembyen se nuk e kam kuptuar

    • Fredi ZGJEBSI që Komenton me emrin Faiku: 06/09/2018 09:26

      Hahahahahahahahah! Fredi DOBIÇI përsëri në Versionin Mark Marku apo Artan Hoxha (Presidenti) ???!!!! Fredi po bën si Prokuror!! Bën Pyetje vet dhe i Përgjigjet vetes ! O Fredi VULËHUMBURI po të Masakrojnë të gjithë këtu tek shqiptarja.com , dhe ti përsêri Nuk nxëke mend! Edhe Pordha Hasan po të Kundërvihet sepse je një LESHKO , që kërkon të bësh si i Zgjuar ! Fredi KOKËLOQJA që Fryhet si KAPOSHI në PLEH !

    • Pordha Hasan: 06/09/2018 01:41

      Faik kur i ditke kaq mir gjonat shko e çoi fjalet aty ku duhet e mos boj 007 e te zgjuarin. Te fala Faik nga Amerika qe ska drita.

  • Hasani: 06/09/2018 00:24

    Me e forta ishte kur opozita jone e nderuar kryetari i saj Lulzim Basha akoma i ka duart e lyera me gjakun e 4 protestuesve dhe ish kryeministri Sali Rame Berisha qe edhe ky i ka te lyera duart me gjakun e 26 te vrareve ne Gerdec kerkojne te kapen kriminelet kur ata jane kryekriminelet me te medhenj te vendit.

    Përgjigju
    • Altin: 06/09/2018 12:55

      Ti je ne amerik mor daj po keta I din gjith shkodra. Mjafton te vish dy jav dhe i merr vesh te gjitha. Nuk ka qen ngaterrim objektivi po esht goditur objektivi taman. Nga distanca objektivi esht plagosur. Vetem ne shkoder qe nuk vriten njerezit gabimisht. Esht studjuar mir objektivi. Artan mos ja fut kot se mjafton te vish ne shkoder qe ta kuptosh pse u vra arjani. Ta them un dhe kjo ishte e gjith historia ku filloj perleshja mes dy grupeve. Ju vendos gjob arjanit, ky kerkoi ndihmen e grupit b. Ai qe vendosi gjoben ju be atentat po shpetoi. Ai qe vendosi tritolin u ekzekutua. Ai qe e ekzekutoi u ekzekutua. Ai qe nuk pagoi gjoben u ekzekutua dhe keshtu vashdoi. Tani qe u bllokuan blindat do ket qetesi per nja dy muaj dhe pastaj do vashdoj perseri.

  • Faik: 05/09/2018 21:37

    FANTASTIK DENIS MINGA ! RESPEKTE Denis, sidomos dje

    Përgjigju