POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Anëtari i ‘Agimit të Artë’ vrau shqiptarin në Korfuz pas debatit për Kacifas, Tirana: Të zbardhet ngjarja

Kacifas

TIRANË-Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar për vrasjen e shqiptarit Petrit Zifle në datë 26 nëntor në Korfuz (lexo këtu). 63-vjeçari nga Berati u ekzekutua nga një grek, i cili u arrestua në datë 30 nëntor. Sipas mediave në Athinë raportohet se autori është anëtar i ‘Agimit të Artë’ ndërsa kishte qenë edhe përfaqësues në zgjedhje. Ai pranoi ngjarjen pas arrestimit. Ministria e Jashtme shqiptare shpreh keqardhjen për ngjarjen, ndërsa përshëndet kapjen e autorit dhe bën thirrje për një hetim të plotë për të zbardhur ngjarjen.

“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë është njoftuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Atikës, mbi vrasjen e shtetasit shqiptar Petrit Zifle, i lindur më 03.07.1955 në Shqipëri, banues në qytetin e Beratit dhe së fundmi me banim në Sparteron Korfuz. MEPJ shpreh keqardhjen për humbjen e jetës së shtetasit Petrit Zifle, përshëndet kapjen e autorit nga policia greke dhe bën thirrje për një hetim të plotë në funksion të zbardhjes tërësore të rrethanave të ngjarjes” deklaron Ministria e Jashtme.

Sipas mediave greke konflikti mes shqiptarit dhe grekut nisi në një lokal në Korfuz për vrasjen e Kostandinis Kacifas në Gjirokastër në tetor (lexo këtu). Sherri me sharje dhe fyerje raciste agravoi në përplasje fizike, ndërsa ndërhynë klientët e tjerë të lokalit për t’i ndarë. Por 44-vjeçari grek pas ka shkuar në shtëpi ka marrë armën dhe e ka pritur shqiptarin në momentin teksa po kalonte kur e ka qëlluar për vdekje. Pas vrasjes ai e hodhi trupin e shqiptarit në një kanal për të humbur gjurmët. Banorët në zonën ku ndodhi ngjarja shprehen për mediat greke të shqetësuar për rritjen e aktivitetit të ‘Agimit të Artë’. Në nëntor përveç Zifles, mbeti i vrarë në Greqi edhe Altin Mullai nga një shkëmbim me armë zjarri nga policia, pasi u kap në tentativa për të drogë. Ndërsa po në nëntor një 35-vjeçar shqiptar u gjet i pajetë në burgun e Trikalasë.

d.ba.
Komento

Komente

  • Proka: 04/12/2018 22:22

    Po pse nuk demonstroni para Ambasades Greke ne Tirane. Duhet bashkuar kunder krimit greke perndryshe do na neperkembin pa nderprere. Greket jane komb i pa bese te vrajne dhe te qeshin pas shpine. Mjafte me me politike antishqiptare.

    Përgjigju
  • Per KM: 04/12/2018 20:34

    O Z. KM a do e dergosh vrasjen ne PE? A do denoncosh ngjarjen ne OKB? A do hapesh gjyq nderkombetar kundra greqise? A do shpallesh agimin e arte organizate terroriste? Apo je edhe ti pale ne shkeljen e te drejtave te njeriut te kombit Shqiptar dhe do te dergohesh ne gjyq te hages per gjenocid dhe mundesim gjenocidi kundra Shqiptareve?

    Përgjigju
  • Erjon: 04/12/2018 18:00

    Duhet te behemi gati per te mbrojtur vendin tone.se po afrojne kohe te keqia duhet armatosur populli sa me pare...

    Përgjigju
  • Fredi: 04/12/2018 13:44

    Ku eshte deputetja e leshit fytyrshtazë qipriotse të dali të thotë tani ndonjë gjë? Bajga e mutit!

    Përgjigju
  • Dgh: 04/12/2018 13:41

    Dua te denoncoj anustas bq Janullatos, vangjel bq. Dulen, spiro bq. Kseron, per diskriminim ne baza etnike dhe fetare, ushtrim gjenocidi mbi etnine Shqiptare, shpifje, tradheti, provokim lufte, nderhyrje ne drejtesi, deklarata te rreme, mbeshtetje dhe financim terrorizmi, si dhe bqresi te pashoq. Prokuroria dhe policia te ndermarrin hapat e duhur ligjor.

    Përgjigju