Doli për gjah, qëllohet aksidentalisht për vdekje nga shoku 36-vjeçari në Elbasan, arrestohet autori (EMRAT+Detaje)

ELBASAN-Një person është vrarë aksidentalisht me armë gjahu mbrëmjen e djeshme. Viktima është Ardi Bodurri 36 vjeç, punonjës i shërbimit pyjor në Elbasan, ndërsa autori është Preni Zavalina 27 vjeç, banues në Mlizë. Autori është arrestuar së bashku me 25-vjeçarin Altin Zavalina, që akuzohet për fshehje të krimit. Sipas policisë së Elbasanit, Bodurri së bashku me autorin Preni Zavalina dhe tre persona të tjerë, lir Zavalina, Marjo Shyti dhe Alti Zavalina me të cilët kishte lidhje fisnore dhe krushqie kishin dalë për gjueti. 

36-vjeçari Bodurri është qëlluar pas kokës aksidentalisht në një zonë të pyllëzuar në fshatin Shelcan. Autori i vrasjes së bashku me personat e tjerë e nisën me shpejtësi për në spitalin e Elbasanit, por Ardi Bodurri ndërroi jetë. Sipas policisë së Elbasanit, viktima ishte specialist i Pyjeve në Agjencinë Rajonale të Zonave të Mbrojtura dhe mjeti ‘fuoristradë’ me targa AA721EF është në pronësi të kësaj agjencie.

Ai ka pasur autorizim për vrasjen dhe marrjen e mostrave nga dhelpra e kuqe për shkak të sëmundjes së tërbimit, projekt i autorizuar nga Ministria e Bujqësisë. Grupi hetimor ka sekuestruar dy armë gjahu, ndërsa në komisariat janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë që ishin me grupin. Ardi Bodurri prind i dy fëmijëve, jetonte në qytetin e Elbasanit, ndërsa pas ekspertizës do të përcillet për në banesën e fundit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 19/12/2018 16:03

    Hakmarrja e krijesave të shkreta që shtaza shtatanike njeri nuk i le rehat, shpejt a vonë bie mbi neandërtalizmin shtazor të bajgave!

    Përgjigju
  • gjuetari: 19/12/2018 08:55

    po une kam vite qe nuk dal per gjah sepse eshte moratoriumi qe nuk te lejon. te procedohen vrasesit per vdekjen e ketij shkelesit te ligjit dhe te akuzohenedhe per mos respektim te ligjit mbi moratoriumit

    Përgjigju
  • Ilo: 19/12/2018 08:34

    Puna e pare akuze per gjueti te paligjshme ,verifikim nese kishin leje armesh ,dhe pastaj te gjindet vrasesi .Duhet ndeshkim shembullor qe te marrin mend dhe te tjeret

    Përgjigju
    • Arlind Hoxha: 19/12/2018 10:14

      Jo ore ca muhabeti ben ti vrasesi mos te gjindet fare ti akuzojne vpet gjueti te paligjshme dhe cifte pa leje . Vrasja sduhet mare parasysh fare . Te behen keto qe the ti qe ta mbylli me 1 milion gjobe

  • Arbër: 19/12/2018 08:03

    Ngushllime familjes

    Përgjigju
  • lexuesi: 19/12/2018 07:26

    Përveçse gjynah për jetën kisha një pyetje: a vihet ujku të ruajë dhëntë?! Karma is a b.... Memorandum I thenshin.

    Përgjigju
    • Flamuri: 19/12/2018 12:47

      Moratorium shoku jo memorandum ;)

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Greqi, goditet rrjeti i prostitucionit, shfrytëzonte vajza të mitura 14 dhe 15-vjeçare

Greqi, goditet rrjeti i prostitucionit, shfrytëzonte vajza të mitura 14 dhe 15-vjeçare