POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Masakra në Mat për një shuplakë, autori iu tha viktimave: Pse s’ma shtroni rrugën afër shtëpisë sime?(Dinamika)

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me masakrën që ka ndodhur ditën e sotme në Mat. Mësohet se 2 nga viktimat janë punonjës të bashkisë Mat, ndërsa viktima e tretë është banor i fshatit. Mësohet gjithashtu, se i plagosuri i katërt është banor i fshatit Burgajet.

Policia njofton se dy viktimat Mentor Hoxha dhe Erzen Aliaj ishin njëri shofer fadrome dhe tjetri shofer kamionçine. Autori Kujtim Koxha, rreth orës 12:30 të mesditës ka qenë në lokalin e fshatit. Në këtë moment në lokal janë ulur punonjësit e bashkisë për të ngrënë drekë.

Në këtë moment, autori iu ka thënë punonjësve të bashkisë: Përse nuk vini dhe më shtroni rrugën afër shtëpisë time, përse po shtroni vetëm këtë rrugë?

Në këtë moment, shoferi i kamionçinës, Erzen Aliaj ka debatuar jashtë lokalit me Kujtim Koxhën dhe e ka qëlluar me shuplakë. Më pas, autori ka shkuar në banesë, ka marrë armën dhe më pas ka qëlluar punonjësit që po konsumonin drekë.

Njoftimi i plotë i policisë së Shtetit:

Zbardhet ngjarja e ndodhur në Shëlli të Matit. 

Shtetasi Kujtim Koxha, 54 vjeç, banues në fshatin Shëlli- Mat, në lokalin e shtetasit Q.K, pas një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasit; 

Mentor Hoxha, 36 vjeç, (shofer fadrome) banues në fshatin Burgajet Mat, si dhe ka plagosur rëndë e më pas kanë humbur jetën në spital në Tiranë shtetasit :
Erzen Aliaj , 49 vjeç, banues në Burrel (shofer kamionçine)

Hamit Buci , 43 vjeç, banues në fshatin Shëlli Mat . (banor fshati)

Dhe është plagosur rëndë shtetasi A.H, 40 vjeç, banues në fshatin Burgajet të rrethit Mat. 

Nga veprimet procedurialep të kryera ka rezultuar se shtetasi Kujtim Koxha ka qenë ne lokalin e fshatit Shëlli rreth ores 12.30, dhe në këtë kohë kanë ardhur punonjësit e Bashkisë të cilët po punonin në një rrugë fshati , ku janë ulur për të ngrenë drekë në lokalin e fshatit . 

Në këto moment shtetasi Kujtim Koxha ju ka thenë punonjësve të Bashkisë dhe kryesisht shtetasit Erzen Aliaj se përse nuk vini dhe më shtroni rrugën afër shtepisë time, përse po shtroni vetëm këtë rrugë . Në këtë kohë është çuar nga tavolina shtetasi Erzen Aliaj ku kanë dalë jashtë lokalit dhe ka debatuar me shtetasin Kujtim Koxha, dhe e ka goditur me shuplakë ne fytyrë .

Ne këtë kohë janë ngritur punonjësit e tjerë duke i ndarë pasi shtetasi Kujtim Hoxha ishte në gjendje te dehur . 

Më pas autori është larguar në drejtim të banesës së tij ku ka marrë armën e zjarrit dhe pasi është afruar tek lokali ka qëlluar punonjësit të cilët po konsumonin drekë. 

Pas krimit të kryer autori është larguar drejt pyllit të fshatit Burgajet, ku falë një pune të mirëorganizuar nga Policia e Matit në bashkëpunim me Strukturat e D.V.P.Dibër, si rezultat i ndjekjeve të pandërprera, brenda 1 ore, kanë kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar Kujtim Koxha.

f.g./b.ha.

Komente

  • Saimir: 12/10/2018 18:59

    Fain e Ka i pari qe ka goditur te ishte dhe kryeminister ska pun me dore ha me goje , ngushullime familjareve ,

    Përgjigju
  • flamur: 12/10/2018 10:47

    me vjen keq per viktimat por as ai qe e ka goditur me shuplake nuk paska bere burreri,nuk goditet njeriu shuplake per kot,askush nuk ka te drejte te godet tjetrin,u qofte mesim te tjereve kjo sjellje poshteruese te tjereve qe sillen ashtu me arogance,dikush nuk lejon te i shkilet nderi dhe sedra

    Përgjigju
  • Luana: 12/10/2018 09:58

    Me mentorin kam qen ne nji klase, ngushellime familjes Mentorit dhe familjes te viktimave te tjera, me vjen shume keq. Mentori ka qen nje djal shume i mire, zoti qofte me familjen tende sot dhe gjithmone Mentor, u prefsh ne paqe

    Përgjigju
  • Mati zemra ime: 12/10/2018 09:55

    Nji nga viktimat dhe te plagosurin i kam njohur personalisht, ngushellime te gjithe familjareve te viktimave, zoti ju dhent kurajo te pervalloni keta kohe te veshtira. Per te plagosurin A.H zoti te ndihmoft dhe qoft me ty. Pasi M.H ishte edhe nip te juve. Kur ndodhin gjera te tilla, fjalet jan te pakta, ndjej me te gjithe familjen e viktimave, ku u katandis ky vend kshu, per nji shuplale te vriten 3 veta, deri kur me arme ne dore injoranca? Kur do zgjohet ky vend? Stop krimeve, per mua ky njeri meriton te varet ne mes qytetit,si ne kohen e xhaxhit.

    Përgjigju
    • flamur: 12/10/2018 10:49

      as per nje kerkese apo grindje nuk jepet shuplake burrit 50 vjeq.ne evrope apo SHBA fajtor eshte ai qe i pari ngen dore mbi tjetrin.

  • Tani: 11/10/2018 23:52

    Gjithsesi burrit nuk I bihet shuplak. Nuk asht Gja e Vogel sidomos per nji burr malsie

    Përgjigju
    • flamur: 12/10/2018 10:52

      bash ashtu eshte vella,plotesish pajtohem,jane mesu keshtu shqiptaret te i perulin njerezit duke i godit me shuplaka,une kam humbur vendin e punes ku paguhesha 1000 dollar vetem pse doli se une e ngita doren i pari mbi klegun,1000 dollar ne muaj edhe ate ne kosove jo ne amerike.

  • Erik: 11/10/2018 22:32

    Ngushellime familjeve te viktimave per humbjen absurde te njerezve te dashur. Po ky pijaneci a ka familje? Kur shkon te marre automatikun ne shtepi dhe e shohin ne gjendje te dehur pse nuk e ndalojne? Ca ju mbetet te beni pas ketij krimi kaq ordiner? Mos e kerkoni fajin tek shteti njerez, fillon tek familja problemi.

    Përgjigju
  • Emigrant: 11/10/2018 20:43

    Ngushellime familjareve te viktimave.nuk blihet vota nuk vihet i keçi ne kryè te venit. Mjera kjo shqipni kè ka ne kryè. Krimineli ben ligje, hajduti kap hajditin, i pa dituri te meson ,i shtremti te denon , i drejti e peson. Ta provojm nje here nje parti Qe vjen nga zemra e popullit dhe te hanen bashke keta te katera sa jane se e kan siguru x 5 breza. Ne jemi ata Qe e denojme veten dhe VrasIn te ardhmen e fmive tane x interesat e dites.

    Përgjigju
  • Lavdoshi ersek: 11/10/2018 19:24

    nja pese ekzekutor me te zeza kan nevoj ky shtet. Con kriminelat ne burg, leji te lire, mbaj ne mbikqyrje dhe me vone le te ekzekutohen ku te jen. Kjo i shkon si mesazh tjereve qe vejn gjoba, vrasin dhe presin.

    Përgjigju
  • sokrati: 11/10/2018 18:45

    ligji amerikan ju ben pune..denimi me vdekje.po deshte te mblidhen idiotat edhe horrat..lose beni gam gam kot e merruni me babalet dhe teatrin sepse ato do te ju bejne shtet....gjysma e shqiperise eshte fut ne burg.

    Përgjigju
  • Në emer të Popullit: 11/10/2018 18:30

    Duhej vrar ne vendin e krimit. Vrasje e ndyrë, dhe e pabesë, për. Nje motiv akoma më të ndyrë Gabim arrestimi.

    Përgjigju
  • Sifi: 11/10/2018 17:58

    Kriminel qe te vret me buke ne goje . Te denohet me burgim te oerjetshem , por hak ka pasur plumbin kokes . Vritet punonjesi i shtetit dhe plagosen tre te tjere ,per te hapur nje rruge te zene ! O zot na ruaj mendt . Krim i ndyre

    Përgjigju
    • Nezir Amiti: 12/10/2018 11:18

      Ashtu pajtohem edhe unè Denim me vdekje.

    • Alberto: 12/10/2018 00:55

      Pse ca ka punojsi i shtetit ? Apo kta te sjtetit lejohet me gjujt nshpulla

    • Moni: 11/10/2018 22:06

      Un mendoj se duhet kthehet denimi me vdekje,perndryshe ska qetsi ne ket shtet.