Zelensky: Ukraina ka nevojë për më shumë armë, nëse i kemi ndalim forcat ruse të përparojnë në Lindje

Zelensky: Ukraina ka nevojë për më shumë armë, nëse i kemi ndalim forcat ruse të përparojnë në Lindje

Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se vendi i tij mund t’i ndalojë forcat ruse të përparojnë në lindje, nëse aleatët i rrisin furnizimet me armë.  Ai i bëri këto komente në një konferencë për media në Kiev, së bashku me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola. 

Rusia ka shënuar fitore të vogla territoriale, por të qëndrueshme, në lindje të Ukrainës, që nga fillimi i këtij viti.

“Ne po bëjmë presion maksimal mbi partnerët tanë për t’i shtuar dërgesat e armëve. Nëse ato rriten, ne do të jemi në gjendje t’i ndalojmë [forcat ruse] në lindje”, tha Zelensky

Në fund të prillit, trupat ukrainase u tërhoqën nga tri fshatra lindore dhe udhëheqësit ushtarakë thanë se situata në front është përkeqësuar.

Vendimi i SHBA-së, muajin e kaluar, për të miratuar një ligj për ndihma ushtarake për Ukrainën, në vlerë prej mbi 60 miliardë dollarësh, u mirëprit nga Kievi.

Megjithatë, shumë njësi ushtarake raportohet se nuk kanë marrë ende armë të reja. Zelensky tha se rritja e prodhimit vendas të dronëve dhe predhave të artilerisë, e ka ndihmuar Ukrainën në betejën e saj kundër sulmeve të vazhdueshme ruse. Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Brumbulli: 09/05/2024 17:41

    Ky idioti mendon se bota do prodhoje vetem arme per kete gjithmone , ik qerohu te gjendet ndonje zgjidhje diplomatike e konfliktit sepse ti i more ne qafe ukrainasit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Himara dhe Potami “pushtohen” nga buburrecët! Gjenden kudo, alarmohen pushuesit

VIDEO/ Himara dhe Potami “pushtohen” nga buburrecët! Gjenden kudo, alarmohen pushuesit