"Zien" rrjeti, presidenti rus Vladimir Putin, spiun i gjermanëve

Një kartë identiteti e Stasi-t, ose siç njihet ndryshe, Ministria e Sigurisë Shtetërore të ish-Gjermanisë Lindore, me personazh presidentin rus Vladimir Putin, ka “ndezur” rrjetin në mbarë botën.

Karta i përket presidentit rus, dhe është bërë publike nga gazeta gjermane Bild, e cila sqaron se Putin e ka përdorur gjatë kohës që shërbente si spiun i Bashkimit Sovjetik, fakt ky i njohur dhe i pranuar për presidentin.

Karta është gjetur në arkivat e stacionit policor të Stasi-t në Dresden të Gjermanisë, ndërkohë që Putin e ka marrë kartën në vitin 1985. Putin, nuk e ka fshehur kurrë krenarinë për punën e tij në KGB, shërbimi sekret rus, gjatë viteve ’80.

Karta e identitetit me gjeneralitetet e presidentit rus, Vladimir Putin

Sakaq, komentet për përfshirjen e Putin edhe në shërbimin sekret gjerman kanë qenë të shumta, pasi Stas-i, ose Ministria e Sigurisë Shtetërore të Gjermanisë Lindore njihet për mënyrën e pazakontë sesi përgjonte qytetarët.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës