Shkrumbohet një magazinë në Zharrëz, ja dyshimet e policisë (VIDEO)

FIER- Një zjarr masiv ka përfshirë një magazinë duraluminesh në Zharrëz të Fierit. Pas njoftimit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrëfikese.

Përveç tyre, në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila ka kryer hetimet e nevojshme dhe sipas tyre zjarri është shkaktuar nga pakujdesia pasi banorët e zonës i kishin vënë zjarrin tokave të tyre për t’i pastruar nga barishtet, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke u përhapur e për pasojë kanë djegur edhe magazinën.

Efektivët e policisë kanë nisur punën për të zbuluar autorët e zjarrvënies, të cilët edhe pritet të shoqërohen nga uniformat blu.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm