Ekonomi
-
Numri i lartë i fluturimeve, çmimet konkurruese dhe shërbimet cilësore, kanë tërhequr edhe vemendjen e pasagjerëve nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, të cilët zgjedhin TIA për të udhëtuar.
25 Korrik 2024, 11:30 -
Vlorë, të huajt po blejnë apartamente në bregdet! Kërkesa rrit çmimet, shkon 4 mijë €/m2 te zona e Ujit të Ftohtë
24 Korrik 2024, 17:09Kërkesa për blerjen e apartamenteve dhe bizneseve në Vlorë është rritur e sidomos nga të huaj. Kjo ka çuar në kapërcimin çmimeve nga 1600 euro metri katror në Lungomare e deri në 4 mijë euro në zonën e Ujit të Ftohtë.
-
Beqaj në burg! Drejtuesja e SASPAC në Kuvend, deputetët: Merrni masa të mos abuzohet me fondet e BE
24 Korrik 2024, 15:58Deputetët e PS-PD i kërkuan drejtoreshës së menaxhimit të fondeve të Bashkimit Evropian të merren masa për të ndaluar keqmenaxhimin e tyre, siç ka ndodhur më herët kur SASPAC drejtohej nga Ilir Beqaj, sot në burg. Socialistët sugjeruan që fondet e BE-së të shkojnë në bashkitë e vogla.
-
Tatimet kujtesë bizneseve: Deklaroni pronësinë! Informacioni shërben për përllogaritjen e tatimit në burim
24 Korrik 2024, 13:54Administrata Tatimore fton të gjithë tatimpaguesit, që brenda datës 20 Tetor, të deklarojnë ne e-Filing informacionin mbi statusin e pronësinë ose jo, të vendit/vendeve të ushtrimit të aktivitetit të tyre ekonomik, si dhe të dorëzojnë dokumentacionin përkatës vërtetues
-
Delegacioni i BERZH në Tiranë, takon ministrin e Financave Ervin Mete
24 Korrik 2024, 12:22Në takim u diskutua mbi bashkëpunimin me BERZH, në kuadër të financimit të projekteve të rëndësishme zhvillimore, tashmë edhe në kuadër të Planit të Rritjes të Komisionit Europian.
-
Administrata Tatimore rikujton tatimpaguesit: Inspektorët tatimorë identifikohen nga këto elementë
23 Korrik 2024, 21:31Punonjësit që ushtrojnë detyrat funksionale kanë disa elementë identifikues, siç është badge, udhri i punës dhe uniforma dalluese.
-
Tre rrugë të tjera me pagesë, qytetarët tarifë për të kaluar në Milot-Thumanë, Kashar-Lekaj dhe Lekaj-Fier! Ekonomia “pro” kredisë 100 mln euro për Vorë-Hani i Hotit
23 Korrik 2024, 16:41Pas autostradës Thumanë-Kashar, edhe 3 rrugë të tjera do të jenë me pagesë për automjetet. Ministria e Infrastrukturës sqaroi në Komisionin e Ekonomisë se bëhet fjalë për koncesionet Milot-Thumanë, Kashar-Lekaj dhe Lekaj-Fier, pjesë e korridorit blu, projekte për të cilat janë shpallur fituesit
-
Shqipëria, një ekonomi e dominuar nga monedha evropiane nga depozitat, kreditë e deri tek borxhi! Kursimet e shqiptarëve 54% në euro!
22 Korrik 2024, 17:36Më shumë se 50% e kursimeve të shqiptarëve mbahen nëpër banka në Valutë e kryesisht në euro. Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë aktualisht janë 7.5 miliardë euro depozita në monedhën evropiane. Po ashtu afro gjysma e kredive dhe e borxhit publik është në euro. Në kushtet e prezencës së lartë të euros në ekonomi, ekspertët thonë se është e pamundur të ndalohet përdorimi saj në vend.
-
Rriten të ardhurat në gjashtëmujor, por shtyhet rishikimi i buxhetit dhe garancia e paralajmëruar për bujqësinë
22 Korrik 2024, 16:50Në thesarin e shtetit janë arkëtuar 230 milionë euro më shumë se në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar. Por kjo rritje e të ardhurave nuk ka mjaftuar për të rishikuar buxhetin e shtetit dhe për të miratuar garancinë sovrane për fermerët, siç ishte paralajmëruar nga qeveria.
-
‘Ngec’ garancia sovrane për fasonët, deri tani vetëm 1 përfitues, refuzojnë bankat! Humbjet e eksportuesve më të thella me euron që bie
22 Korrik 2024, 16:17Bizneset eksportuese kanë humbur miliona euro nga forcimi i lekut. Goditjen më të madhe e ka marrë sektori i manifakturës, pasi eksportet e tekstileve dhe këpucëve janë tkurrur me 123 milionë euro. Ndërkohë garancia sovrane, nuk po jep rezultat pasi bankat nuk kanë nisur ta zbatojnë, deri tani vetëm 1 biznes ka përfituar.
-
Përdorimi i Euros në vend të Lekut, ekonomisti Malaj: Deeurozim në këto përmasa s’do jetë i sukesshëm! Preçi: BSH ka dështuar me misionin e saj
22 Korrik 2024, 14:56Ish-ministri i Financave Arben Malaj nuk e sheh me optimizëm propozimin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Gent Sejko për të ndaluar përdorimin e euros në vend të lekut në Shqipëri. Në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv Malaj tha se duhet një strategji shumë dimensionale e se do të jetë e pamundur implementimi i një strategjie kombëtare për të kufizuar përdorimin e Euros
-
QKB thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare vjetore brenda 31 korriku
22 Korrik 2024, 13:49Bizneset kanë afat deri në fund të muajit korrik për të dorëzuar pasqyrat financiare pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit
-
Përdorimi i monedhës europiane në vend të Lekut, Çoçoli: Momenti i duhur! Bizneset mos të pranojnë Euro, ndryshe të gjobiten
20 Korrik 2024, 13:39Deklarata e guvernatori të Bankës së Shqipërisë Gent Sejko se përdorimi i euros për pagesat në vend duhet të ndalohet, gjen edhe mbështetjen e ekspertëve të ekonomisë. Eksperti Fatos Çoçoli në një intervistë për Report Tv thotë se mirëpret deklaratën e guvernatorit dhe thotë se është koha e duhur për të ndërhyrë dhe për të sinjalizuar ndalimin e Euros
-
Plazhet bosh apo plot/ Çoçoli: Hotelet, të prenotuara deri në tetor! Haxhimali: Pse duhet të merret kryeministri me shezlonget dhe çadrat?
19 Korrik 2024, 18:59Çoçoli dhe Haxhimali debatuan në Studio Live lidhur me 'dilemën' e ditëve të fundit: Plazhet bosh apo plot?
-
'Konkurrenca' ankohet për staf! Braçe 'kryqëzon' Denar Bibën: Je kot në detyrë! Do makina të shtrenjta të gjesh monopolin në tregjet abuzivë?!
19 Korrik 2024, 17:32Denar Biba deklaroi gjatë raportimit të enjten vonë në Kuvend, se Autoriteti i Konkurrencës që ai drejton e ka të pamundur të hetojë të gjitha tregjet me shkelje në vend pasi nuk kanë staf, makina dhe zyra. I pakënaqur nga puna e Autoritetit, me ironi Erjon Braçe kërkoi nga Kuvendi të vë në dispozicion të Konkurrencës makinat më të shtrenjta që të kapin abuzimet e kompanive dhe monopoleve.
-
Rivlerësimi i pronave deri në shtator 2025! Politika propozon tatim më të ulët, 2-3%
19 Korrik 2024, 15:52Të gjitha pronat në Shqipëri duhet të rivlerësohen. Ky ishte qëndrimi i deputetëve në Komisionin e Ekonomisë, teksa u prezantua projektligji për rivlerësimin e pronave. Deputetët propozuan që tatimi të jetë më i ulët se 5% dhe se afati të jetë deri në dhjetor të vitit 2025.
-
“Të ndalet pagesa me euro në Shqipëri në vend të lekut'', Sejko: Ndryshe kursin nuk e stabilizojmë dot
19 Korrik 2024, 15:45Përdorimi i euros për pagesa në vend duhet të ndalohet në mënyrë kategorike. Kështu deklaroi në Kuvend guvernatori Gent Sejko, duke shtuar se kursi i këmbimit është i pabesë dhe nuk parashikohet. Banka qendrore, tha Sejko, e ka të pamundur të garantojë stabilitet në kurs nëse në vend hyn më shumë valutë.
-
Tabaku debat me Shalsin tek ‘Ekonomia’ për KLSH: Mos sulmoni institucionet e pavarura
19 Korrik 2024, 15:33Deputetja e PD, Jorida Tabaku, në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave në dëgjesën me kryetarin e KLSH, kritikoi ashpër tentativën e kryetarit të komisionit të Ekonomisë dhe Financave për të sulmuar institucionin e KLSH dhe pavarësinë e tij.
-
Reduktohet më tej koha e rimbursimit të TVSH-së, stoku i prapambetur rezulton 0 në fund të 6-mujorit 2024
18 Korrik 2024, 18:12Rimbursimi i TVSH-së po kryhet me afate të përshpejtuara nga administrata tatimore. Kjo ka ndikuar në uljen e mëtejshme të kohës mesatare të rimbursimit të TVSH-së për bizneset, e cila në 6-mujorin e vitit 2024 raportohet të jetë mesatarisht 35 ditë
-
Fondet IPARD/ PS s’flet pa provat e BE-së! PD ‘zhurmë’ për mocion, por braktis interpelancën
18 Korrik 2024, 17:31Mazhoranca nuk pranoi mocion me debat për abuzimin me fondet e IPARD II për bujqësinë, përsa kohë ende nuk kanë të dhënat e raportit në duar. Opozita e pati mundësinë për tu përballur me ministren e Bujqësisë Anila Dedaj, por kur interpelanca nisi, në sallë nuk ishin as 7 deputetë.