Kronikë
-
Këngëtarja Sheila Haxhiraj ka reaguar pasi i vëllai i saj gardist u vetëvra me armën e shërbimit. Në një postim të ndjerë në rrjetet sociale, këngëtarja preku me dedikimin për të vëllanë.
15 Tetor 2024, 23:21 -
Aksident i rëndë në Korçë-Ersekë, dy makina përplasen, njëra kthehet përmbys! Shoferja dhe dy pasagjerët përfundojnë në spital
15 Tetor 2024, 20:59Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Ersekë, teksa u përplasën dy makina, një prej të cilave u kthye përmbys anës rrugës. Dy pasagjerë dhe njëra prej shofereve kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spital.
-
KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Shkodrës Luveda Dardha! Shkarkohet edhe prokurori i Tiranës Artan Lulaj
15 Tetor 2024, 20:41Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka lënë në në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Shkodrës, Luveda Dardha.
-
Dosja e aferës Partizani në GJKKO! Berisha e dhëndri Malltezi do përballen me drejtësinë, për herë të parë një ish-kryeministër dërgohet për gjykim! Vijon hetimi pasuror
15 Tetor 2024, 19:11SPAK mbylli hetimet për aferën Partizani me 5 të pandehur dhe i drejtohet GJKKO me kërkesë për gjykim. Berisha në hetim për korrupsion dhe dhëndri Malltezi në hetim për korrupsion e pastrim parash, s'do paraqiten të mërkurën në SPAK, por do çojnë avokatët të njihen me dosjen me 333 fashikuj. Nëse gjykatësi paraprak dërgon dosjen në GJKKO, këtu nis përballja reale e Berishës dhe Malltezit me drejtësinë.
-
Sekuestrohet botoks kontrabandë në Tiranë, kontrolle në 30 qendra estetike! 3 në pranga, 3 në kërkim dhe 6 në hetim
15 Tetor 2024, 19:07Një aksion policor është zhvilluar në Tiranë për futjen e botokosit kontrabandë. Krimi Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka ushtruar kontroll në rreth 30 qendra estetike.
-
-
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda takim me drejtuesit vendorë, kërkohet rritja e vigjilencës për personat e shpallur në kërkim
15 Tetor 2024, 18:43Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi një takim me drejtorët vendorë të policisë këtë të martë ku në fokus ishte analiza 9 mujore, performanca e punës së çdo punonjësi të policisë. Takimi vjen vetëm pak ditë para hapjes së garës për drejtuesit e rinj të 12 qarqeve dhe 6 departamenteve në DPPSH. Brenda javës pritet miratimi i rregullave të garës dhe hapja zyrtare e saj.
-
Vorë/ Një i plagosur me armë, shkak një konflikt mes dy personave
15 Tetor 2024, 17:23Një plagosje me armë ka ndodhur pasditën e sotme, në fshatin Marikaj, në Vorë.
-
Goditet grupi që shpërndante drogë pranë shkollave në Korçë, 3 në pranga, 2 në kërkim e 9 të tjerë në hetim! Sekuestrohet kokainë e kanabis (VIDEO)
15 Tetor 2024, 16:37Policia e Korçës goditi një grup prej 14 personash që shpërndanin drogë në afërsi të shkollave dhe ambiente të tjera që frekuentohen nga të rinjtë. 3 ranë në pranga, 2 të tjerë në kërkim, ndërsa 9 janë në hetim. U sekuestrua 180 gr kokainë, 40 gr kanabis, 1 peshore elektronike, 2 automjete, 13 celularë, 1000 euro dhe 30 000 lekë.
-
Me pasaportë dhe patentë sllovene false, 27-vjeçari nga Kosova arrestohet në Rinas
15 Tetor 2024, 15:59Policia në Rinas ka arrestuar një 27-vjeçar nga Kosova, pasi posedonte 3 dokumente sllovene false.
-
Aksidentohet motori me barrierat në Lezhë-Mamurras! Drejtuesi e vodhi atë në sy të pronarit dhe u largua me shpejtësi, pas përplasjes largohet nga vendngjarja
15 Tetor 2024, 15:57Burime bëjnë me dije se drejtuesi i motorit, e kishte vjedhur atë dhe në momentin që është pikasur nga pronari i motorit ka tentuar të largohet duke pësuar aksident.
-
Pukë/ Përndiqte prej një muaji 17- vjeçaren, arrestohet 47- vjeçari
15 Tetor 2024, 15:35Një 47- vjeçar është arrestruar nga policia e Pukës ditën e sotme, pasi prej një muaji përndiqte në rrugë dhe në rrjetet sociale, një 17 vjeçare.
-
Përlot djali jetim! E gjithë familja me të zeza para gjykatës, lot e thirrje për drejtësi për 2 vëllezërit e vrarë në Roskovec
15 Tetor 2024, 15:28Familja e madhe e 2 vëllezërve të vrarë nga bashkëfshatari në Roskovec 1 muaj më parë, bashkë me nënën 90-vjeçare morën rrugën nga fshati Kurjan drejt Tiranës, për të kërkuar me zë të lartë drejtësi për 2 jetët e humbura. 4 të dyshuarve të arrestuar, sot Gjykata e Apelit të Tiranës, i rrëzoi kërkesën për masë më të butë, dhe i la në burg.
-
Vrasja e Vajdin Lames, GJKKO pushon çështjen ndaj Lulzim Berishës dhe Plaurent Dervishaj
15 Tetor 2024, 15:10Kjo është hera e dytë që Prokuroria e Posaçme vjen me kërkesë për pushimin e çështjes, me argumentin se nuk ka prova që implikojnë këta dy persona në vrasjen e Lames.
-
Ervin Salianji do vuajë 1 vit burg! Gjykata e Lartë refuzon pezullimin e dënimit për ish-deputetin e PD, i dënuar për kallëzim të rremë në dosjen 'Babale'
15 Tetor 2024, 14:44Gjykata e Lartë nuk pranon të marrë në shqyrtim kërkesën e ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji, për pezullim të vendimit të dënimit me 1 vit burg. Po e vuan në Burgun e Fierit prej 27 Shtatorit
-
Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)
15 Tetor 2024, 14:105 persona janë arrestuar në flagrancë mes tyre edhe një 21 vjeçar pasi dyshohen se merreshin me kultivimin e bimëve narkotike në fshatin Plashnik të Poliçanit
-
Morinë/ Po vinte me 15 monedha floriri nga Prizreni drejt Shqipërisë, nën akuzë 56-vjeçari
15 Tetor 2024, 13:58Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në hyrje të vendit, nga Kosova për në Shqipëri, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë mjetin "BMW", me drejtues shtetasin kosovar F. A., banues në Prizren
-
Dhunoi dhe kërcënoi me thikë nënën, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
15 Tetor 2024, 12:53Një 45-vjeçar është arrestuar sot në Durrës pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë dhe e ka kanosur me thikë nënën e tij
-
-
Grup i strukturuar kriminal dhe kultivim kanabisi, GJKKO dënon me 11 vite burg në total 2 të akuzuarit! Përfituan nga gjykimi i shkurtuar (EMRAT)
15 Tetor 2024, 11:56Pas pretencës së Prokurorisë, GJKKO dha 8,5 vite për Enri Seitin dhe 8 vite për Aurel Alimeta, për veprat e kryera në bashkëpunim në vitin 2019. Por të dy kanë përfituar uljen me një të tretat për gjykim të shkurtuar. Hetimet në vitin 2019, për goditjen nga SPAK të një grupi me 44 persona të dyshuar për kultivimin dhe trafikimin e drogës. U finalizua më 2022