-
-
-
-
-
Plan 5 vjeçar për luftën ndaj informalitetit! Tatimet: Goditje punës së zezë dhe pagave të nëndeklaruara
Luftë ndaj informalitetit. Ky do të jetë synimi kryesor i strategjisë së hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve 2024-2028, por edhe i strategjisë afatmesme të të ardhurave të miratuar tashmë edhe nga Këshilli i Ministrave.
27 Dhjetor 2024, 15:40 -
Gjykata e Hagës urdhëron ish pjesëtarin e UÇK-së t’u paguajë 208 mijë euro viktimave të tij
Pjetër Shala, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i cili është dënuar për krime lufte nga trupi gjykues i Gjykatës Speciale, është urdhëruar për zhdëmtim të viktimave të tij në shumën prej 208 mijë eurosh.
29 Nëntor 2024, 12:51 -
Shqiptarët shpenzojnë 40% të të ardhurave për ushqime, produktet e mishit ‘zbrazin’ portofolin! Kukësi e Dibra qarqet më të varfër
Shtrenjtimi i ushqimeve po ju kushton shumë familjeve shqiptare të cilat shpenzojnë afro 40% të të ardhurave të tyre për bukë, perime, produkte mishi e bulmet. Raporti i INSTAT tregon familjet në vend shpenzojnë më pak para për shëndet dhe argëtim
4 Tetor 2024, 12:08 -
“Mbi 1 mijë funksionarë të pandehur”, studimi për punën e SPAK dhe GJKKO: Rriten hetimet dhe dënimet për zyrtarët e lartë
Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG) publikoi sot raportin vjetor krahasues 2020 - 23 mbi punën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Gjykatave të Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
25 Shtator 2024, 12:45 -
VIDEO/Ushtrisë së Putinit i plas “Satani II” gjatë testimeve në arktikun e Sarmatin! Raketa më e frikshme në botë shpërthen gjatë lëshimit dhe shkatërron bazën
Ikona e fuqisë ruse shpërthen pas lëshimit, teksa furnizohej me karburant. Vlerësohej si supremacia me të cilën ditë më parë Rusia trembi Europën. Vetëm një prej tyre mund të shkatërrojë një qytet të tërë. Satelitët kapën pamjet e katastrofës në Plesetsk
23 Shtator 2024, 08:08 -
-
-
'Shëndeti në Shkolla', nis zbatimi i programeve të depistimit të fëmijëve: Nga kujdesi dentar, ai për shikimin tek skolioza
Me nisjen e vitit të ri shkollor, krahas zhvillimit të procesit mësimor, nisi edhe zbatimi i programeve në shkallë kombëtare, që kanë në qendër shkollën dhe që mbështesin shëndetin dhe mirërritjen e fëmijëve në moshë shkollore 6 deri në 14 vjeç
10 Shtator 2024, 14:35 -
Fatos Çoçoli: Kthesa e madhe me arbitrazhin ndërkombëtar! Shteti shmangu gjoba dhe humbje në nivel 208 milionë euro
Në tre muaj, shteti shqiptar fiton tre gjyqe të rëndësishme ndërkombëtare. imazhit të një shteti, që në shtatë gjyqe humb gjashtë, i erdhi fundi. Merr fund perceptimi i Shqipërisë si një shtet i dobët në arbitrazhin ndërkombëtar, i cili humb në masë gjyqe, për shkak të ankesave të kompanive të huaja
27 Gusht 2024, 11:01 -
-
Analiza e Fatos Çoçolit/ Udhëtim në kohë: kosto e tuneleve në Kroaci dhe Llogara
Në pamje të parë, duket si shqetësim i drejtë i opozitës, se pse Tuneli i Llogarasë, shumë i ngjashëm me dy tunele gati po aq të gjatë në Kroaci, po kushton më shumë se të dy tunelet kroate. E vërteta qëndron krejt ndryshe dhe duhet të bëjmë shumë kujdes, kur krahasojmë vepra të ngjashme në kohë të ndryshme, me kosto shumë të larguara nga njëra-tjetra
11 Korrik 2024, 10:28 -
‘Bum’ ndërtimesh në vend, por Censi zbulon shifrat: Në 13 vite u shtuan 70 mijë banesa, 356 mijë banesa janë bosh
Teksa ndërtimet shtohen çdo ditë, censi nxori në pah se mbi 356 mijë banesa në Shqipëri janë bosh, të pabanuara, duke u rritur me 10% krahasuar me vitin 2011. Nga këta 170 mijë janë apartamente. Sipas të dhënave edhe pse stoku i banesave është shumë i madh në 12 vite janë shtuar 70 mijë banesa të reja.
28 Qershor 2024, 17:45 -
-
30 prilli, afati për dorëzimin e Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave
Detyrimin për dorëzimin elektronik të deklaratës e kanë individët rezidentë dhe jo rezidentë, që gjatë vitit 2023 kanë pagë bruto vjetore mbi 2,000,000 lekë apo ata, të cilët janë të dypunësuar, të paktën për një periudhë tatimore brenda vitit.
22 Prill 2024, 17:43 -
Lehtësi fiskale të rinjve të punësuar, një pjesë e tatimit mbi pagën do u kthehet mbrapsht! Taksim 23% vetëm për pagat mbi 250 mijë lekë
Së shpejti Ministria e Financave do të prezantojë një paketë me lehtësi fiskale për të rinjtë deri në 29 vjeç që janë të punësuar. Kjo kategori do të plotësojë deklaratën vjetore të ardhurave, dhe më pas shteti do ju kthej pas një shumë të caktuar parash që punëdhënësi ka paguar si tatim përgjatë vitit. Po ashtu brenda korrikut, do të propozohet që tatimin 23% mbi pagat të paguhet vetëm për ata që marrin mbi 250 mijë lekë në muaj.
16 Prill 2024, 16:26 -
Çmime si në ndeshjet e Kombëtares, FSHF nxjerr në shitje biletat e 'Final 4' më shumë se një muaj para! Biznes me Superligën
Ende nuk janë konfirmuar katër ekipet e "Final 4" që do luftojnë për titullin kampioon në Superligë, por Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë në shitje me nxitim biletat për finalet që do vendosin kampionin.
11 Prill 2024, 20:51 -
'Partizani'/ Nga vila te Gjiri i Lalëzit te llogaritë bankare me vlerë mbi 250 mijë €, Gjykata e Lartë lë në fuqi sekuestron e pasurive të Jamarbër e Argita Malltezit
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi sekuestron e 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit. Trupa gjykuese e përbërë nga Ilri Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni nuk kanë pranuar rekursin e dhëndrit dhe vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha duke lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Posaçme të Apelit
3 Prill 2024, 10:05