Nga viti 2011 deri në 2023-shin vendit i janë shtuar 70 mijë banesa. Sipas të dhënave të censit të banesave rezulton se në Shqipëri në total janë 1.082.529 banesa të zakonshme, nga të cilat 47% ishin shtëpi individuale, 39.9% ishin pallate dhe pjesa tjetër ishin janë banesa pjesërisht të veçuara dhe shtëpi në rend tarracor.
Në pamje të parë duket sikur një në dy banorë të vendit ka një banesë, por në fakt e vërteta është kundërta. Censi tregoi se 356,204 banesa të pabanuara ose 32.9% e totalit, pasi nga numërimi ka rezultuar se vetëm 726.325 banesa ishin të banuara. Sipas të dhënave rreth 40% e apartamenteve, pra (170 264 apartamente) në Shqipëri nuk kishin banorë.
“Shkalla e banesave të zakonshme të pabanuara varionte nga 24,3 përqind për banesat pjesërisht të veçuara në 39,4 përqind për banesat në pallate, shtëpitë individuale dhe ato në rend tarracor ishin përkatësisht secila 29,2 dhe 29,8 përqind”, thuhet në raportin e CENS.
Kjo tregon për një stok të madh pronash të pa shitura, ndërkohë që çmimet e tyre sot kanë arritur në shifra rekord. Në këto kushte ku flitet për mijëra banesa bosh, pikëpyetja që ngrihet ka të bëjë me bumin e ndërtimeve në vend, se për kë po ndërtohet dhe a ka vërtetë blerës?
NUMRI I BANESAVE NË SHQIPËRI
Cens 2011 1,012,400 banesa
Cens 2023 1,082,529 banesa
Rritja +70,129 banesa
Nga 1 082 529 banesa në total janë 508 643 shtëpi individuale dhe 431 858 apartamente
726 325 banesa të zakonshme të banuara - Nga këto 360 233 shtëpi individuale dhe 261 594 apartamente
356 204 Banesa të pabanuara - Nga këto 148 410 shtëpi individuale dhe 170 264 apartamente
Nga 431 858 mijë apartamente (Pallat) në totalApartamente të banuara 261 594
Apartamente të pabanuara 170 264
Nga 508 643 shtëpi individuale
Shtëpi individuale të banuara 360 233
Shtëpi individuale të pabanuara 148 410
Një tjetër konkluzion i nxjerrë ka të bëjë me madhësitë e apartamenteve. Shqiptarët jetojnë në banesa të vogla dhe të mbipopulluara, pasi 47.1% e tyre janë me madhësi 40-69 metër katror, ndjekur nga 23.7% me sipërfaqe banimi 70-99 metër katror.
Banesat e zakonshme të banuara sipas sipërfaqes së përdorshme
Nën 40 m2 - 127 552 banesa
Nga 40 - 69 m2 - 341 983 banesa
Nga 70 - 99 m2 - 172 398 banesa
Nga 100 -129 m - 54 559 banesa
130 m2 e më shumë - 18 625 banesa
Nuk e di - 11 208 banesa
Afro 26.1% e këtyre banesave janë ndërtuar para vitit 1981, ndjekur nga 37.5% janë ndërtuar nga viti 1981 deri në vitin 2000, dhe 36.4% janë ndërtuar nga viti 2001. Në 82.5% të pronave të banuara familja ishte pronare, në 8% ishte me qira dhe 8.7% kishin marrëveshje tjetër banimi.
K.T./S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3727
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekonomia u rrit me 4.09% gjatë sezonit veror! Ndikim kryesor, bumi turistik dhe rritja e pagave në administratë
24 Dhjetor, 12:20
-
SPECIALE/ Mjalti, biznesi i ëmbël që prodhon produkt të shtrenjtë
22 Dhjetor, 18:05
-
Rrogat ulen te privati, 354 mijë s'arrijnë pagën mesatare! Eksperti: Punonjësi shihet si kosto e jo investim
22 Dhjetor, 14:25
-
Turizmi, shqiptarët preferojnë pushimet jashtë, daljet u rritën me 14.7% në janar-tetor
20 Dhjetor, 11:05
-
2024-a 'bilanc' negativ/ 1 në 4 biznese nëndeklaruan pagat! Gjysma e të punësuarve marrin deri në 2300 lekë në ditë
17 Dhjetor, 16:05
-
Afro 20% e shqiptarëve në rrezik varfërie, kanë të ardhura ditore deri në 751 lekë! Gjendja do rëndohej nëse s’do ishin pensionet e skemat sociale
13 Dhjetor, 20:29
-
Në vitin 2025 do të shpenzohen mbi 8 mln euro për mbetjet! Bashkia Durrës do marrë 2.5 mln euro për trajtimin e tyre
9 Dhjetor, 18:39
-
41 mijë familje me mbi 4 anëtarë jetojnë në banesa më pak se 40 metër²
29 Nëntor, 09:14
-
S’ka më banesa individuale, por rezidenca shumëkatëshe! Mbi 2 mln metër katrorë ndërtime të reja me vlerë 806 mln €, u miratuan në 9 muaj nga bashkitë
29 Nëntor, 08:07
-
Shtohen të huajt në shtator, shqiptarët nuk po bëjnë më pushime! Ja shifrat e INSTAT
23 Nëntor, 07:52
-
Thellohet rënia/ Eksportet e mallrave tkurren me 530 mln euro nga janari në tetor!
18 Nëntor, 14:09
-
Inflacioni ‘ngec’ në 1.9% aq sa ishte dhe në shtator, por shtrenjtimi i ushqimeve nuk ndalon! Çmimet e zarzavateve edhe më të kripura sesa vjet
8 Nëntor, 16:53