-
‘Bashkëjeton me Alibeajn’, zbardhet letra ku Xhaferllari kërkonte dorëheqjen nga çështja e Berishës e Malltezit: Aludime, por reputacioni i Kushtetueses duhet të prevalojë
Është zbardhur letra që anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari i kishte dërguar kryetares Holta Zaçaj, ku kërkonte dorëheqjen nga çështja e Sali Berishës dhe Malltezit.
9 Janar, 19:18 -
Të akuzuar në Belgjikë për trafik droge, SPAK kërkon konfiskimin e 22 pasurive të 5 të dënuarve! Shumica apartamente tek Uji i Ftohtë në Vlorë e Tiranë (EMRAT)
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të sekuestruara të anëtarëve të një organizate kriminale të trafikut të ndërkombëtar të drogës në Belgjikë që drejtohej nga 50 vjeçari nga Vlora Eridan Nebiu, i njohur edhe me mbiemrin kolumbian Guerrero.
9 Janar, 10:48 -
Ndërhynë në dosjen e 'Toyota Yaris', Suel Çelës e 6 të tjera, SPAK çon në GJKKO ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka dhe 3 të tjerë! Dosje të re për emra të tjerë të Drejtësisë
SPAK dorëzoi më 30 dhjetor 2024 dosjen penale ndaj ish-kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka, ish-oficeren e policisë gjyqësore pranë ish-prokurorisë për Krime të Rënda, Erjona Daupaj, avokatin Radovan Çela dhe Astrit Vladi. Veçohet hetimi për gjyqtarët, prokurorët e funksionarët e tjerë të drejtësisë që bashkëpunuan me ta.
4 Janar, 13:24 -
SPAK dërgon për gjykim 3 të pandehur, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal! Trafik droge në Francë më 2022 (EMRAT)
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bashkë me autoritetet e Lionit dhe drejtësisë franceze, çmontuan grupin me 19 persona. Dosja dërgohet në GJKKO për proces ndaj 3 të dyshuarve, me akuza të rënda. Hetimet nisën më 2023 në Shqipëri dhe më 2022 në Francë. Dy prej tyre me nga dy identitete
30 Dhjetor 2024, 10:50 -
Sekuestrohen pronat e Elton Arkaxhiut, i dënuari në Francë për trafik droge, pronar i kafe 'Rio' e qendres 'SPA' tek 'Myslym Shyri' në Tiranë
Gjykata e Tiranës firmosi sekuestrimin e pasurisë së Elton Arkaxhiu bazuar në ligjin për ‘Parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë’.
28 Dhjetor 2024, 10:18 -
Dosja SKY ECC/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e Erzen Breçanit, Dedan Gjonit dhe 6 të tjerët! Tentativë vrasjeje dhe narkotrafik (VENDIMI)
Gjykata e Posaçme e shkallës së parë pranoi kërkesën e SPAK për dërgimin e dosjes “Metamorfoza 2” për proces në themel ndaj 8 anëtarëve të një grupi kriminal, mes të cilëve edhe ish-kryepolici Erzen Breçani dhe ish-komisari i Kombinatit, Dedan Gjoni. Do vriteshin vëllezërit Nela për hakmarrje, strehuan dhe killerin e penduar Nuredin Dumani. Akuzë dhe për narkotrafik. Bujar Ajetit i pushohet çështja vetëm për armëmbajtje
27 Dhjetor 2024, 16:15 -
Kush i dha ‘anonimit’ informacione konfidenciale të Aviacionit Civil për të sulmuar Erion Veliajn? SPAK: Po hetojmë për korrupsion dhe fshehje pasurie
SPAK thotë se ndaj Veliajt nuk ka akuzë, por është marrë në pyetje si person që ka dijeni rreth një çështje në hetim që indicie ka kallëzimin e një personi anonim. Ky person ka dorëzuar në SPAK informacione konfidenciale të Aviacionit Civil, siç është një fluturim i Veliajt 20 vite më parë, duke ngritur pikëpyetje se kush është burimi që i ka dhënë një anonimi informacione jo publike nga Aviacioni.
27 Dhjetor 2024, 13:17 -
Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë! Kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro
Prokuroria e posaçme ka përfunduar hetimet ndaj ish drejtorëve të Bashkisë Tiranë, Redi Molla e Mariglen Qato dhe bashkëpunëtorëve të tyre të cilët i akuzuan për korrupsion, fshehje pasurie e pastrim parash.
26 Dhjetor 2024, 15:36 -
Korçë, Prokuroria çon në gjyq pronarin e laboratorit të falsifikimit të dokumenteve, prodhonte dhe para false, i tregonte me çmim më të ulët
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq Artur Rakipin i cili akuzohet se kishte ngritur një laborator me të gjitha pajisjet e nevojshme për fabrikimin e dokumentave në mënyrë të jashtëligjshme, në një apartament të ndodhur në Rr. “28 Nëntori”.
26 Dhjetor 2024, 13:36 -
AMP arreston 2 policë! Njëri u denoncua nga ish-bashkëshortja, theu urdhrin e mbrojtjes dhe i vodhi valixhen me 5 milion lekë
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar në flagrancë dy punonjës policie, përkatësisht Inspektorin Llesh Tusha që ushtronte detyrën në Komisariatin e Mirditës dhe Inspektorin Jaçe Reçka me shërbim në Policinë e Gjirokastrës.
19 Dhjetor 2024, 10:58 -
2024-a 'bilanc' negativ/ 1 në 4 biznese nëndeklaruan pagat! Gjysma e të punësuarve marrin deri në 2300 lekë në ditë
Më shumë se 354 mijë shqiptarë paguhen më pak se 2300 lekë në ditë. Shifrat e INSTAT tregojnë se më shumë se gjysma e punonjësve nuk e arrijnë pagën mesatare 77 mijë lekë. Shkak për këtë nivel të ulët pagash mbetet informaliteti, pasi rezulton se 1 në 4 biznese ka nëndeklaruar pagat e punonjësve deri në nëntor.
17 Dhjetor 2024, 16:05 -
Afera Partizani/ Seanca në GJKKO për Berishën, dhëndrin Malltezi dhe 3 të tjerët! Më 6 janar vendoset nëse dosja kalon për gjykim
Në Gjykatën e Posaçme u mbajt seanca paraprake për dosjen ‘Partizani’, në të cilën akuzohen edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe 3 tjerë. Më datë 6 janar 2025 do vendoset nëse dosja e Berishës do të kalojë për gjykim. Sot Prokuroria përfundoi leximin e kërkesës për dërgimin e çështjes në gjyq.
16 Dhjetor 2024, 15:20 -
Krijuan skemë mashtrimi me call- center, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq izraelitin dhe 38 shqiptarë! Dëmi mbi 2 mln euro
Hetimi trevjeçar, në bashkëpunim me autoritetet gjermane dhe partnerët europianë, zbuloi skemën që përfshinte platforma fiktive investimesh. Viktimat josheshin të investonin përmes call center që operonin në Tiranë, duke përdorur faqe si “fx-leader.com”. Fitimet ishin virtuale, ndërsa depozitat zhdukeshin. Në skemë të përfshirë izraeliti, Rafael Genish, si drejtues i aktivitetit dhe 38 shqiptarë të cilët kryenin mashtrimet në grup.
30 Nëntor 2024, 10:37 -
Afera 'Partizani’/ GJKKO shtyn më 16 dhjetor seancën paraprake për Berishën, dhëndrin dhe 3 të tjerët! Avokati Gjokutaj: Strasburgu po shqyrton me prioritet dosjen e ish-kryeministrit
GJKKO vendosi sot të shtyjë për një datë tjetër seancën paraprake ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të pandehurit e tjerë, të akuzuar për aferën korruptive të dosjes së kompleksit “Partizani”.
25 Nëntor 2024, 12:52 -
80 operacione dhe 675 persona në pranga për 1 muaj, Policia bën bilancin për tetorin: Sekuestrohen mbi 640 kg kanabis e rreth 1 kg kokainë! Pasuri me vlerë 750 000 euro
Policia e Shtetit ka bërë bilancin për muajin tetor, nga ku bëhet me dije se 80 operacione u finalizuan në të gjithë vendin ku u goditën disa veprimtari kriminale në fusha të ndryshme.
3 Nëntor 2024, 13:02 -
Trafik droge në Shqipëri e Itali, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të 15 shqiptarëve: Llogari bankare, 25 subjekte tregtare, 43 makina e 18 prona! U arrestuan në dosjen 'Muratori'
Prokuroria e Posaçme, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të 15 prej 65 shqiptarëve të arrestuar në kuadër të operacionit ndërkombëtar ‘Muratori’ ndërmarrë në shkurt të këtij viti kundër trafikut të drogës në shkurt të këtij viti.
27 Tetor 2024, 11:02 -
'U pastruan 1.25 mln € droge', SPAK dërgon për gjykim ish-drejtoreshën e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi, 2 vëllezërit e dënuar në Belgjikë e administratorin e shoqërisë 'Ledio 4'
Për 13 vite vëllezërit Besjan dhe Leonard Ramaj të dënuar në Belgjikë për drogë, në bashkëpunim me ortakun e tyre, Ardian Malasi të ndihmuar dhe nga ish drejtoresha e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi kanë arritur të pastrojnë shumën e parave në fjalë.SPAK: Paraja në dorë (cash) është integruar në shoqërinë “Ledio 04” sh.p.k të Ardjan Malasi, e cila më pas i investonte në pasuri të paluajtshme.
25 Tetor 2024, 08:58