2024-a 'bilanc' negativ/ 1 në 4 biznese nëndeklaruan pagat! Gjysma e të punësuarve marrin deri në 2300 lekë në ditë

192 lekë deri 287 lekë! Kaq kushton një orë pune për mbi 53.6% të të punësuarve në vend, ose më pak se 2300 lekë dita. Thënë ndryshe, janë mbi 354 mijë të punësuar në Shqipëri që nuk arrijnë pagën mesatare të vendit 77.669 lekë por marrin deri në 60 mijë lekë në muaj.

Janë mbi 162 mijë të punësuar që paguhen deri në 40 mijë lekë aq sa është paga minimale, ndjekur nga 133 mijë të tjerë që marrin deri në 50 mijë lekë.

Pagën deri në 60 mijë lekë e marrin afro 60 mijë punonjës, ndërsa mbi 300 mijë të tjerë paguhen mbi 60 mijë lekë në muaj.

Shifrat e INSTAT tregojnë se paga mesatare në privat u ul në tremujorin e tretë të vitit, edhe pse pritej e kundërta. Privati i uli rrogat nga 70.430 lekë në tremujorin e dytë të vitit në 69.534 lekë gjatë sezonit veror.

Mungesa e pasqyrimit të një rritjeje të fortë rrogash, lidhet me informalitetin në tregun e punës, ku qindra subjekte nuk i deklarojnë pagat reale të punonjësve.

Bazuar në shifrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, mbi 37 mijë biznese kanë rritur deklarimin e pagave për punëtorët menjëherë pas nisjes së aksionit antiinformalitet. Praktikisht një në katër biznese në vend, ka nëndeklaruar pagën e punonjësit, pasi në total në vend janë të regjistruar 130 mijë biznese.

Pra, bizneset për t’iu shmangur taksave, vendosin t’i nëndeklarojnë rrogat e punonjësve, duke ua dhënë një pjesë në dorë e tjetrën në bankë. Ulja e deklarimit, ndikon automatikisht edhe në nivelin mestar të rrogave në vend, si dhe dëmton punëmarrësin pasi ulet vlera e kontributeve për pensionin.

Aktualisht drejtoria e tatimeve ka identifikuar 7 mijë subjekte me risk për nëndeklarim, pasi nuk kanë reflektuar pas thirrjes së tyre për të korrigjuar deklarimet e pagave, dhe do të përballen me kontrollin tatimor.

Ky aksion do të vijojë edhe në vitin që po vjen, ku përveç sensibilizimit do të ketë gjoba, mbyllje biznesi e deri tek bllokimi i pasurive të paluajtshme. Ministria e Financave thotë se vetëm nga lufta ndaj informalitetit në punësim dhe në paga do të rriten me 15 miliardë lekë të ardhurat në vitin 2025.

Sektorët me nivelin më të ulët të pagave mesatare janë bujqësia (50.951 lekë), ndërtimi (60.526 lekë), tregtia, akomodimi ushqimor (61.072 lekë) dhe industria (65.433 lekë).

SA PAGUHEN PUNONJËSIT?
40.000 lekë                   24.5%
40.001- 50.000 lekë      20.1%
50.001- 60.000 lekë           9%
Total                              53.6%
PAGAT SIPAS SEKTORËVE
Bujqësi                       50.951 lekë
Ndërtim                      60.526 lekë
Tregti, akomodim       61.072 lekë
Industria                      65.433 lekë

*Shënim: Përllogaritjet janë bërë bazuar mbi numrin total të vendeve të punës prej 662,000 mijë sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 17/12/2024 16:59

    Pervecse nuk deklarojne pagat dhe punojme dhe dite festash keta perfitojne sepse puntori i shkret kur vete te ankohet ata te zyra e punes marin leke dhe mbyllin syt flas per vlore qe jan super Te koruptuar i bej thirje shtetit te dalin ne Terren ose ju mediave dilni neper privat dhe shikoni ca behet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

New Yorku qyteti më i pasur në botë, arsyet që e bëjnë metropolin financiar të globit

New Yorku qyteti më i pasur në botë, arsyet që e bëjnë metropolin financiar të globit