-
U zhvatën gjermanëve 6.1 mln € me Call Center, arrestohet në Dubai Erlind Cekaj! Pjesë e grupit të biznesmenit Amant Josifi
Një tjetër anëtar i grupit të biznesmenit të njohur të Call Centerave në hetim nga autoritetet spanjolle për zhvatjen e miliarda eurove përmes mashtrimit është arrestuar në Dubai. Erlind Cekaj është në gjykim nga GJKKO si personi pas platformave mashtruese të kompanisë së IT “PumaTS/SMCompany” të lidhur me kompaninë “Milton Group”. Sipas SPAK vetëm gjermanëve bavarezë grupi ka arritur tu zhvasë 6.1 mln euro.
21 Gusht 2024, 10:20 -
Gati të gjitha akuzat: Trafik droge, pastrim parash e tentativë vrasjeje! SPAK dërgon për gjykim dosjen e Erzen Breçanit, ish-shefit të Krimeve dhe 9 të tjerë
10 muaj pas operacionit “Metamorfoza 2”, SPAK mbyll zyrtarisht hetimet dhe dërgon dosjen në gjykatë me 11 të pandehur, në mesin e të cilëve ish-drejtuesi i lartë i policisë, Erzen Breçani, në akuzë për 2 vepra penale. Dosja është ndarë për një pjesë të të hetuesve për shkak të fakteve të reja. Përmes komunikimeve në “SkyECC” u zbardhën raste të trafikut të drogës, pastrimit të parave dhe tentativës për vrasje
7 Gusht 2024, 11:20 -
GJKKO lë në 'arrest me burg' kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka mohon akuzat! Në seancë shkon dhe Dumani! KLP e pezullon nga detyra
GJKKO dha masën e sigurisë 'arrest me burg' për kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka, i cili u arrestua dy ditë më parë pasi dyshohet se ndërhyri në dosjen e Toyota Yaris por dhe në 7 çështje të tjera kundrejt përfitimeve monetare. GJKKO: Ndalohet publikimi i akteve të dosjes
31 Korrik 2024, 14:02 -
Arrestimi i kryeprokurorit të Vlorës Aurel Zarka, SPAK tregon dosjet ku ndërhyri: Informacionet erdhën nga shërbimet partnere
Kreu i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka akuzohet nga SPAK për vepra penale të korrupsionit dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm në katër çështje penale që lidhen me dosjen e “Toyota Yaris” si dhe një hetim pasuror të Suel Çelës.
30 Korrik 2024, 15:04 -
Grumbulluesit nën hetim, abuzuan me çmimet e fruta perimeve! Autoriteti i Konkurrencës: Në Tiranë u shtrenjtuan deri në 100%! Në Fier, Korçë, Berat, Elbasan deri në 50%
Çmimet e fruta perimeve janë rritur në mënyrë abuzive nga grumbulluesit deri në 100%. Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se ka nisur hetim për 86 ndërmarrje grumbullimi e tregtimi me shumicë në Tiranë, Korçë, Fier, Elbasan e Berat, për shkak të abuzimit me çmimet, blerjes-shitjes pa faturë, dhe fiksim të çmimeve mes kompanive.
29 Korrik 2024, 13:48 -
Mashtruan evropianët përmes ‘Call Center’, SPAK çon për gjykim 2 të pandehur: U zhvatën italianëve 3 mln euro! Me paratë e fituara, blenë pasuri të paluajtshme
SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Juel Micin dhe mendim Domin, të akuzuar se përmes Call Center kanë mashtruar evropianët duke u zhvatur shuma të mëdha parash.Sipas SPAK dëmi i shkaktuar nga mashtrimi arrin në 3 mln euro, por ka dhe shumë raste të pakallëzuara
27 Korrik 2024, 14:39 -
'Nga Shqipëria në SHBA brenda 15 ditëve kundrejt 20 - 45 mijë $!' SPAK zbardh skemën si vepronte grupi kriminal: Ishte i organizuar në nivel transnacional
SPAK zbardh itinerarin që grupi kriminal ndiqte për të dërguar shqiptarët ilegalë drejt SHBA-së kundret fitimit nga 20 - 45 mijë euro. Shqipëri - Itali - Spanjë - Meksikë dhe destinacioni përfundimtar 'toka e premtuar' . Në kufirin shqiptar kalonin me pasaportat e tyre më pas pajiseshin me dokumente false, bileta e numra telefoni sipas shteteve ku shkonin.
24 Korrik 2024, 09:46 -
Inceneratori i Tiranës/ 8 urdhërarreste, asnjë i ekzekutuar! Mbështetësi i Ahmetajt me të tjerët pastruan 20 mln euro! SPAK: Zoto e Mërtiri ‘kokat’ e grupit kriminal
Rreth 20 milionë euro janë pastruar nga grupi kriminal përmesë aferës në inceneratorin e Tiranës, ndërsa 8 urdhër arrestet e njoftuara pak ditë më para nga SPAK, nuk janë ekzekutuar. Në njoftimin zyrtare, SPAK thotë se në krye të këtij grupi të strukturuar qëndrojnë Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, ndaj të cilëve është proceduar më parë me caktim mase sigurimi “arrest në burg”.
16 Korrik 2024, 13:05 -
U arrestua në lokalin afër SPAK, Prokuroria e Posaçme: Islam Sefa koka e grupit shqiptaro - gjerman që trafikoi 912 kg drogë në Gjermani! Vlera 3.3 mln euro
Sefa u arrestua pasi kishte shkuar të takonte avokatin në lokalin afër Prokurorisë së Posaçme. Gjatë hetimeve janë evidentuar 9 episode dhe është provuar se sasia e lëndës narkotike të trafikuar është 912 kg marijuanë. Sekuestrohen euro, bizhu dhe një automjet luksoz tip BMW X5; euro si dhe 60 kg marijuanë e ndarë në pako me mbishkrimin “Kruja”.
3 Korrik 2024, 19:08 -
Trafik droge në Francë, koka në Durrës, GJKKO cakton 'arrest me burg' për 3 të arrestuarit në Shqipëri
Hetimet e skuadrës së përbashkët të SPAK dhe autoriteteve franceze zbuluan grupin kriminal që ishte vendosur në Lion të Francës por që furnizonte me drogë edhe 4 qarqe të tjera franceze, si Savojan, Savojan e sipërme, Rhone dhe Ain.
3 Korrik 2024, 10:49 -
SPAK çon në GJKKO dosjen e dy grupeve kriminale/ Orë e bizhutë e vjedhura në Francë shiteshin në Shqipëri! Familja e shoferit të Ministrisë së Brendshme sillte para e mall kontrabandë
SPAK përfundon hetimet dhe çon në GJKKO dosjen në ngarkim të dy grupeve kriminale të cilët vepronin mes Francës e Shqipërisë. Grupi i parë, sendet e vjedhura në Lion i shiste në Tiranë, ndërsa grupi i dytë pjesë e të cilës ishte familja e ish shoferit të ministrisë së Brendshme sillte para e mallra kontrabandë. Për transportin kishin marrë garanci nga 3 kompani që bënin linjën Shqipëri- Francë - Shqipëri.
12 Qershor 2024, 10:52 -
Grupi i Plaruent Dervishajt donte të vriste 'juristin' Mitri Priftin! Në 2021 tentoi të ekzekutonte Edison Begajn në sy të fëmijëve, ndryshoi dëshminë për Shullazin
SPAK zbulon planin dhe autorët që për gati 4 muaj kishin organizuar planin pë të vrarë Mitri Priftin. Madje ishin siguruar kushtet dhe mjetet materiale.
28 Maj 2024, 11:16 -
Atentati ndaj Arjan Ndojës, SPAK çon për gjykim porositësin Plaurent Dervishaj dhe 8 anëtarët e bandës! Edhe 2 planet e tjera për vrasjen e ish-prokurorit dhe Rrumit të Shijakut
SPAK ka dërguar për gjykim 9 anëtarët e grupit kriminal që organizuan atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, tashmë i shkarkuar nga vettingu. Porositësi Pluarent dervishaj, i cili dtshohet se fshihej në Dubai, kishte planifikuar me grupin e tij edhe 2 plane të tjera për vrasjen e Ndojës dhe Rrumit të Shijakut.
28 Maj 2024, 09:59 -
I zbuloi Sky - ECC, përjashtohen nga policia dy efektivë! Kur ishin drejtues organizuan e drejtuan kultivimin e kanabisit e lojrat e fatit në Lezhë, Krujë
Policia e Shtetit ka përjashtuar nga radhët e policisë Henerigert Mitri e Klodian Shahini dy efektivët të cilët rezultojnë se kanë bashkëpunuar me anëtarët e grupeve kriminale në lezhë dhe Fushë Krujë për të drejtuar dhe organizuar kultivimin e lëndëve narkotike dhe të lojrave të fatit.
20 Maj 2024, 17:41 -
Tentuan të vrisnin Inez Hajrrullën! SPAK zbardh motivin, kush u porosit dhe kush do ekzekutonte: Atentati u porosit për të marrë në kontroll lojërat e fatit
SPAK kopsit dosjen dhe con në gjykim 4 të pandehur si pjesë e planit për të kryer atentatin ndaj Inez Hajrullës në 2023 në Vlorë por që u parandalua nga policia. Deri tani është zbuluar se kush u porosit për ta kryer krimin, kush do e ekzekutonte, ndihmësit por nuk është zbuluar porositësi.
16 Maj 2024, 10:34