Në kulmin e skandalit të dopingut, Federata Europiane e Peshëngritjes fal Shqipërinë për neglizhencën në regjistrimin në kohë të sportistëve duke pranuar dy sportistët kuqezi që do të na përfaqësojnë në Gjeorgji.

Erkand Qerimaj dhe Shqiponja Brahja do të jenë dy sportistët shqiptarë që do të marrin pjesë në Europianin e Peshëngritjes që do të mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë, nga data 10 deri më 18 prill.

Shqiponja Brahja do të garojë në peshën 48 kg, ndërsa Erkand Qerimaj që është kampion Europe në fuqi do të garojë ne peshën 77 kg.


d.b/shqiptarja.com