Italia rrezikon pjesëmarrjen në fazën finale të Europianit 2024. Të kaltrit e Spallettit janë kampionët në fuqi të këtij eventi, teksa u mundën 3-1 në përmbysje nga Anglia në "Wembley", pikërisht në stadiumin ku kundër anglezëve ngritën trofeun e kampionit për Euro 2020. Pas kësaj fitoreje, Anglia bëhet skuadra e tetë që merr një biletë për në "Gjermani 2024".
Për ndeshjen e grupit C kualifikues, miqtë italianë kaluan të parët në avantazh me Scamacca në minutën e 15-të. Në të 32-të minutë Harry Kane shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për ekuilibrat 1-1.
Në fraksionin e dytë të lojës, të besuarit e Southgate morën kontrollin e lojës dhe shënuan dy herë të tjera. Fillimisht Rashford në të 57 minutë i dha epërsinë vendasve, teksa ishte kapiteni Kane që në minutën e 77 shënoi dopietën personale në këtë përballje dhe golin e tretë për "Tre Luanët".
Kësisoj, Anglia me këtë sukses ngjitet në kuotën e 16 pikëve në vendin e parë dhe kalon më tej si e kualifikuar, duke lënë pas Ukrainën me 13 pikë, që sot fitoi 3-1 me Maltën. Italia me 10 pikë dhe dy ndeshje për të luajtur (Ukrainë dhe Maqedoni e Veriut) rrezikon mos marrë pjesë në Euro 2024 me formën e treguar.
Në ndeshjet e tjera të kësaj mbrëmjeje, Serbia fitoi 3-1 kundër Malit të Zi, Sllovenia mundi 0-1 Irlandën e Veriut, Danimarka fitoi 1-2 kundër San Marinos jo pa vështirësi dhe Lituania e Hungaria barazuan 2-2.
S.Dh/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Dhjetor, 10:22
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, prisni ndryshim në punën e SPAK?
-
Po
36.7%
-
Jo
54%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 717
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aktivistja Greta Thunberg arrestohet në protestën pro-palestineze në Londër
23 Dhjetor, 16:31
-
Ndeshja kundër Anglisë në 'Air Albania', FIFA gjobit FSHF-në prej tifozëve
3 Dhjetor, 10:01
-
GOLAT/ Man. City bën 'me zemër' Pep Guardiolën, fiton 4-5 në Londër kundër Fulham
3 Dhjetor, 09:51
-
Ish-futbollisti i Anglisë arrestohet në aeroportin e Londrës nën akuzën për tentativë përdhunimi
2 Dhjetor, 14:25
-
Nga arti te solidariteti/ 'Zëri i Trashëgimisë 2025' koncerti në Londër me artistë nga Diaspora që do të përkrahë financiarisht fëmijët e minatorëve të rënë në Bulqizë
29 Nëntor, 12:56
-
Londra rifillon kërkimet për Ilir Kumbaron! Ish-shefi i SHIK-ut të Berishës u dënua për zhdukjen e Remzi Hoxhës! Ja ku u pa për herë të fundit
23 Nëntor, 21:50
-
De Biasi këshillon Gattuson për play-off-in e Botërorit: Italia është favorite, por duhet fokus vetëm te Irlanda e Veriut
22 Nëntor, 16:00
-
'S'duhet të mjaftohemi me humbje dinjitoze', Rudi Vata për Report Tv: Lojtarët e Kombëtares duhet të jetojnë për ndeshjet e muajit mars
17 Nëntor, 14:30
-
Ismajli e Ramadani: Me pak fat do të kualifikohemi në botëror! Portieri i Anglisë: Shqipëria na rrezikoi me kundërsulme
17 Nëntor, 12:56
-
Botërori 2026/ Anglia shumë e fortë në Tiranë, Shqipëria mposhtet 0-2 nga dopieta e Harry Kane! 'Tre Luanët' tetë fitore kundër kuqezinjve
16 Nëntor, 15:43
-
Frikë nga kartonat kundër Anglisë, Sylvinho dërgon në tribunë Mitajn dhe Shehun
16 Nëntor, 08:18
-
Kupa e Botës 2026/ 22 mijë tifozë e kthejnë në festë, sot Shqipëria pret Anglinë në 'Air Albania'! Të dyja skuadrat i kanë përmbushur objektivat
16 Nëntor, 07:09