KAVAJE - Dhimbje dhe lot në familjen Pisku në Golem të Kavajës, aty ku dy anëtarë të kësaj familje humbën jetën tragjikisht nga aksidenti pranë vendit të quajtur "Mali i Robit", mëngjesin e kësaj të shtune. 

Kamera e Report Tv ka mbërritur në familjen e dy viktimave, aty ku janë hapur dyert e mortit pasi 69-vjeçari Xhemil Pisku 69-vjeç dhe nusja e djalit të tij, Edlira Pisku, 30-vjeçe u përplasën për vdekje nga një automjet "Toyota" me drejtuese 30-vjeçaren Ilda Parroj

Dy viktimat ishin nisur për në Berat te të afërmit e tyre, por ky udhëtim u ndërpre në mes nga shpejtësia e lartë e "Toyotës" e cila i mori përpara në anë të rrugës duke iu shkaktuar vdekjen tragjike. I plagosur mbeti djali 8-vjeçar i Edlira Piskut, i cili mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. Pas espertizës mjekoligjore, trupat e pajetë të Xhemil dhe Edlira Piskut janë dërguar pranë familjes, ndërsa ditën e nesërme do t'u jepet lamtumira e fundit.  

kavaje mberrijne viktimat

familja pisku golem mali robit

kavaje mberrijne viktimat
(Familja Pisku çel dyert e mortit)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com