ALUIZNI ka publikuar emrat e familjeve që marrin lejen e legalizimit në Tiranë. Janë 40 familje që kanë gati tapinë e shtëpisë dhe duhet të bëjnë pagesën. Shlyerja e vlerës së parcelës ndërtimore nga poseduesi i ndërtimit pa leje bëhet pas njoftimit me shkrim nga Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave, në të cilin janë përcaktuar vlera, mundësia për pagesën në pjesë, si dhe afatet e shlyerjes.
/Shqiptarja.com









