Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, vazhdon edhe në këto ditë gushti të eksplorojë bukuritë shqiptare.

Vetëm dy ditë pasi doli në një deklaratë për mediat, ku akuzoi kreun e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani dhe kryeministrin Edi Rama se i kanë bllokuar llogaritë e partisë, Meta u arratis sërish nga kryeqyteti.

Këtë fundjavë ai ka zgjedhur të shkojë në një zonë të Beratit, ku dhe u hodh nga një shkëmb.

 “Përshëndetje të gjithëve nga "Syri i Kaltër" i Beratit, Sineci! Çfarë mrekullie, freskie dhe kaltërsie”, shkruan Ilir Meta në Facebook.