TIRANE- Ambasadori i BE-së Ettore Sequi deklaron se pakti detar nuk është kusht për Shqipërinë për marrjen e statusit të vendit kandidat.
dhe ambasadori i grek Leonidas Rokanas tha se nuk ka lidhje mes kësaj çështjeje si kusht për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së.
Në konferencë për shtyp ku u prezantuan prioritetet e presidencës greke të BE-së për 6 muajt e parë të vitit 2013 Rokanas u shpreh se nuk ishin forcat ekstremiste të cilat ndikuan në refuzimin e dhënies së statusit. por skepticizmi.
PAKTI DETAR S'ESHTE KUSHT
Pyetja: A do të marrë zgjidhje çështja e ujrave gjatë presidencës greke?
ROKANAS: “Nuk ka lidhje mes kësaj çështje si kusht për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së .Nuk dua të bëj koment për këtë cështje, po flasim për BE. Por dua të bëj një koment për Bashkimin Europian: Cështjet që kanë mbetur do të zgjidhen në frymën e bashkëpunimit dhe miqësisë së mirë. Çështja e zonave ekonomike ekskluzive është e rëndësishme. Nuk mund të hyj në detaje sa i takon çështjeve mes dy vendeve."
SEQUI: Konkluzionet e Këshillit Europian kanë thënë fare qartë se nuk ka kushte. Kërkohet konsolidimi i luftës kundër krimit dhe korrupsionit dhe është qëndrimi i të gjithë shteteve anëtare.
ROKANAS: REFUZIMI I STATUSIT, SHKAK JO EKSTREMIZMI POR SKEPTICIZMI
Rokanas u shpreh se nuk ishin forcat ekstremiste të cilat ndikuan në refuzimin e dhënies së statusit, por ishin euroskepticistët.
“Nuk mund të flas në mënyrë zyrtare, por presidenca greke dhe shumë udhëheqës kanë thënë se ekziston ajo qe ne e quajmë euroskepticizëm, nuk do të thoja ekstremizëm, nuk do të thoja ultra-nacionalistë, janë element përkufizues të Bashkimit Evropian dhe natyrisht për këtë do të ketë një debat shumë të thellë e serioz sidomos në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian. Le të mos vemi theksin vetëm tek ekstremizmi por euroskepticizmi. Ky element nuk ka luajtur një rol përkufizues në vendimin e Këshillit në muajin dhjetor. Jo, statusi nuk u refuzua, u tha që ne na duhet një historik më i gjerë. Jo vetëm raporti i Komisionit, por dokumenti i strategjisë është shumë pozitive për Shqipërinë."- tha Rokanas.
SEQUI: KY 6 MUJOR ME RËNDËSI ATHINA NA SIGUROI SE JU MBËSHTET
Ambasadori i BE-së tha se ky 6 mujor është i rëndësishëm sepse do të merret një vendim për statusin e Shqipërisë.
‘Është i rëndësishëm që dialogu me BE-në të mbahet gjallë. Jemi të siguruar se Greqia do të luajë një rol të rëndësishëm në këtë përpjekje. Dialogu konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës për reformat do të jetë kyç për integrimin. Ky është një angazhim i përbashkët.”- tha Sequi duke cilësuar prioritetet e presidencës greke “ambicioze dhe impenjative”- tha Sequi.
ROKANAS: PRIORITET ZGJERIMI, 2014, VITI MESDHETAR
Duke prezantuar prioritetet e presidencës së BE-së Rokanas tha se Greqia do të ketë shumë sfida dhe zgjerimi është politikë kyçe e BE me të cilën promovohet demokracia dhe stabiliteti në Europë.
Ky vit do të njihet si viti mesdhetar, për ti dhënë një theks të rëndësishëm këtij rajioni, ku është dhe Shqipëria. “Ka të bëjë me burimet energjike, planifikimin hapësinor dhe përcaktimin e burimeve në vendet e duhura dhe shfrytëzimin e zonave detare”- tha Rokanas.
Ai foli për një plan zhvillimi rajon, një strategji makroekonike për rajonin Mesdhetar.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com