POGRADEC - Një konflikt për motive të dobëta ka degraduar deri në përdorimin e armëve të zjarrit e për pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit të Pogradecit ku shtetasi G.S 39 vjeç pas një konflikti verbal në ambientet e një lokali ka qëlluar me pistoletë në drejtim të shtetasit Gjergji Pilinci 59 vjeç duke e lënë atë të plagosur.
I plagosuri është dërguar menjëherë drejt spitalit të Pogradecit ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 39-vjeçari është ndaluar nga policia e Pogradecit, e cila ka nisur dhe një hetim për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)










