/ATSH Përfundon restaurimi i fasadës së Muzeut Arkeologjik në qytetin e Korçës. Një vlerë tjetër e shtuar e trashëgimisë sonë kulturore në mbrojtje.

Sipas DRKK-Korçë punimet  konsistuan në riparimin e suvatimeve të munguara, rifugatimin e pjesëve të degraduara, zëvendësimin e fashaturave të drurit në dritare, lyerjen e sipërfaqeve të suvatuara të fasadës, pastrimin e gurëve, në riparimin e strehëve të çatisë si dhe trajtimin e elementëve të drurit si dyer dhe dritareve, riparimin e ballkonit në veshjen me dërasa të pjesës së poshtme të ballkonit.