Një ditë pas vendimt të qeverisë që sheshi “Nënë Tereza” në kryeqytet të kthehet çdo mbrëmje në një zonë pedonale për qytetarët, të cilët do të mund të shëtisin të pashqetësuar nga automjetet, është zbardhur dhe plani i masave.
Ja masat dhe itenerari që do ndjekin automjetet
Qarkullimi i mjeteve nga rruga “Loro Borici” në drejtim të Hotel “Sheraton” do të devijohet me sens lëvizje nga rruga “Lek Dukagjini” në drejtim të Sheshit “Italia”.
Qarkullimi i mjeteve nga sheshi “Frederik Shopen” do të devijohet me sens lëvizje në rrugën “Ibrahim Rugova”.
Qarkullimi i mjeteve nga rruga “Abdyl Frashëri” me drejtim lëvizje drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në kryqëzimin me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të jetë detyrimisht majtas me drejtim urën e madhe të Lanës.
Ndalohet pushimi dhe qëndrimi i të gjitha kategorive të mjeteve të transportit rrugor në sheshin “Nënë Tereza”, me përjashtim të mjeteve të transportit publik të linjave urbane (autobus).
Ndalohet pushimi dhe qëndrimi i të gjitha kategorive të mjeteve të transportit rrugor duke filluar nga sheshi “Nënë Tereza” përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” deri te ura e madhe e Lanës në kryqëzimin me Bulevardin “Bajram Curri”, me përjashtim të mjeteve të transportit publik të linjave urbane (autobus).
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

si do ndryshojë lëvizja e automjeteve">