-
VIDEO/ Në kërkim nga Interpol-i për sulmin e Banjskës, Milan Radoiçiç shfaqet duke festuar ditëlindjen me pankarta e fishekzjarre
Edhe pse në kërkim nga INTERPOL-i pasi akuzohet si organizator i sulmit në Banjskë të Kosovës më 24 shtator 2023, Milan Raidoçiç është shfaqur në rrjetet sociale duke festuar ditëlindjen e tij.
22 Shkurt 2024, 19:31 -
O’Brien: Kosova ta themelojë Asociacionin, Serbia t’i mbajë përgjegjës të përfshirët në sulmin e Banjskës
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien, i ka kërkuar Kosovës të hënën ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa i bëri thirrje Serbisë t’i mbajë përgjegjës ata të cilët kishin gisht në sulmin e 24 shtatorit në fshatin Banjskë në veri të Kosovës.
29 Janar 2024, 19:25 -
Patrullimi në Banjskë: Policia e Kosovës gjen një flamur të Serbisë, dhjetëra gëzhoja, karikator kallashi e qindra fishekë
Policia e Kosovës ka gjetur në afërsi të një kodre në Banjskë të Zveçanit, një flamur të Serbisë, 34 gëzhoja, një karikator të kallashit dhe 689 fishekë kalibrash të ndryshëm
5 Janar 2024, 09:44 -
Detaje të reja nga sulmi në Banjskë/ Sveçla publikon foton dhe EMRAT e autorëve: Veriu është sulmuar 114 herë që nga viti 2021
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë një konference për media së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndau detaje të reja për sulmin terrorist të Banjskës
23 Dhjetor 2023, 14:07 -
Kurti e Sveçla prezantojnë edhe një herë se ç’ndodhi në Banjskë: Radoiçiç po bën plane në Serbi për një sulm tjetër në Kosovë
Kryeministri Albin Kurti ka bërë me dije se grupi i Milan Radoiçiçit po planifikon sulme të reja në veri të vendit. Në një konferencë për media, ai ka thënë se ata kishin planifikuar një sulm të ri në Zubin Potok për të marrë në kontroll vilen e Radoiçiçit, që tashmë është sekuestruar nga Kosova.
23 Dhjetor 2023, 12:58 -
Bruksel, Blinken takon Stoltenberg: Sulmi në Banjskë incident serioz! Të kemi vëmendjen tek Ballkanin Perëndimor
Kreu i NATO-s Jens Stoltenberg, është shprehur ditën e sotme, se sulmi terrorist i Banjskës më 24 shtator, nga një grup i armatosur serb, ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku, është një incident serioz dhe për këtë arsye Ballkani Perëndimor duhet të jetë në fokus të NATO-s, për të parandaluar agravimin e konfliktit.
28 Nëntor 2023, 16:48 -
Fabrika e armëve në Serbi pranon se granatahedhës të konfiskuar në Banjskë janë në arkivat e saj të prodhimit
Dy granatahedhës të llojit M93, që u konfiskuan pas sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, janë pjesë e arkivit të prodhimit të fabrikës së armëve Zastava në Kragujevc.
9 Nëntor 2023, 18:34 -
‘Shumica e efektivëve në veri ishin pjesë e krimit’, Sveçla: Kosova s’gjunjëzohet nga banditët e mbështetur nga Serbia
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka deklaruar se shumica e zyrtaëve policorë në 4 komunat e veriut, në vend që t’ju shërbenin rendit dhe ligjit, ishin vetë pjesë e krimit e kontrabandës në rastin e Banjskës.
5 Nëntor 2023, 19:47 -
Samiti i BE-së: Pritet dënimi i sulmit në Banjskë dhe zbatimi i pakusht i marrëveshjeve
Liderët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian nga samiti i tyre të enjten dhe premten në Bruksel, do të shprehin shqetësimin e thellë për situatën e sigurisë në veri të Kosovës. Ata do të bëjnë ftesë që kryesit e sulmeve në Banjskë të përgjigjen para drejtësisë, por edhe që Kosova e Serbia, pa vonesa dhe pa kushte, t’i përmbushin obligimet e tyre nga procesi i dialogut.
23 Tetor 2023, 14:39 -
FOTO/ Aksione në veri të Kosovës, policia gjen armatim gjatë bastisjes në 7 zona! Sveçla: Qartësojnë ndërkombëtarët për gjerësinë e planit të Serbisë për aneksimin e veriut
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kryer kontrolle në shtatë zona në veri të vendit që lidhen me ngjarjet e 24 shtatorit 2023, ku janë gjendur armë, municion, mjete shpërthyese e pajisje tjera ushtarake.Ndërsa, Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla tha se me bastisjet e sotme ka vijuar zbardhja e planit të strukturave terroriste të Serbisë për aneksimin e veriut të Kosovës.
14 Tetor 2023, 15:34