-
Lufta në Rripin e Gazës/ Qeveria izraelite miraton armëpushimin me Hamasin, nesër shkëmbimi i parë i pengjeve! Netanyahu: Ne rezervojmë të drejtën për të rifilluar luftimet
Marrëveshja do të hyjë në fuqi të dielën, më 19 janar. Këtë e ka bërë të ditur zyra e kryeministrit Benjamin Netanjahu. Sipas mediave izraelite, 24 ministra kanë votuar pro, ndërsa tetë kanë votuar kundër.
18 Janar, 07:40 -
Dy eurodeputetë kërkuan evakuimin e fëmijës 1 vjeç dhe familjes së tij nga Gaza në Tiranë! Rama: Partnerët vlerësuan shërbimin tonë pediatrik! Kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
Shqipëria iu përgjigj pozitivisht kërkesës së partnerëve ndërkombëtare, dhe priti për trajtim shëndetësor, një fëmijë të sëmurë nga Gaza. I vogli u transportua me avion bashkë me familjen e tij, të cilët aktualisht po qëndrojnë qendrën e azilkërkuesve në Babrru. Kryeministri Edi Rama tha se ky operacion humanitar tregon edhe vlerësimin për shërbimin tonë pediatrik
17 Janar, 11:21 -
Izraeli e Hamasi nënshkruajnë marrëveshjen e armëpushimit! Kabineti i sigurisë së shtetit hebre e miraton, pritet qeveria! Të dielën lirohen 3 gratë e para të marra peng
Përfaqësuesit e Izraelit, Hamasit, Shteteve të Bashkuara dhe Katarit nënshkruan zyrtarisht marrëveshjen në Doha, me një ditë vonesë dhe pas tejkalimit të pengesave të fundit. Marrëveshja është miratuar edhe nga kabineti i sigurisë së shtetit hebre, ndërsa tani i mbetet qeverisë izraelite ta miratojë para se ajo të hyjë në fuqi.
17 Janar, 10:31 -
Shtetet e Bashkuara kanë besim se marrëveshja e armëpushimit Izrael-Hamas do të fillojë të dielën
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken se ai ka besim se marrëveshja për armëpushim në Gazë dhe lirimin e pengjeve, e rënë dakord nga Izraeli dhe Hamasi, do të fillojë siç ishte planifikuar të dielën, për t'i dhënë fund 15 muajve të luftimeve, pavarësisht një mosmarrëveshjeje të minutës së fundit ndërmjet palëve ndërluftuese.
17 Janar, 09:48 -
Marrëveshja me 3 faza/ Për çdo peng të moshuar, lirohen 3 të burgosur palestinezë (por një ushtare vlen 50)! Si funksionon armëpushimi mes Hamasit dhe Izraelit
Marrëveshja e arritur nuk do të thotë fundi i luftës: lirimi i pengjeve do të ndodhë brenda një periudhe prej 42 ditësh; do të dorëzohen 3 izraelitë çdo javë dhe një numër të burgosurish palestinezë që varion nga 990 deri në 1,650.
16 Janar, 08:24 -
Marrëveshje Hamas-Izrael pas 467 ditësh luftë! Shtëpia e Bardhë e konfirmon! Katari: Armëpushim që nga e diela! Festë në Gaza (VIDEO)
Negociatat mes Izraelit dhe Hamasit kanë përfunduar me një marrëveshje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve. Në fazën e parë nga tre të planifikuara, do të lirohen gra dhe të mitur izraelitë, më pas do të lirohen ushtarët. Në këmbim të 33 personave të liruar, do të lirohen mbi 1.000 të burgosur palestinezë, mes tyre të paktën 250 të cilët Izraeli i përkufizon si "terroristë me duar të përgjakura".Armëpushimi hyn në fuqi më 19 janar, deklaroi në një konferencë për shtyp kryeministri i Katarit, i cili ka ndërmjetësuar negociatat.
15 Janar, 18:23 -
16 muaj luftë në Gaza/ AP: Hamasi pranon marrëveshjen me Izraelin! Netanyahu: I gatshëm për armëpushim, por të gjithë të kapurit të lirohen
Përparim për lirimin e pengjeve izraelite dhe për armëpushimin në Gaza në negociatat e Dohas. Hamas ka pranuar draft-marrëveshjen. Negociatat u zhbllokuan pas një bisede gjatë natës mes kreut të Mossad-it Barnea, kryeministrit të Katarit Al Thani dhe të dërguarit të Trump për Lindjen e Mesme, Witkoff. Në Doha ndodhet edhe përgjegjësi për të burgosurit e ANP-së. “Jemi në prag të realizimit të marrëveshjes,” deklaroi Biden. Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se ka koordinuar me Trump.
14 Janar, 12:31 -
Rrëfimi i 21-vjeçares nga Gaza: Dua të fle, por në mendje kam britmat e nënave dhe imazhet e fëmijëve të shkatërruar
Nga kampi i refugjatëve në Rripin e Gazës, ku jeton pas zhvendosjes së saj të njëmbëdhjetë që kur IDF shkatërroi shtëpinë e saj në Gaza City, studentja 21-vjeçare Rita Baroud flet për ndjenjat e saj ndërsa negociatat për një armëpushim bëhen gjithnjë e më intensive.
14 Janar, 08:16 -
Biden dhe kryeministri izraelit bisedë telefonike për armëpushim në Lindjen e Mesme
Presidenti amerikan Joe Biden zhvilloi një telefonatë më kryeministrin izraelit Benyamin Netanyahu të cilit i ka shprehur nevojën për një armëpushim urgjent në Lindjen e Mesme. Netanyahu takoi gjithashtu edhe të dërguarin e Trump
13 Janar, 13:06 -
Biden bisedon me Netanyahun, Shtëpia e Bardhë: Shumë pranë një marrëveshjeje mbi Gazën
Presidenti Joe Biden bisedoi të dielën me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ndërsa zyrtarët amerikanë po përshpjetojnë përpjekjet për të arritur një marrëveshje për lirimin e 98 pengjeve si dhe për armëpushim në Gazë, përpara 20 janarit.
12 Janar, 20:44 -
Studimi: Numri i vdekjeve në Gazë 41% më i lartë se shifrat e bëra publike
Një studim i ri i publikuar në revistën prestigjoze “The Lancet” thotë se numri i viktimave të luftës në Gazë është rreth 64 mijë, rreth 40% më e lartë se shifrat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë e Rripit të Gazës, që kontrollohet nga Hamasi.
12 Janar, 17:53