-
Tritol poshtë makinës, por fitili u fik! Dështon atentati ndaj administratorit të Vllaznisë, Lici: S'trembem asnjë fije, kriminelët të rrinë larg sportit (VIDEO)
Administratorit të ekipit të futbollit të Vllaznisë së Shkodrës iu vendos gjatë natës poshtë makinës një sasi prej 200 gr eksploziv, e cila fatmirësisht nuk shpërtheu, pasi fitili përcjellës ishte fikur. Lici e pikasi pakon në momentin që do të hipte në makinë në mëngjes duke njoftuar policinë. Xhenierët hoqën eksplozivin. Suad Lici: Jam njeri i lirë, nuk kam pasur asnjë lloj problematike, ata që kanë kërkuar sqarime, i kam sqaruar dhe kaq. Kriminelët të rrinë larg sportit! Drejtuesit e policisë dhe Voltana Ademi shkuan në vendin e ngjarjes.
16 Shkurt 2020, 09:58