-
Përfaqësuesja e SHBA-së takon kreun e Gjykatës së Lartë, i nxit të vijojnë ushtrimin e funksioneve me integritet dhe profesionalizëm
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me Kryetarin e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, dhe kryetarët e Kolegjeve Penale dhe Civile të Gjykatës së Lartë, Ilir Panda dhe Artur Kalaja.
20 Nëntor 2024, 18:25 -
Humbja e jetës së gjyqtarit Darjel Sina, KLGJ dhe familja: Të hënën 3 orë homazhe te Këshilli i Lartë Gjyqësor, ceremonia e varrimit në Sharrë!
Lajmërimi për humbjen e jetës dhe ceremoninë e varrimit të gjyqtarit Darjel SinaHumbja e papritur e jetës së magjistratit të Gjykatës së Lartë, Darjel Sina, ka tronditur familjar&
17 Nëntor 2024, 18:30 -
Humb jetën në moshën 45 vjeçare anëtari i Gjykatës së Lartë Darjel Sina, vuante nga tumori! Prej 3 ditësh ndodhej në intubim në QSUT
Anëtari i Gjykatës së Lartë Darjel Sina ka humbur jetën ditën e sotme, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Nesër do mbahen homazhet në KLGJ, bashkë me familjen, nga ora 09:00-12:00, dhe më pas ceremonia e përcjelljes në varrezat e Sharrës
17 Nëntor 2024, 10:22 -
Hetimi për Onkologjikun, Gjykata e Lartë refuzon Apelin! Zv.Drejtoresha dhe specialistja në një dosje
Ish zëvendësdrejtoresha e Spitalit Brikena Qirjazi dhe specialistja Drilona Kishta te akuzuara par keqadministrimin e burimit të “Kobaltit” do të vijojnë të hetohen në një dosje me mjekët dhe grupin e të akuzuarve se linin pa ilaçe dhe pa shërbim pacientët me tumor në shtet dhe i detyronin të shkonin në privat.
9 Nëntor 2024, 17:45 -
Vrasja e specialit të RENEA Ibrahim Basha në Lazarat, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ruhan Hirajt! Anëtari i 'grupit të zjarrit' të vëllezërve Aliko i dënuar me 15 vite burg
Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e paraqitur nga Ruhan Hiraj, pjesëtar i grupit të strukturuar kriminal, i njohur si ‘grupi i zjarrit’ të vëllezërve Aliko, i dënuar nga Apeli i Posaçëm me 15 vite burg, për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha, ngjarje e ndodhur në muajin Qershor të vitit 2015
9 Nëntor 2024, 10:59 -
-
Dosja ‘5 D’/ Gjykata e Lartë kërkoi rishqyrtimin e masave, Apeli i GJKKO lë përsëri në burg ish-drejtorët Qato dhe Molla
Redi Molla dhe Mariglen Qato do të mbeten përsëri në qeli, teksa Gjykata e Lartë i kishte kërkuar shkallës së dytë të rishqyrtonte masën që kishte dhënë në muajin Maj të këtij viti, ku kishte lënë në fuqi shkallën e parë të GJKKO. Por edhe pas rishqyrtimit, mbeti në fuqi e njëjta masë, që ishte vendosur nga Shkalla e Parë në muajin Mars të këtij viti
7 Nëntor 2024, 13:45 -
U dënua me 2 vite shërbim prove, Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit për ish-gjyqtaren Zamira Vyshka dhe kthen çështjen për rigjykim me trupë tjetër
Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit Antikorrupsion që e dënoi me 2 vite ish-gjyqtaren Zamira Vyshka dhe e rikthen çështjen për rigjykim me trupë tjetër në të njëjtën gjykatë.
17 Tetor 2024, 16:30 -
-
Gjykata e Lartë i rrëzoi kërkesën për pezullimin e dënimit me 1 vit burg, Salianji reagon nga burgu: Iu nënshtrua urdhrit arbitrar që vjen nga skutat e krimit, i vendosur për betejë
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë që rrëzoi kërkesën për dënimin me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen Babale.
15 Tetor 2024, 19:02 -
Ervin Salianji do vuajë 1 vit burg! Gjykata e Lartë refuzon pezullimin e dënimit për ish-deputetin e PD, i dënuar për kallëzim të rremë në dosjen 'Babale'
Gjykata e Lartë nuk pranon të marrë në shqyrtim kërkesën e ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji, për pezullim të vendimit të dënimit me 1 vit burg. Po e vuan në Burgun e Fierit prej 27 Shtatorit
15 Tetor 2024, 14:47 -
-
Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator
Sokol Binaj, sipas shortit është caktuar, do të jetë relatori i çështjes, ndërsa kërkesa do shqyrtohet në dhomë këshillimi. Rekursi paraprak, së bashku me kërkesën për pezullim, u regjistrua në datën 1 Tetor. Deputeti i PD u dënua me formë të prerë për "kallëzim të rremë" më 26 Shtator për dosjen "Babale". U burgos në Fier një ditë më pas, pretendon shkelje proceduriale
4 Tetor 2024, 13:07 -
-
Edhe Gjykata e Lartë refuzon të jetë pjesë e Komisionit Antikorrupsion: Nuk përshtatet me funksionin dhe misionin e gjyqtarit
Gjykata e Lartë bëhet institucioni i katërt zyrtar që refuzon të jetë pjesë e komisonit antikorrupsion. Në letrën drejtuar Fatmir Xhafajt, firmosur nga kryetari i gjykatës së Lartë Sokol Sadushi argumentohet se nuk vler&a
3 Tetor 2024, 15:04 -
Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion'! SPAK për Report Tv: I kemi përmbushur detyrimet! Jo dhe nga ILD e Gjykata e Lartë
Pas përgjigjes negative të dërguar një ditë më parë nga Gjykata Kushtetuese, edhe Prokuroria e Posaçme, SPAK, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë dhe Gjykata e Lartë, deklaruan sot se nuk do të jenë pjesë e komisionit të drejtuar nga Fatmir Xhafaj. Reagimi i SPAK: Në mënyrë unanime të gjithë Prokurorët e Posaçëm nuk e konsideruan të nevojshme pjesëmarrjen me ekspert në këtë Komision
3 Tetor 2024, 11:41 -
DOKUMENTI/ U dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen 'Babale', Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit në Gjykatë të Lartë
Ish-deputeti i PD, kërkon pezullim të dënimit me 1 vit burg, deri në marrjen e vendimit nga Gjykata e Lartë. Apeli la në fuqi më 26 Shtator vendimin e shkallës së parë. Ja pikat ku mbështet pretendimet ligjore për vendimin e padrejtë dhe me pasoja të rënda
1 Tetor 2024, 14:46 -
Rekursi/ Iu sekuestruan 3.1 mln euro pasuri, Ish shefi i Operacionales, Oltion Bistri kërkon zhbllokimin në Gjykatën e Lartë
Ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri dhe familjarët e tij, të cilëve SPAK u ka sekuestruar pasuritë, kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar lirimin e pasurive nga masa e sekuestros.
29 Shtator 2024, 13:43 -
Dosja 5D/ U vendosën në 'arrest në burg', Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit të GJKKO dhe dërgon për rishqyrtim çështjen e dy ish-drejtorëve të bashkisë Tiranë
Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit të Posaçëm që la në fuqi masën “arrest në burg” vendosur ndaj dy ish drejtorëve të Bashkisë Tiranë nga shkalla e parë në 3 maj të këtij viti.
27 Shtator 2024, 15:41 -
I arrestuar për shpërdorim detyre dhe mosdeklarim pasurie, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goros për masë më të butë sigurie
Goro akuzohet për shpërdorim detyre dhe ndaj tij janë caktuar dy masa sigurie për abuzim me pronat në bregdetin e Himarës, gjatë kohës kur drejtonte këtë bashki.
24 Shtator 2024, 16:31