-
Ekspertët gjerman të Ballkanit: Lajçak nuk është një zgjedhje e mirë, është i orientuar nga serbët dhe vjen nga një vend që nuk e njeh Kosovën
Për Weber dhe Vogel, nëse Lajçak do të emërohej si i dërguar special i Unionit për Beogradin dhe Prishtinën, të dy diplomatët e nivelit të lartë europianë, përgjegjës për çështjen e Kosovës, do të vinin nga shtete anëtare që nuk gëzojnë simpatinë e Prishtinës dhe që e konsiderojnë Kosovën pakicë dhe pjesë e Serbisë
22 Shkurt 2020, 11:27 -
Xhamajka përgënjeshtron lajmin se ka njohur shtetin e Kosovës, Thaçi: Vlora Çitaku përgjegjëse për skandalin
Nga presidenca kanë reaguar pas lajmit se Xhamajka nuk e ka njohur shtetin e Kosovës. Nga zyra e Hashim Thaçit kanë deklaruar se përgjigje për këtë temë duhet të japin në MPJ.
21 Shkurt 2020, 11:17 -
Fshesa e Glauk Konjufcës, anulon emërimin e konsullit në Tiranë
Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka njoftuar për shkarkime të shumë konsujve nëpër konsullata të Kosovës, disa prej të cilëve kanë pasur lidhje të afërta me partitë politike, mes të cilëve edhe emërimin e konsullit të Kosovës në Tiranë. Por rasti i Festim Lushtaku, nuk është i vetmi, pasi ka dhe emra të tjerë që u është anuluar emërimi.
20 Shkurt 2020, 15:57 -
Albin Kurti flet rreth idesë për shkëmbim territoresh me Serbinë, Vuçiç: Nuk e përballojmë dot një luftë të re me Kosovën
Kryeministri i Kosovës tha gjithashtu se tentativat për shkëmbimin te territoreve dhe ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur dhe se zgjidhje të tilla mund të hapin Kutinë e Pandorës në Ballkan.
20 Shkurt 2020, 11:19 -
Vrasjet makabre në Kosovë, pezullohen 4 policë, detaje të reja nga ngjarja (VIDEO)
Sipas mediave në Kosovë, policia i ka gjetur viktimat në pjesë të ndryshme të banesës dykatëshe. Njëri nga vëllezërit duket se është vrarë në dhomën e gjumit kurse tjetri u gjet i shtrirë në korridor, në njërën dhomë është vrarë babai Zeqir Bllaca kurse në kuzhinë nëna, Hanife Bllaca
19 Shkurt 2020, 15:20 -
Grenell reagon ashpër: SHBA e hapur për idenë e shkëmbimit të territoreve – gënjeshtër e kulluar, Palmer: Dy vendet të vendosin parametrat e dialogut
Emisari i Donald Trump për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell, ka reaguar ashpër ndaj një lajmi të portalit ‘Euobserver’ në të cilin thuhej se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende janë të hapur për shkëmbim të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përkundër kundërshtimit të Gjermanisë ndaj kësaj ideje.
19 Shkurt 2020, 10:29 -
Gjilan/ Efektivja e policisë vret 4 anëtarë të familjes dhe veten, ende të panjohura shkaqet (VIDEO+FOTO)
Sipas Prokurorisë, një zyrtare e policisë së Kosovës ka vrarë katër anëtarë të familjes dhe më pas veten. Dyshohet se fillimisht ajo ka vrarë prindërit, dy vëllezërit dhe pastaj ka kryer vetëvrasje
18 Shkurt 2020, 13:59 -
Vuçiç zbulon planin serb për të marrë Veriun e Kosovës dhe Anamoravën, thotë se i ndaloi një shtet europian dhe amerikanët (VIDEO)
Në një intervistë për ‘Tv Happy’, ai ka aluduar në një shtet të fuqishëm europian që sipas tij ka vendosur taksën me synimin për të larguar Serbinë nga dialogu në momentin kur arritja e një marrëveshje finale kompromisi ishte gati.
18 Shkurt 2020, 11:19 -
12 vjetori i pavarësisë i Kosovës, Turqia i bën dhuratën e veçantë (FOTO)
Kosova festoi sot 12 vjetorin e Pavarësisë! Përveç urime nga shumë shtete mike dhe partnerët të saj, dhuratën më të veçantë e mori nga Turqia, e cila zgjodhi që disa nga simbolet e saj më të njohura, t'i vishte me ngjyrat e flamurit të Kosovës.
17 Shkurt 2020, 22:50 -
'Kurti të rregullojë marrëdhëniet me Ramën', Ardi Nurellari: S'më erdhi mirë që Kosova dha 200 mijë euro dhe Serbia 2 mln euro për rindërtimin (VIDEO)
Në emisionin '5 pyetje nga Babaramo' Nurellari tha se 'nuk më la aspak shije të mirë që Kosova ofroi 200 mijë euro dhe Serbia 2 milionë euro, ndërsa shtoi se Kurti duhet të lërë mënjanë hatërmbetjet personale me kryeministrin Rama dhe të krijojë një marrëdhënie normale, dinjitoze dhe bashkëpunuese në të mirë të popullit shqiptar.
17 Shkurt 2020, 22:07 -
Shtohet presioni, edhe Franca kërkon heqjen e taksës 100% për produktet serbe
Presidenti francez Emmanuel Macron, përmes një letre drejtuar Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, teksa ka uruar për 12 vjetorin e Pavarësisë ka kërkuar gjithashtu heqjen e taksës 100% për produktet serbe
15 Shkurt 2020, 12:33 -
Trump letër Thaçit: Fokusohuni në marrëdhëniet me Serbinë, dhe uron 12 vjetorin e Pavarësisë
Presidenti amerikan Donald trump ka uruar Kosovën për 12 vjetorin e pavarësisë. Në letrën e drejtuar Presidentit Thaçi, Trump shkruan se i dëshiron sukses dhe fokusim Kosovës në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe forcimin e sundimit të ligjit.
14 Shkurt 2020, 15:25 -
“A nuk jemi më shtet?”/ Zbulohet arsyeja pse Ambasada Amerikane ndryshoi vulën nga “Kosovo” në “Pristina”
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, dje në mesditë e ka ndryshuar dizajnin e vulës në Facebook. Një gjest i tillë është kritikuar shumë nga komentuesit, ndërsa duke kërkuar arsyen njëri prej tyre shprehet: “A nuk jemi më shtet?”
9 Shkurt 2020, 05:52 -
Sulstarova në Report TV: Reciprocitet për çdo vendim me Serbinë! Mini-Shengen? S'ka kuptim pa u njohur Kosova
Enis Sulstarova, kryetar i bordit të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri tha në studion e Report Tv se qeveria e re e Kosovës do të ndjek parimin e reciprociteti në marrëdhëniet me Serbinë. Ai u shpreh i bindur se Kosova dhe Serbia do të kenë marrëdhënie më të hapura dhe të drejtpërdrejta me Kurtin në dialog.
8 Shkurt 2020, 19:12 -
Përfaqësuesi Special i Donald Trump: Kadri Veseli po dëmton Kosovën, Albin Kurti ka të drejtë për heqjen e taksës ndaj Serbisë
“Kadri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i kërkojnë Kosovës që ta heq taksën 100 %. Po e dëmton Kosovën dhe po pengon bizneset të krijojnë vende të reja të punës. Albini ka të drejtë”, ka shkruar Grenell.
7 Shkurt 2020, 17:47 -
Aleksandër Vuçiç për parimin e reciprocitetit: Zoti Albin Kurti, gjërat nuk janë aq të thjeshta sa duken
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, në një intervistë televizive duke iu drejtuar kryeministrit Albin Kurti në lidhje me heqjen e taksës 100% për eksportet serbe në Kosovë dhe zëvendesimin e saj me parimin e reciprocitetit në marrëdhëniet me Beogradin, tha se "gjërat nuk janë aq të thjeshta si jesh në opozitë dhe të flasësh pa përgjegjësi."
7 Shkurt 2020, 15:38