-
Liroi Lul Berishën dhe shqyrtoi dosjen 'Shullazi', u vihet flaka dy automjeteve të ish- kryegjykatësit të Elbasanit dhe gruas së tij (VIDEO EKSKLUZIVE)
U vihet flaka dy makinave në pronësi të ish-kryetarit të Gjykatës së Elbasanit, Arben Vrioni dhe gruas së tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ku dy automjetet ishin të parkuara poshtë shtëpisë së çiftit, pranë stadiumit. Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, për shkak të kaluarës së tij si pasojë e çështjeve të nxehta që ka gjykuar si dosjen e Lul Berishës dhe 'Shullazi'. Dy automjetet e çiftit Vrioni kanë qenë në një distancë prej 20 m larg njëra-tjetrës, duke u ndarë nga 4 kosha mbeturinash.
17 Prill 2020, 21:12