-
Masat anti-COVID nga Italia, 100 qytetarë bllokohen në aeroportin e Prishtinës
Rreth 100 qytetarë nga Kosova nuk janë lejuar sot që të udhëtojnë drejt Italisë, ka njoftuar zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara. Ajo tha se qytetarët janë ndaluar për shkak të masave të reja nga qeveria italiane, si masa mbrojtëse nga COVID-19.
17 Dhjetor 2021, 20:22 -
Pas operacionit në tru, deputetja Adriana Matoshi rikthehet në Kuvend, duartrokitje nga kolegët dhe mesazhi emocionues nga kryeparlamentari
Ai ia doli në pak ditë. Pas ndërhyrjes kirurgjikale të vështirë që bëri para pak ditësh, deputetja Adriana Matoshi është rikthyer sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës mes duatrokitjeve të kolegëve.
17 Dhjetor 2021, 15:21 -
Kosovë/ 11 të infektuar dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit! 317 raste aktive me COVID
8 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 157,941 që prej fillimit të pandemisë. Në të gjithë vendin mësohet se janë 317 raste aktive me COVID.
17 Dhjetor 2021, 15:08 -
Kosova përballë një krize energjetike, Kurti: Konsumi shumë i madh! Ministrja e Ekonomisë: Termocentralet po prodhojnë 354 megavate më pak se kërkesa
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kriza energjetike, ashtu si në shtetet tjera, po troket edhe në Kosovë. Këtë çështje, Kurti tha se e kanë adresuar edhe në mbledhjen e fundit të Qeverisë.
13 Dhjetor 2021, 17:18 -
Kosovë/ 89 për qind e viktimave nga COVID, të pavaksinuar plotësisht! 2,987 të vdekur që prej fillimit të pandemisë
Sipas ekspertëve shëndetësorë, që një person të konsiderohet i vaksinuar plotësisht, duhet të marrë dy doza të vaksinës dhe dy javë pas dozës së dytë ai konsiderohet i vaksinuar plotësisht. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus në marsin e vitit 2020, deri më 12 dhjetor, në Kosovë kanë vdekur 2,987 persona.
13 Dhjetor 2021, 14:07 -
A mund ta ndalë Kosova rritjen e çmimeve?
Agjencia e Statistikave të Kosovës, në raportin e publikuar më 7 dhjetor, ka bërë të ditur se çmimet e produkteve të konsumit janë rritur për 5.7 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2021. Rritja më e lartë është vërejtur te buka, drithërat, mishi, qumështi, djathi, vaji, vezët, pemët dhe perimet. Rritje ka pësuar edhe çmimi i energjisë elektrike.
12 Dhjetor 2021, 16:16 -
Mohimi i masakrës së Reҫakut nga Aleksandar Vulin, reagime të ashpra në Kosovë dhe nga të huajt
BE, SHBA e Kosova kanë reaguar ashpër pas deklaratave të ministrit të Brendshëm serb, Aleksandër Vulin, i cili masakrën e vitit 1999 në Reçak të Kosovës, e cilësoi "gënjeshtër të madhe dhe fabrikim të jashtëzakonshëm".
12 Dhjetor 2021, 10:18 -
Ekzekutuan dy nxënës e shoferin në Gllogjan të Kosovës, në pranga tre personave! Shenjestra drejtuesi i autobusit, prej tij ishte vetëvrarë e afërmja e të arrestuarve
Arrestohen tre persona për vrasjen në Gllogjan të Kosovës. Tre të arrestuarit dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e shoferit Gani Gjokaj dhe dy nxënësve Genta Mustafaj dhe Ledion Hamzaj në Gllogjan.
11 Dhjetor 2021, 20:19 -
Presidentja Osmani kujton miratimin e Deklaratës për të Drejtat e Njeriut nga OKB: Si popull që kemi jetuar periudhë mohimi, të vendosur t’i respektojmë ato
Një periudhë 73- vjeçare që nga krijimi përmes OKB-së për miratimin e ‘Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut’ ka bërë që Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ta sjellë në vëmëndje rëndësinë e këtij akti.
11 Dhjetor 2021, 00:20 -
Pas sanksioneve të SHBA-së kundër grupit Veselinoviç, Kurti paralajmëron goditjen e grupeve kriminale në veri të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar mobilizim për luftë ndaj grupeve kriminale “pa dallim etnie”. Këtë deklaratë ai e bëri në hapje të mbledhjes së qeverisë duke e përmendur vendimin e Departamentit të Thesarit të SHBA-së të 8 dhjetorit që ka futur në listë të sanksioneve 13 qytetarë serbë të Kosovës.
10 Dhjetor 2021, 16:53 -
Kosovë/ Regjistrohen 7 raste të reja infeksioni, humb jetën një qytetar nga COVID-19
Situata epidemiologjike në Kosovë vijon të mbetet e stabilizuar, ku në 24 orët e fundit si rezultat i 1.849 testimeve kanë rezultuar pozitivë 7 qytetarë. Ndërkohë, vetëm një person nuk arriti ta fitojë betejën me COVID-19.
10 Dhjetor 2021, 16:32 -
BE për deklaratat e serbëve: Masakra e Reçakut nuk mund të mohohet! Ajo që ndodhi në Kosovë gjatë luftës s'mund të modifikohet
Zëdhënësi i përfaqësuesit të lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se Masakra e Reçakut nuk mund të mohohet, dhe as nuk duhet të modifikohet ajo që ndodhi në këtë fshat të Kosovës më 1999. Këto komente ai i bëri pasi ministri i Brendshëm i Serbisë, Alleksandar Vullin e quajti “gënjeshtër të madhe dhe një falsifikim i tmerrshëm” vrasjen e civilëve shqiptarë në Reçak.
10 Dhjetor 2021, 14:28 -
Gjuha seksiste e gjyqtarëve nën 'lupën' e Gjykatës Supreme në Kosovë
Gjykata Supreme e Kosovës do të shqyrtojë pretendimet e ngritura për përdorimin e gjuhës paragjykuese, seksiste dhe ofenduese në një aktvendim dhe arsyetim të aktvendimit të dalë nga Gjykata Themelore e Gjilanit. Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci.
10 Dhjetor 2021, 11:32 -
Hekurudha Prishtinë – Durrës, Ministri i Infrastrukturës së Kosovës prezanton projektin dhe jepen detaje
Ministri i Infrastrukturës së Kosovës Liburn Aliu, ka prezantuar projektin për të cilin u ra dakord në mbledhjen e fundit të dy qeverive shqiptare për ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Durrës. Aliu njoftoi se projekti në fjalë është prezantuar edhe në Bruksel.
9 Dhjetor 2021, 23:08 -
Eduard Zaloshnja: 76% e banorëve të rritur të Shqipërisë e duan bashkimin me Kosovën
Rreth 76% e banorëve të rritur të Shqipërisë e duan bashkimin me Kosovën. Ndërkohë, vetëm 20% janë kundër bashkimit. Kështu më rezultoi nga një sondazh i zhvilluar në terren anembanë Shqipërisë, si pjesë e një studimi të gjerë ballkanik, që do të publikohet i plotë së shpejti.
9 Dhjetor 2021, 12:25