-
Çështja e targave, analisti nga Prishtina: Serbia do të mbajë peng të ardhmen e Kosovës, dialogu në pikën më të ulët! Pakica shqiptare në Preshevë po spastrohet
Dështimi i marrëveshjes së targave, sipas analistit nga Prishtina, Dorajet Imerit është pjesë e strategjisë së Serbisë për të mbajtur peng të ardhmen e Kosovës.
22 Prill 2022, 20:12 -
Marrëveshja skadoi dje, por në pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë vazhdon qarkullimi me letra ngjitëse në targat e makinave
Në pikëkalimet kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë, shoferët nga të dyja anët e kufirit po qarkullojnë duke përdorur letrat ngjitëse mbi simbolet shtetërore në targat e makinave të tyre
22 Prill 2022, 09:28 -
Debati në Parlamentin Evropian: BE-ja të mbajë premtimet ndaj Kosovës
Në Komisionin e Parlamentit Evropian për politikë të jashtme është zhvilluar të enjten, 21 prill, debati për draftin e raporteve për Kosovën dhe Serbinë. Për përmbajtjen e këtij raporti ka folur Viola von Cramon, raportuese për Kosovën. Radio Evropa e Lirë ditë më parë ka publikuar pjesët kryesore të këtij dokumenti.
21 Prill 2022, 12:53 -
Dështon dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel, nuk arrihet marrëveshje për targat! Lajçak fton sërish në takim dy kryenegociatorët
Në prag të afatit për gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme për targat e automjeteve nga Kosova dhe Serbia, zyrtarët evropianë paralajmëruan nevojën e arritjes së një marrëveshjeje.
21 Prill 2022, 09:18 -
Ministja e Jashtme e Kosovës: Serbia dhe Rusia, kërcënimet më të mëdha të stabilitetit në Ballkan
Serbia dhe Rusia janë kërcënimet më të mëdha të stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, tha para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla.
20 Prill 2022, 22:25 -
Po kthehej nga Italia në vendlindje, humb jetën tragjikisht nga një aksident studentja nga Kosova
Një studente nga Kosova ka ndërruar jetë në një aksident, ndërsa po kthehej nga Italia drejt vendlindjes. Donika Nikollibibaj, u aksidentua ndërsa ishte duke shkuar drejt aeroportit, për të ardhur në Kosovë.
20 Prill 2022, 14:08 -
Lufta në Ukrainë/ Diplomati Lauka: Po nënvlerësohet fuqia e Rusisë! Pamjet e masakrës në Bucha nuk janë të panjohura për ne shqiptarët
Diplomati Islam Lauka ka folur për luftën në Ukrainë që ka mbërritur në ditën e 56-të, duke thënë se pamjet nga Bucha janë të ngjashme me masakrën në Kosovë në vitin 1999. Ndër të tjera u shpreh se po nënvlerësohet fuqia e Rusisë.
20 Prill 2022, 12:32 -
Kush po e sulmon Policinë e Kosovës?
Ka kaluar gati një javë nga dita kur ka ndodhur sulmi i parë ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit, por, deri më tani, institucionet e Kosovës nuk kanë treguar nëse kanë identifikuar ndonjë person përgjegjës për atë sulm dhe për disa të tjera që e kanë pasuar.
19 Prill 2022, 20:38 -
Dy ditë para takimit në Bruksel, BE kërkon kompromis nga Kosova dhe Serbia: Gjeni zgjidhje për targat
Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të arrijnë kompromis për çështjen e targave të makinave, teksa kanë mbetur edhe dy ditë që të gjendet një zgjidhje afatgjate për këtë çështje.
19 Prill 2022, 17:29 -
Prishtina: Aspak tolerancë ndaj strukturave paralele të Serbisë
Sulmet e ditëve të fundit ndaj policisë së Kosovës në veri janë dënuar fuqishëm si nga autoritetet e Prishtinës edhe nga mekanizmat ndërkombëtarë. Sulmet ndaj forcave të policisë në veri të Kosovës janë dënuar edhe nga SHBA, BE e KFOR.
18 Prill 2022, 14:00 -
Shqipëria dhe Kosova hapin pikën e re kufitare Shishtavec-Krushevë
Pas marrëveshjes së nënshkruar në mbledhjen e dy qeverive në nëntor të vitit 2021, Shqipëria dhe Kosova kanë tashmë një pikë tjetër të përbashkët kufitare Shishtavec-Krushevë, ndërsa shumë shpejt pritet që banorët e zonave të brezit kufitar të lëvizin lirshëm në të dy shtetet.
16 Prill 2022, 12:42 -
Sërish shpërthime në veri të Kosovës, shënjestër policia! Sulmi ndodhi afër veturës së Policisë në Jarinje, dyshohet se mjetet u hodhën nga territori i Serbisë
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në orët e para të mëngjesit kanë ndodhur dy shpërthime në Sharpej të Jarinjës. Shpërthimet kanë ndodhur afër veturës së policisë. Dyshimet janë se mjetet piroteknike janë hedhur nga territori i Serbisë.
16 Prill 2022, 10:11 -
Kurti kritika BE: Po neglizhoni bashkëpunimin ushtarak ruso-serb, armët s’u duhen për paradë, por për luftë! Kosova në NATO, stabilitet për rajonin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se bashkëpunimi i ngushtë ushtarak i viteve të fundit me Rusisë dhe Serbisë duhet të shihet me shqetësim. Armatimi që Rusia ia garanton Serbisë, tha Kurti, nuk është për parada, por për luftëra.
16 Prill 2022, 08:43 -
Policia e Kosovës u sulmua 4 herë brenda 3 ditësh, nga erdhën sulmet dhe cili ishte reagimi i SHBA, BE dhe KFOR-it
Brenda tre ditëve, zyrtarët kufitar të Policisë së Kosovës janë sulmuar katër herë në veri të vendit. Sulmi i fundit ishte dje në mëngjes, kur ata po bënin ndërrimin.
16 Prill 2022, 08:34 -
Të rinjtë po ikin nga Kosova, në 4 muajt e fundit rreth 200 mijë qytetarë aplikuan për vizë gjermane
Vetëm në katër muajt e fundit, afro 200 mijë qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për vizë gjermane. Mbi 8 mijë kërkesa janë bërë edhe në Ambasadën e Zvicrës. Ndërsa, për në Kroaci, kanë aplikuar 1 mijë e 944 persona. Me këtë trend, vetëm për një vit, nga Kosova do të donin të largoheshin një e treta e qytetarëve.
16 Prill 2022, 07:29 -
Sulmi ndaj policisë së Kosovës në veri, Meta: Akte burracake! Bëj thirrje për shmangien e çdo provokimi dhe përshkallëzimi të tensioneve
Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar pas sulmeve në Policinë e Kosovës në veri të vendit. Meta i cilëson akte burracake dhe shpreh besim se institucionet ligjzbatuese të Kosovës do t’i zbardhin shpejt dhe do të vënë para drejtësi
15 Prill 2022, 19:56