-
-
Itali/ Dy grabitës shqiptarë të maskuar dhe të armatosur terrorizojnë ish-policin në pension, ai plagos një prej tyre! Arrestohen dhe dënohen me 13 vite burg (EMRAT)
Ngjarja ndodhi në Longuelo të Bergamos, kur i moshuari u sulmua nga agresorët që s’u kënaqën vetëm me 500 eurot në portofol. Ish-efektivi reagoi me armën që mbante poshtë jastëkut, duke qëlluar për t’i trembur, por plagosi një prej tyre në krah. Policia i kap pas 24 orësh, dënohen me gjykim të shpejtë
31 Janar, 08:33 -
Financuan blerjen e mbi 7 tonë drogë nga Kolumbia për në Spanjë, EUROPOL godet kartelin shqiptar në Dubai! U sekuestruan 6,5 mln euro cash dhe 4 mln euro në makina e bizhu (VIDEO+FOTO)
Organizata akuzohet se financoi 7.2 tonë kokainë që është sekuestruar, aktivitet në 3 kontinente, 22 të arrestuar. Hetimet niisën më 2022, aksioni në 3 faza, rolet të ndara. Janë kapur edhe 6,5 milionë euro cash, 1,5 mln euro në bizhuteri floriri, 2,5 mln euro në makina luksoze, 53 llogari bankare dhe 48 armë. Grupi përbëhej nga shqiptarë, kolumbianë dhe spanjollë
24 Janar, 15:51 -
Spanjë/ Ja si u godit banda e 6 ‘skifterëve’ shqiptarë! Gjykata i lë në burg, 300 mijë euro grabitje në pak javë, 2 do ekstradohen (VIDEO)
Pak ditë më parë u godit një organizatë shqiptare e grabitjeve të banesave në rajone të ndryshme të Spanjës. Hetimet nga viti 2023, kryen krime edhe në Francë dhe Itali. Fitimet pastroheshin në Shqipëri
23 Janar, 22:22 -
Greqi/ Policia bastis Burgun e Koridhalosit ku ka dhe shumë shqiptarë, kontrolle 19 të burgosurve! Gjenden thika të improvizuara dhe celularë
Kallëzim penal për dy persona për shkelje të ligjit për armët. Informacionet për qarkullim droge çuan Njësinë Antidrogë me qen kontrolli në burgun e sigurisë së lartë. Kontrolle në 8 qeli dhe 19 të burgosur. Gjenden 2 thika, 4 telefonë, karikues dhe sende të tjera
22 Janar, 16:45 -
Itali/ Ndjekje si në filma, ‘skifterët’ shqiptarë përplasin makinën e karabinierëve, plagosen 3 efektivët! Arrestohen 3 nga të dyshuarit, njëri arratiset
Patrullat ndoqën për kilometra një veturë “Fiat Bravo” të dyshimtë në zonën e Caserta në Napoli. Grupi i grabitësve përplasi mjetin e efektivëve, 3 nga të cilët morën dëmtime. Gjatë ndjekjes në këmbë u kapën vetëm 3 nga katër të dyshuarit. Sekuestrohen materiale të ndryshme, u gjenden edhe radiomarrëse
22 Janar, 15:58 -
Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë
Tabloidi gjerman BILD i ka kushtuar vëmendje fushatës që po bën politikani i SPD-së, Markus Schreiber. Ai, ndryshe nga shumë kolegë të tjerë, është fokusuar tek komuniteti shqiptar që jeton në Gjermani. Madje ka postuar disa video në TikTok, duke folur shqip
21 Janar, 23:05 -
Itali/ Grupet shqiptare me taktikë të re, makina me qira për të trafikuar kokainën, 2 të arrestuar brenda natës!
Fillimisht një 25-vjeçar dhe më pas një 20-vjeçar u kapën njëri pas tjetrit, pasi patrullat dhe hetuesit dyshuan për një rrjet që e kryente aktivitetin e biznesit ilegal me makina që i merrnin me qira nga një kompani private në Cortona. Sekuestrohen doza kokaine dhe euro cash. Kalohen në ‘sitë’ të gjitha makinat me qira
21 Janar, 17:32 -
Itali/ Goditet banda e ‘skifterëve’, arrestohen 4 shqiptarët! Të përfshirë edhe në trafik droge, u kapen kokainë, armë dhe 20 mijë euro cash
Karabinierët futën në kurth makinën që përdornin hajdutët e dyshuar në Riccione. Një nga efektivët theu dorën gjatë ndjekjes, shqiptarët bënë rezistencë. Kapet sasi e madhe sendesh me vlerë të vjedhura, në banesë gjenden 700 gramë kokainë, armë dhe 20 mijë euro cash
20 Janar, 18:06 -
Spanja çmonton bandën e ‘ninxhave’ shqiptare, 6 të arrestuar, dy kapot u kapën në Paris! Deri në 16 vjedhje në muaj, 300 mijë euro mall i grabitur (VIDEO)
‘Zemra’ e grupit në Shqipëri, i kërkohet Tiranës ta hetojë! Operacioni në disa zona të veriut të vendit pas ankesave të shumta të qytetarëve. Organizata e ‘skifterëve’ e ndarë në 3 nivele dhe me stërvitje ushtarake. Vepronin brenda natës në një zonë dhe zhdukeshin, përdornin makina të vjedhura, targa dhe dokumente false. Roje, shoferë, shtëpi me qira dhe ‘tregtarë’ për shitjen e mallit
20 Janar, 16:19 -
Spanjë/ Detajet e operacionit ‘Barona’, si u godit karteli i 7 shqiptarëve! U kapën 1,1 tonë kokainë, trafikantët fjetën tre javë në gomone në mes të detit (VIDEO)
Shtatë shqiptarë dhe një spanjoll u arrestuan gjatë një superoperacioni të Guardia Civil (Roja Civile) në Spanjë këtë javë, teksa u sekuestruan edhe 1,1 tonë kokainë në mjet lundrues. 19 ditë në det të hapur, që të mos kapeshin. Organizata përgjohej prej kohësh
19 Janar, 21:07 -
Itali/ ‘Skifteri’ shqiptar plagos me makinë në ndjekje policin, arratisen bashkëpunëtorët, pranga 32-vjeçarit
Vala e plaçkitjeve në lagjet e kodrës së Torinos ka sjellë edhe protestën e banorëve para Bashkisë. Karabinierët kapin në ndjekje një prej të dyshuarve, por të tjerët humbën gjurmët nëpër shkurre. Sekuestrohen pajisje dhe sende me vlerë të vjedhura
16 Janar, 16:09 -
Antimafia shkatërron kartelin italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, 15 të arrestuar! Mbi 1 mln mesazhe në SKY ECC, lidhje dhe me ‘Ndragheta’ (EMRA+VIDEO)
Vlera e drogës 8 mln euro, edhe 5 shqiptarë të arrestuar. Organizata kishte aktivitet në Shqipëri, Kosovë, Ekuador e Holandë. Kapen 350 kg kokainë, heroinë, hashash dhe marijuanë dhe 80 mijë euro false. Lidhje ‘biznesi’ dhe mes klaneve mafioze. Kryenin transferta deri në 5 mln euro, i pastronin me biznese ndërtimi
14 Janar, 19:31 -
Gjykata e dënon me 14 vite burg bandën e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, por i liron me kusht! Grabisnin banesat në Itali (EMRAT)
Operacioni i fundit të nëntorit të vitit të kaluar pas një ndjekjeje nëpër qytet, përfundoi në Gjykatën e Macerata me një marrëveshje dënimi me 3,5 vite burgim për secilin nga 4 të arrestuarit. Por dënimi u konvertohet në arrest shtëpiak nga gjyqtarja e çështjes, edhe pse kishin precedentë penalë. U kapën me 120 bizhuteri ari e ora të vjedhura
12 Janar, 22:00 -
Padova/ Telefonata e fqinjit tradhton bandën e ‘skifterëve’ shqiptarë, 3 të arrestuar gjatë grabitjes me kapuçë dhe kaçavida!
Të arrestuarit 21, 22 dhe 28 vjeç, njëri prej të cilëve i dënuar më parë për vjedhje. U sekuestrohen edhe pajisje që shërbenin për vjedhje, mbanin kapuçë gjatë sulmeve. Dy tentuan arratinë, shoku i telefonoi që të largoheshin. U sekuestrohen euro edhe bizhuteri floriri
8 Janar, 23:06 -
Itali/ Ndjekje si në filma, karabinierët gjurmojnë bandën shqiptare të ‘skifterëve’! Arrestohet 'piloti' 30-vjeçar, 3 të tjerët arratisen
Patrullat i pikasën në qytet, teksa bënin lëvizje të çuditshme. Rrezikohet dhe jeta e efektivëve, në makinë u zbulohen mjete që shërbenin për vjedhje, si; disa radio me dy drejtime, tre kapele, kaçavida, leva dhe gërshërë elektrike
7 Janar, 19:19 -
Greqi/ U arratisën nga burgu, zbulohen EMRAT dhe FOTOT e 2 shqiptarëve dhe detajet e ngjarjes! Njëri nga Elbasani dhe tjetri nga Cërriku
Romeo Qosja dhe Lefter Toçi, dy shqiptarët e arratisur nga burgu grek i KassavetiasZbulohen identitetet dhe fotot e dy shqiptarëve të dënuar për vrasje dhe grabitje në organizatë kriminale me
3 Janar, 15:40 -
Greqi/ Dy shqiptarë arratisen nga burgu i Kassavetias, ishin dënuar me 20 vite për vrasje dhe grabitje (EMRAT+FOTOT)
Që nga viti 2019, shqiptarët po mbaheshin në burg të sigurisë së ulët. U arratisën pasi u kthyen nga leja disaditore e dhënë për festat e fundvitit. Kush janë dy shqiptarët, detajet dhe krimet e kryera. Në pesë vite kishin përfituar po kaq herë leje, ngrihen pikëpyetje për autoritetet e burgjeve
3 Janar, 12:13 -
Itali/ Grabitja 300 mijë euro e argjendarisë në mes të Firences nga banda e ‘skifterëve’ shqiptarë, arrestohet kreu i grupit! Në kërkim 3 të tjerët
Një bandë prej katër personash sulmoi një javë më parë argjendarinë “Gold & Florence” në via Por Santa Maria, duke vjedhur sasi të madhe malli në bizhuteri floriri. Tre të maskuar kryen sulmin, i katërti i priste larg për çantat, por kamerat e tradhtuan
29 Dhjetor 2024, 15:42 -