Itali/ Grabitja 300 mijë euro e argjendarisë në mes të Firences nga banda e ‘skifterëve’ shqiptarë, arrestohet kreu i grupit! Në kërkim 3 të tjerët
Argjendaria e grabitur në Firence
Firence- Një grabitje 300 mijë euro dhe në mes të ditës, mu në qendër të Firences.
Një bandë prej katër personash, të hënën e kaluar kreu një grabitje të zhurmshme në argjendarinë “Gold & Florence” në via Por Santa Maria.
Por policët e komisariatit të Via Zarës i kanë dhënë tashmë një emër një anëtari të kësaj bande, me siguri edhe organizatori i saj, teksa po heton për 3 bashkëpunëtorët, ende të panjohur.
Hetimet po i drejton Roberto Di Benedetto, i cili tha se hetimet po ecin me shpejtësi. Ngjarja u zbulua më fal videoregjistrimeve nga argjendaria dhe zona e vendngjarjes. Tre persona, me fytyrë pjesërisht të deformuar (për shkak të kamuflimit), janë futur në biznes.
Ndërsa njëri prej tyre do të kishte dalë përtej banakut dhe do t'i kishte bllokuar krahët punonjësit të dyqanit - i cili për fat të mirë nuk pësoi asnjë lëndim - dy të tjerët do të kishin bastisur ekranet dhe dritaret, duke hequr bizhuteritë dhe sendet e shumta me vlerë, me një vlerë tregtare të vlerësuar aktualisht rreth 300 mijë euro. Më pas grabitësit u larguan me shpejtësi.
Por gjatë investigimit, hetuesit zbuluan edhe një person të katërt, që qëndronte ne distancë nga dyqani dhe që mori çantat me mallin e vjedhur, duke ndjekur një tjetër itinerar, për të humbur gjurmët.
Sipas hipotezës hetimore, në fakt, ky i fundit do t'i kishte ndjekur nga distanca të gjitha fazat e episodit, duke vepruar si "vëzhgues" dhe duke përdorur mjete të ndryshme transporti, si biçikleta elektrike me qira.
Prokurori Antonino Nastasi, lëshoi një vendim kontrolli ndaj të dyshuarit dhe duke marrë përsipër rrezikun e arratisjes, arrestimin e tij. Pas kontrolleve të kryera, iu gjetën mbi 40 mijë euro para të gatshme, të cilat sipas hetuesve mund të jenë ekuivalenti i një pjese të mallit të vjedhur, informon media italiane.
I dyshuari është shqiptar dhe po këtë kombësi besohet se kanë edhe 3 ‘skifterët’ e tjerë. Gjykata e la në burg të dyshuarin e arrestuar, teksa ekspertët kanë zbuluar edhe disa gjurmë të dobishme, që mund të çojnë te tre të tjerët.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
38.6%
-
Negativ
49.8%
-
Jam i/e dyzuar
11.6%
Vota total: 9130
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zvërneci, magji edhe në dimër, vërshim turistësh të huaj! Italianët ua sugjerojnë miqve të tyre, lituanezët: Manastiri mahnitës, deti një mrekulli
16 Shkurt, 15:26
-
Grabitja e 4 mln eurove 17 vite më parë nga një bankë në Greqi, 2 shqiptarët e Kosovës në kërkim! Mbanin nga dy identitete, njëri i arrestuar në Francë (EMRAT)
14 Shkurt, 08:55
-
Itali/ Po trafikonin 30 kg kokainë në kantierin detar, në pranga 32-vjeçari shqiptar dhe italiani
14 Shkurt, 08:40
-
Itali/ Vrau vjehrrit e saj dhe kufomat i fshehu në valixhe, Gjykata e Firences dënon me 30 vjet burg shqiptaren Elona Kalesha
12 Shkurt, 17:39
-
U ndoq nga 12.6 mln vetë, mbyllet nata e parë e Sanremos! Këngët më të pëlqyera dhe mesazhi emocionues i Papa Françeskut
12 Shkurt, 15:36
-
Itali/ Çmontimi i klanit shqiptar që fitimet e grabitjeve i investoi në 25 mln euro kokainë, furnizohej nga celulat në Britani, Holandë e Belgjikë (FOTOT)
9 Shkurt, 20:18
-
Papa Françesku ndërpret predikimin: Kam vështirësi në frymëmarrje (VIDEO)
9 Shkurt, 13:25
-
Selanik/ Lidhën dhe grabitën rojën e karburantit, arrestohet 31-vjeçari shqiptar, në kërkim bashkëpunëtori grek! Pamjet e sulmit, u hoqën si klientë (VIDEO)
8 Shkurt, 19:33
-
Itali/ Antimafia arrestoi 39 persona, zbërthehet klani shqiptar që paratë e grabitjeve i investonte në drogë! Sekuestrohet kokainë me vlerë 25 mln euro, trafik dhe në San Marino (VIDEO)
8 Shkurt, 13:15
-
Itali/ Ishte kthyer në makthin e grabitjeve, ‘skifteri’ shqiptar ngre në ajër dy patrulla gjatë ndjekjes, plagosen 4 policë! I gjendet pistoletë, 2 shokët arratisen (EMRI)
8 Shkurt, 12:25
-
Greqi/ Ja si u grabit vila me mbi 1,5 mln euro në valutë dhe shufra ari! Banda shqiptare u tradhtua nga aksidenti me vdekje i një prej anëtarëve (VIDEO)
7 Shkurt, 16:23
-
Padova/ Shkatërrohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë, 2 të arrestuar dhe 2 në kërkim! Të katër me precedentë penalë, kamera dhe jeleku fosforeshent i tradhtuan (FOTOT)
6 Shkurt, 17:23