-
Pasuri nga trafiku i drogës, Prokuroria e Fierit sekuestron 6 pasuri të tjera të Saimir Taullaut
Prokuroria e Fierit ka sekuestruar 6 pasuri të tjerë të Saimir Taullaut, i dyshuar i për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike, si dhe lidhjeve të tij familjare. Prokuroria konkretisht ka sekuestruar 3 apartamente të cilët ndodhen në Tiranë, dy ara në Lushnjë dhe një truall, po në Lushnjë.
28 Maj 2024, 15:56 -
Kamerat që u shërbenin grupeve kriminale në Lushnje, nën hetim edhe Cllevio Serbiano! Para disa muajsh bëri sherr me Noizy-n
Përveç Saimir Taullaut, një prej emrave që është nën hetim për vendosjen e kamerave spiune në Lushnje është edhe Kleviol Ahmetaj, i njohur ndryshe si Cllevio Serbiano. Ai ka publikuar në rrjete sociale momentin kur forcat blu i çmontojnë kamerat që monitoronin lëvizjet e policisë dhe grupeve rivale.
30 Janar 2023, 08:22 -
Shërbenin si 'sytë e krimit', grupet kriminale nisin vetë çmontimin e kamerave! Saimir Taullau nën hetim, vëzhgonte lëvizjet në Lushnjë
185 kamera sigurie të paligjshme janë hequr nga policia në 7 qarqe të ndryshme, aksioni akoma pa rezultate në Tiranë e Elbasan. Një pjesë e autorëve të kamerave po i çmontojnë vetë për të shmangur hetimin nga policia. Nga kontrollet e deritanishme surprizë Korça me 39 kamera dhe Vlora e Fieri me nga 16 dhe 5 kamera.
29 Janar 2023, 15:31 -
Kronikë
Lushnje/ Gjen vdekjen vëllai i Saimir Taullaut, dyshohet se 58-vjeçari ra nga kati i tretë i vilës! Në 2018-ën iu vu tritol në shtëpi
Vëllai i biznesmenit Saimir Taullau, kundërshtar të Aldo Bares që i ka shpëtuar shumë atentave, humbi jetën këtë të premte në Lushnje, në shtëpinë e tij. Sipas policisë, Albert Taullau, dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i vilës por ka dyshime edhe se mund të jetë hedhur vetë pasi kohët e fundit kishte shfaqur shenja depresioni.
25 Qershor 2021, 11:34 - Kronikë
-
Zbulohet arsyeja pse SPAK-u i kërkoi OLF-së të dhëna shtesë për Saimir Taullaun dhe kompleksin 'Golden' (VIDEO)
Zv/ ministrja e Brendshme Rovena Voda u shpreh se nuk ka informacion, por gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno i ftuar në studion e Repolitix zbardhi detaje nga kërkesa
12 Shkurt 2020, 22:52 -
SPAK kërkesë OFL-së: Na sillni të dhëna shtesë për resortin e Hajrajve dhe blindin e Saimir Taullaut (VIDEO)
SPAK i kërkon OFL-së informacione shtesë për vendimin për të sekuestruar resortin Golden dhe automjetin e blinduar të Saimir Tuallaut. Kërkesa ka mbërritur tashmë pranë OFL-s ndërsa rezulton se ka kaluar një javë nga sekuestro e cila brenda 15 ditëve duhet të kalojë në gjykatë.
12 Shkurt 2020, 15:46 -
Saimir Taullau dorëzon pranë OFL auto-deklaratën për pasuritë e tij! SPAK 15 ditë kohë për të kërkuar sekuestro
Me dorëzimin e autodeklaratës për pasuritë, OFL kryen sërish verifikime dhe të gjithë dosjen ia kalon SPAK-ut, Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e cila ka 15 ditë kohë për t;i dërguar kërkesë gjykatës së posaçme për të marrë ose jo masë sekuestroje ndaj pasurive të dyshimta të Saimir Taullës
9 Shkurt 2020, 12:26 -
Pas Gjokës, anti-KÇK-ja u sekuestron makinat e blinduar Saimir Taullaut, Durim Bamit dhe 'Rrumit' të Shijakut, që iu bë atentat me prokurorin
Operacioni Forca e Ligjit ka sekuestruar makinat e blinduara të Landi Muharremit, të njohur edhe me emrin Aleksandër Laho, por edhe pseudonimin 'Rrumi' i Shijakut, i cili ishte në nëntor të vitit të kaluar në makinë me prokurorin Arjan Ndoja kur iu zu pritë në Shkozet. Durim Bami nga Kruja i dënuar më parë për vjedhje me armë është emri i dytë që i është sekuestruar makina e blinduar dhe i treti Saimir Taullau nga Lushnja, që dje iu dërgua formulari për të justifikuar pasurinë.
8 Shkurt 2020, 10:22 -
Anti-KÇK-ja i vihet pas pasurisë së dy të 'fortëve' të radhës, Ben Qimes dhe Saimir Taullaut (Skeda)
Anti-KÇK-ja vijon operacionin për pasurinë e personave që dyshohet se i kanë vendosur nga aktiviteti kriminal. Sot OFL-ja u ka dërguar formularin për të plotësuar dhe justifikuar pasurinë që kanë ngritur dy emrave të radhës, Saaimir Taullai banues në Lushnje, i dënuar më parë për trafik droge dhe i njohur për pronësinë mbi disa biznese dhe Arben Isufajt, njohur ndryshe si 'Ben Qimja' banues në Fier. Ben Qimja njihet si njeriu që është përballur disa herë me policinë, prokurorinë dhe gjykatat, ku akuzat kanë qenë për trafik ndërkombëtar droge heroinë dhe kokainë nga Holanda, etj, ndërsa tashmë është i lirë.
7 Shkurt 2020, 11:05