Saimir Taullau dorëzon pranë OFL auto-deklaratën për pasuritë e tij! SPAK 15 ditë kohë për të kërkuar sekuestro

Saimir Taullau dorëzon pranë OFL auto-deklaratën për pasuritë e tij! SPAK 15 ditë kohë për të kërkuar sekuestro

TIRANE -Pas kërkesës me shkrim nga Operacioni Forca e Ligjit, Saimir Taullau ka dorëzuar këtë të dielë, në limitet e afatit prej 48 orësh, formularin me vetëdeklarimet për pasuritë që ai zotëron dhe burimet e tyre. I shoqëruar nga avokati i tij Detar Hysi, Saimir Taullau është paraqitur pranë OFL-së në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për të dhënë deklarimet. Një ditë më parë, Taullaut iu sekuestrua edhe makina luksoze.

OFL shënjestroi Taullaun për shkak të dënimit të tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve” në bashkëpunim. Ai është pronar i disa bizneseve dhe afati i dorëzimit të formularit për justifikimin e burimit të parave për ngritjen e tyre mbaronte këtë të dielë në orën 16:00. 

Pas Lulzim Berishës Taullau është subjekti i dytë që përgjigjet pranë OFL-s e cila deri më tani ka dërguar mbi 14 formularë subjekteve me dënime dhe hetime ndër vite si brenda dhe jashtë vendit për krime të rënda.

Me dorëzimin e autodeklaratës për pasuritë, OFL kryen sërish verifikime dhe të gjithë dosjen ia kalon SPAK-ut, Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e cila ka 15 ditë kohë për t;i dërguar kërkesë gjykatës së posaçme për të marrë ose jo masë sekuestroje ndaj pasurive të dyshimta të Saimir Taullës.

Kush është Saimir Taullau

Saimir Taullau u ka shpëtuar dy atentateve. Në tetor të vitit 2017, atij iu atentati i fundit por sërish ai ka arritur të shpëtojë me vetëm një plumb. Saimir Taullau, njihet si një biznesmen në Lushnje, por aktivitetin e tij e ka zgjeruar edhe në Greqi dhe Itali. Familja Taullau njihet si rivale e fortë e Aldo Bares. Në vitin 2005, Baki Taullau u vra, ndërkohë që Saimiri, vëllai i tij, ishte dëshmitar në gjyq, ku ka dëshmuar dhe ka akuzuar si autorë të vrasjes, pjesëtarët e këtij grupi me urdhër të Bares. Konflikti ka nisur në vitin 1997, kur banda e Aldo Bares rriti influencën në Lushnje.

Familja Taullau kishte në pronësi një pikë karburanti dhe disa biznese. Bare kërkoi të rekrutonte në grup Saimir Taullaun, i cili refuzoi. Nga ky moment, banda nisi të vendosë gjoba për familjen, duke përfunduar në vrasjen e Baki Taullaut. Familja e tij, ka patur gjithnjë përplasje me grupin e Aldo Bares, për shkak të një gjobe të vendosur gati 2 dekada më parë me vlerë 500 mijë euro, p ngjarje ende nuk është zbardhur.

N ë dëshminë  e tij, para gjykatës në vitin 2008, Saimir Taullau, ka thënë se i vëllai i tij, Baki Taullau, ishte pre e gjobave të grupit të Aldo Bares. Siç dëshmonte asokohe Taullau, i vëllai i tij i kishte paguar disa herë gjobat që grupi i Bares i kishte vendosur, dhe kur ai nuk i pagoi më, atëherë atë e vranë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim