-
Epokë e re për turizmin shqiptar, sfidë stafi i kualifikuar! Sekretari i OBT: Akademi në Tiranë për studentët e turizmit! Gonxhja: Paketë ndihme, emigrantët të investojnë në veri
Turizmi është kthyer në industri që po zhvillon ekonominë e vendit, por sfidohet nga mungesa e stafit të kualifikuar. Për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj turistëve, në Tiranë do të ngrihet akademia për edukimin e studentëve të biznesit të turizmit. Akademia do jetë rajonale dhe do të ngrihet nga Organizata Botërore e Turizmit.
9 Prill 2024, 10:56 -
Në Tiranë do të ngrihet qendra e edukimit të studentëve të mikpritjes, në fokus edukimi turistik
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili ka bërë me dije se në Shqipëri do të ngrihet qendra e edukimit të studentëve të mikpritjes me në fokus edukimi turistik
9 Prill 2024, 10:47 -
Në prag të sezonit turistik, qytetet bregdetare në Shqipëri probleme me ujin e pijshëm dhe kanalizimet
Disa nga qytetet më të mëdha turistike në Shqipëri, që viteve të fundit shënojnë rritje të numrit të pushuesve, kanë probleme serioze me sektorin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe kanalizimeve
6 Prill 2024, 21:38 -
‘Për fundjavë në Pogradec’, liqeni mbushet me turistë! Pushuesit: Të ofron gjithçka me çmime të lira
Liqeni i pastër, natyra, Parku i Drilonit, Tushemishti dhe çmimet ekonomike, e kanë kthyer Pogradecin në qytetin e preferuar për të pushuar. Kjo fundjavë e gjen liqenin të mbushur me pushues, nga i gjithë vendi, emigrantë por edhe vizitorë të huaj
31 Mars 2024, 16:46 -
Kumbaro thirrje operatorëve të turizmit detar: Asnjë subjekt nuk mund të ofrojë shërbime pa u certifikuar
Në vijim të përgatitjeve për sezonin turistik veror 2024, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit u bën thirrje të gjithë operatorëve që ushtrojnë veprimtari ujore për qëllime turistike, të certifikohen pranë këtij institucioni
27 Mars 2024, 11:56 -
Shifra rekord/ Të ardhurat nga turizmi arritën në 4.1 mld euro vjet! Optimizmi rritet edhe për 2024, në janar-shkurt hynë në vend 970 mijë të huaj
Bumi turistik i vitit 2023 është shoqëruar me rritje të fortë të ardhurash nga sektori i turizmit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë vjet të huajit kanë shpenzuar në vend 4.1 miliardë euro, ose rreth 1.3 miliardë euro më shumë se në 2022. Këto fitime do të ishin edhe më të larta nëse sektori do të ishte i formalizuar, pasi vjet 4500 struktura akomoduese, ushtruan aktivitetin në paligjshmëri.
25 Mars 2024, 16:00 -
Turizmi rural dhe bukuritë natyrore shqiptare në fokusin e medias gjermane
ITB Berlin News, media zyrtare e panairit të Berlinit i ka kushtuar një artikull ofertës së turizmit rural në Shqipëri, si një destinacion i pasur me potenciale të mëdha për vizitorët në kërkim të aventurave natyrore
25 Mars 2024, 14:03 -
Qeveria, referencë për shfrytëzimin e dhomave të hoteleve, eksperti: Vendim i nxituar! Presim rritje të turistëve me 15% nga 2023
Viti 2024 pritet të kapërcejë suksesin turistik të vitit që lamë pas dhe qeveria me ligj do tu caktojë hoteleve kapacitetin minimal të shfrytëzimit të strukturave akomoduese për të shmangur abuzimet, por për ekspertët ky është vendim i nxituar
26 Shkurt 2024, 15:45 -
Në 2023 Shqipërinë e vizituan 10.1 mln të huaj, ekspertja: Paketat turistike për këtë vit po shtrenjtohen! Turistët e huaj i kombinojnë paketat det, kulturë e histori
Rekorde të reja pritet të arrihen këtë vit në sektorin e turizmit, duke lënë pas shifrën 10.1 milionë të huaj që vizituan vendit vitin e shkuar. Agjencitë thonë se rezervimet kanë filluar, por paketat turistike janë më të kushtueshme se vjet. Sipas ekspertëve, edhe këtë vit shqiptarët mbeten besnikë të pushimeve në Turqi
25 Janar 2024, 20:49 -
Festat e fundvitit sollën më shumë turistë në Shqipëri! INSTAT: Në dhjetor hynë në vend 616 mijë shtetas të huaj, 57.6% më shumë se në 2022
Rekordi turistik i vitit 2023 ka marrë edhe vulën e INSTAT, pasi në raportin e fundit për lëvizjet e shtetasve në dhjetor, thuhet se vendi përgjatë vitit të shkuar u vizitua nga 10.1 milionë të huaj
25 Janar 2024, 17:05 -
Sfidat e industrisë së turizmit në Shqipëri
Shqipëria shënoi prurje të larta turistike vitin e shkuar, por operatorët turistikë vlerësojnë sidomos prirjen për kohëzgjatjen e sezonit turistik. Në disa qytete historike shqiptare siç është Gjirokastra, operatorët po punojnë tani ta shtrijnë ofertën turistike edhe gjatë dimrit. Sektori turistik vijon të përballet me shumë sfida që lidhen me shërbimet, fuqinë punëtore dhe luhatjet e tregut valuator
24 Janar 2024, 21:02 -
Media polake: Zbuloni Shqipërinë, thesari i fshehur i Evropës
Bëhuni gati për të zbuluar Shqipërinë, thesarin e fshehur të Evropës. Shqipëria, me historinë e saj të pasur, peizazhet që të lënë pa frymë dhe njerëzit e ngrohtë, premton pushime plot emocione dhe zbulime, shkruan në një artikull revista polake e udhëtimeve “Tanie Loty”
7 Janar 2024, 10:06 -
Turizmi triumfoi në 2023, rriten pritshmëritë për 2024 në 15 milionë të huaj! Shumë turistë por pak shpenzime, elita kërkon shërbime luksi
Shpenzimet e turistëve gjatë vitit 2023 u rritën, në krahasim me vitin 2022, por përsëri mbeten në norma mesatare dhe larg turizmit të luksit. Sipas përllogaritjeve të Report TV një turist në sezonin veror shpenzoi mesatarisht 115 euro në ditë, për akomodim, ushqim apo argëtim. Ekspertët e vlerësojnë si pozitive këtë shifër por ende larg pritshmërive, pasi vetëm dhomat vjet kushtonin 100 euro nata
2 Janar 2024, 07:35